Connect with Us

Si u zgjodh Vatë Staka në KLP/ Komisioni i Monitorimit “shuplakë” Arta Markut

Kronika

Si u zgjodh Vatë Staka në KLP/ Komisioni i Monitorimit “shuplakë” Arta Markut

Publikuar

-

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku do të mbahet mend për skandalet e saj në krye të organit të akuzës.

Pas skandalit që orkestroi me çështjen “Shullazi” tek Krimet e Rënda vjeshtën e vitit të kaluar, Arta Marku sërish pak muaj më vonë zuri vendin kryesore në media, me skandalin e radhës.

Në muajin Prill të këtij viti gjatë mbledhjes së Asamblesë së Prokurorëve, për të zgjedhur anëtarin e KLP-së, Arta Marku u përfshi në sherr me prokurorët.

Marku, në vend që të gjente argumenta ligjorë për të bindur kolegët, përdori arrogancës, duke i kërkuar prokurorit Sokol Malaj të dilte jashtë, pasi mbledhjen e drejtonte ajo.

Në fakt situata i kishte dalë jashtë kontrollit dhe Marklu thjesht po tentonte të bindte veten se drejtonte ajo.

Gjithsesi votimi për kandidatin e KLP-së u bë dhe Vatë Staka u zgjodh me 135 vota të vlefshme dhe 81 vota të pavlefshme.

Përtej asaj që thuhet se Vatë Stakaj shkoi në KLP, në bazë të një skenari të mirëorganizuar me qëllim që të bëhej pjesë e klanit të Arta Markut në Këshill, për t’u përdorur sa herë ti duhej asaj dhe Rilindjes, i gjithë procesi i zgjedhjes është ndjekur nga Komisioni i Monitorimit.

Anëtarët e Komisionit të Monitorimin, Lindita Rusmajli, Petrit Plloçi, Irena Nino dhe Saimir Vishