LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të vrasë 48-vjeçarin në Korçë/ Autori vetëdorëzohet në polici

11 Shtator 2019, 06:54, Kronika CNA
Tentoi të vrasë 48-vjeçarin në Korçë/ Autori

Mbrëmjen e djeshme është vetëdorëzuar në policinë e Korçës, autori i dyshuar  i tentativës së vrasjes me armë zjarri të 48-vjeçarit, I. H. i cili ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë, në lagjen nr.6 të qytetit të Korçës.

Uniformat blu bëjnë të ditur se ?Në vijim të punës për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes, kontrolleve të shumta të ushtruara nga ana e Policisë Korçë, si edhe falë  bashkëpunimit me familjarët dhe avokatin e autorit të dyshuar, u bë e mundur që gjatë mbrëmjes së djeshme shtetasi J.H., 28 vjeç, banues në Korçë, të vetëdorëzohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, i shoqëruar nga avokati i tij.?

Sipas policisë, ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 07.09.2019, ku për motive të dobëta, shtetasi J.H.,ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip kallashnikov shtetasin I.H., (i cili për pasojë ka mbetur i plagosur) dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet në përdorim të tij.

Gjatë marrjes në pyetje nga Specialistët për Hetimin e Krimeve, shtetasi J.H., ka treguar edhe vendin ku kishte hedhur armën e krimit, e cila iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin tip “BMË”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e mëtejshme procedurale.

Lajmet e fundit nga