Connect with Us

Sot 18 vite nga sulmi terrorist/ Çfarë ndodhi më 11 shtator në SHBA?

Bota

Sot 18 vite nga sulmi terrorist/ Çfarë ndodhi më 11 shtator në SHBA?

Publikuar

-

11 shtatori i vitit 2001 do të mbahet mend gjatë në mendjen e njerëzve për shkak të sulmit terrorist mbi dy kullat binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ajo ditë sot shënohen plotë 18 vite. Mijëra njerëz panë nga televizorët e tyre anembanë globit skenat apokaliptike që u zhvilluan në një prej qendrave më të rëndësishme ekonomike të botës perëndimore.

Gjithçka nisi me rrëmbimin e katër aeroplanëve nga terroristë të Al Qaeda-s. Në orën 8:46 të mëngjesit, njëri prej tyre u përplas me kullën veriore të qendrës së madhe tregtare në New York, duke krijuar një çarje të thellë të ndërtesës.

17 minuta më vonë një aeroplan tjetër pasagjerësh përplasi kullën jugore, duke krijuar një lëmsh të madh zjarri.

11 shtatori është cilësuar edhe si ngjarja që ndryshoi botën, ku humbën jetën rreth 3 mijë persona.

Viktimat në kullat binjake ishin 2 752, mes tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civil të 70 kombësive të ndryshme.

Fitorja në të ashtuquajturën “luftë kundër terrorizmit” mbetet gjithsesi disi e turbullt. Zinxhiri i ngjarjeve që pasuan tragjedinë, është larg fundit të kënaqshëm. Në nëntor të vitit 2001, Shtetet e Bashkuara, me sulme të furishme, larguan lëvizjen talebane nga pushteti në Afganistan, por ajo duket të jetë rigjallëruar përsëri.

Në Irak, ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara rrëzoi Husseinin më 2003, lufta civile që kërcënonte përçarjen e vendit ka nisur të zbehet. Por, qeveria e qëndrueshme dhe siguria për të gjithë qytetarët e vendit mbeten objektiva të largëta. Në vetë Shtetet e Bashkuara, ngushëllimi për asnjë sulm masiv të terrorizmit përgjatë 10 vjetëve, përzihet me hidhërimin për koston e luftës globale kundër armikut në hije.

Michael Mandelbaum, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Johns Hopkins, thotë se pasojat më serioze të 11 shtatorit kanë të bëjnë me shpërqendrimin e vëmendjes së liderëve amerikanë nga prioritetet e brendshme urgjente.

“Një nga sfidat më të mëdha janë deficitet, me të cilat po përballet qeveria federale. Ato janë përkeqësuar nga luftërat në Afganistan dhe Irak, për të cilat vendi nuk ka paguar. Ne kemi huazuar për t’i financuar këto luftëra”-është shprehur Michael Mandelbaum.

Disa ekspertë thonë se vitet pas 11 shtatorit kanë parë rënie të ndikimit global të Shteteve të Bashkuara. Të tjerët vënë në dukje se SHBA-të mburren si ekonomia më e madhe në botë, edhe pas krizës financiare të 2008-ës. Ndërsa, epërsia e saj ushtarake mbetet e pasfidueshme. Kjo e fundit sigurisht nuk është e çuditshme, marrë parasysh zgjerimin masiv të mekanizmit të sigurisë kombëtare që nga viti 2001. Sipas disa të dhënave, vetëm gjatë dekadës së fundit, Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shpenzuar rreth 7 trilionë dollarë për mbrojtjen kombëtare, sigurinë e vendit dhe shërbimet e inteligjencës.

LEXO EDHE:  Meta në SHBA/Forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik

Krijimi i Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe i Zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare pas sulmeve të 11 shtatorit, dëshmuan për riorganizimin më të madh të burokracisë federale që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sot, Shtetet e Bashkuara përbëjnë rreth 46 për qind të shpenzimeve ushtarake të të gjithë botës, ndërsa buxheti i inteligjencës është dyfishuar gjatë 10 vjetëve të kaluar.

Obsesioni për të parandaluar sulme të tjera terroriste ka bërë administratën e George W. Bushit të ndërmarrë një sërë masash të rënda, përfshirë “metodën e ashpër të hetimit të të burgosurve” – taktikë që nga disa është përshkruar si torturë – dhe programet për vëzhgimin e brendshëm të qytetarëve amerikanë.

Debati për efikasitetin e këtyre masave vazhdon ende. Mbrojtësit e tyre – si ish-zyrtari i Departamentit të Drejtësisë, John Yoo – argumentojnë se ato kanë luajtur një rol vendimtar në shmangien e sulmeve të reja. Profesori i së drejtës në Universitetin Georgetoën, David Cole, nuk pajtohet. Ai thotë se fakti që administrata e Bushit ka dhënë dritën e gjelbër për metoda të jashtëligjshme të hetimit. Obama ka intensifikuar përdorimin e operacioneve të fshehta antiterroriste nga ana e CIA-s dhe njësiteve elite të Pentagonit kundër terrorizmit. Ai ka zgjeruar fushatën e sulmeve me telekomandë të CIA-s, që kanë në shënjestër caqet xhihadiste.

Kritikët thonë se sulmet e tilla kanë vrarë operuesit terroristë, por edhe kanë destabilizuar Pakistanin dhe fuqizuar ekstremistët islamikë. Shifrat e zyrtarëve lokalë flasin për mbi 33 mijë pakistanezë të vrarë në luftën kundër terrorizmit, që nga 11 shtatori 2001. Ndërsa, mbi 6 mijë pjesëtarë të ushtrisë amerikane kanë vdekur në Irak dhe Afganistan.

Michael Mandelbaum thotë se rritja e Kinës dhe e ekonomive të tjera aziatike gjatë dekadës së fundit, paraqet sfida më të mëdha – sesa çfarëdo që ndodhë në Lindjen e Mesme – për vendin e Amerikës në botë. “Lindja e Mesme është e rëndësishme për një sërë arsyesh, por jo se është qendër e rritjes ekonomike dhe fuqi e mundshme ushtarake” , thotë Mandelbaum. Shumë gjëra kanë ndodhur në dhjetë vjetët e fundit, por historia e epokës së pas 11 shtatorit thuhet të jetë ende larg fundit.

Pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, forcat amerikane kanë vrarë Osama Bin LadeninSadam Huseini dhe regjimi i tij diktatorial tashmë janë histori. Apeli për luftë të shenjtë kundër Perëndimit është venitur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Mbytja e varkës me 50 refugjatë klandestinë/ Arrestohen tre persona

Publikuar

-

Nga

Policia greke tha se arrestoi tre persona të cilët dyshohet se janë organizatorët e trafikut të disa dhjetëra emigrantëve që synonin të kalonin nga Greqia drejt Italisë.

Varka me të cilën ata udhëtonin u mbyt të shtunën 13 milje detare në jug-perëndim të ishullit të Paksos, afër Korfuzit. Sipas rojës bregdetare greke, 12 persona humbën jetën, 21 u shpëtuan, ndërsa 14-20 persona të tjerë rezultojnë të humbur në det.

Roja bregdetare greke, raporton korespondenti i radios amerikane VOA, tha të martën se operacionet e kërkim shpetimit nuk kishin dhënë rezultate, për gjetjen e migrantëve të tjerë të humbur në det. Sipas autoritetit portual në Prevezë, nga hetimet paraprake rezulton se tre të arrestuarit, si të dyshuar për trafikun, janë shtetas afganë dhe ndodheshin mes personave që i mbijetuan incidentit.

Dhjetëra emigrantë të huaj pasi hyjnë nga kufiri turk në Greqi synojnë të kalojnë drejt vendeve europiane përmes hapësirës detare me Italinë dhe “rrugës ballkanike” që kalon tranzit nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Marrëdhëniet tregtare me SHBA/ Kina pezullon tarifat shtesë për disa mallra amerikane

LEXO EDHE:  Marrëdhëniet tregtare me SHBA/ Kina pezullon tarifat shtesë për disa mallra amerikane

Autoritetet kufitare shqiptare ndeshin pothuajse çdo ditë raste në zonën e Korçës dhe të Gjirokastrës, ku emigrantë të parregullt që hyjnë nga Greqia synojnë të udhëtojnë kryesiht drejt Malit të Zi me destinacion final vendet europiane.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Arrestohen dy shtetas rusë për kalim të paligjshëm të kufirit të Kosovës

Publikuar

-

Nga

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ngriti të martën aktakuzë ndaj dy shtetasve rus, të cilët u kapën nga policia e Kosovës gjatë një përpjekjeje për të hyrë nga Serbia në Kosovë, në rrugë të paligjshme.

Sipas policisë, raporton korespondenti i radios amerikane VOA në Kosovë, dy shtetasit rus kishin provuar të hyjnë në Kosovë nëpërmjet vendkalimit kufitare në Jarinjë në veriun e vendit, por ishin kthyer prapa në mungesë të vizës.

Më pas, Igor Krasikov dhe Marina Krasikova, ishin futur në Kosovë nëpërmjet një rruge anësore me një makinë që mbante targa regjistrimi të qytetit të Cetinës në Malin e Zi. Ata janë arrestuar nga një patrullë e policisë e cila ka konfiskuar makinën e marrë me qira në Mal të Zi

Valon Preteni nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë i tha Zërit të Amerikës se “të dyshuarit E.K dhe M.K., gjenden në paraburgim që nga dita e hënë me datën 13 janar”.

LEXO EDHE:  Rama publikon foton/ Kështu protestojnë studentët në SHBA

LEXO EDHE:  Çështja e Kosovës/ Serbia kërkon të përfitojë nga Washingtoni

“Aktakuza është ngritur për veprën penale kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare “, tha zoti Preteni.

LEXO TE PLOTE

Bota

Plan për sulm të fuqishëm në Gjermani/ Kapen islamikët e dyshuar

Publikuar

-

Nga

Policia gjermane ka arrestuar disa të dyshuar islamikë mëngjesin e kësaj të marte.
Prokurorët e Berlinit thanë se ata ishin të dyshuar për komplotin e një sulmi në Gjermani.

“Me dyshimin për planifikimin e një akti të dhunshëm serioz që rrezikon shtetin, urdhër-arreste janë duke u ekzekutuar në Berlin, Brandenburg, North Rhine-Ëestphalia dhe Thuringia,” shkruan zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Tëitter.

Pak më vonë, ata shtuan se sulmet ishin në shënjestër të të dyshuarve me origjinë çeçene për skenën islamiste.

Policia e Berlinit konfirmoi se militantët e dyshuar ishin me origjinë çeçene të moshës 23 dhe 28 vjeç.
Ata akuzohen se kanë krijuar vende për një sulm të mundshëm të motivuar nga Islami.
Hetuesit theksuan se ende nuk kishte “ndonjë rrezik konkret të një sulmi”, bazuar në informacionin aktual. Gjatë bastisjes në të katër shtetet e ndryshme, u konfiskuan para, disqe të fortë dhe thika.
Autoritetet kanë qenë në gatishmëri të lartë në Gjermani, e cila vitet e fundit ka pësuar një numër të madh sulmesh.

Më i rëndi nga këto ka qenë ai i në dhjetor 2016, kur një kamion u zhyt në turmat në një treg Krishtlindjesh në Berlin, duke lënë 12 të vdekur.

LEXO EDHE:  Meta niset drejt SHBA-ve/ Zbardhet axhenda e Presidentit

LEXO EDHE:  Rama publikon foton/ Kështu protestojnë studentët në SHBA

Që atëherë, autoritetet gjermane thuhet se kanë ndaluar nëntë sulme të tjera që besohet se kishin motive radikale islamiste.

Kohët e fundit, tre burra u arrestuan në qytetin perëndimor të Offenbach në nëntor të vitit të kaluar me dyshimin se kishin planifikuar një sulm me bomba./CNA.al

LEXO TE PLOTE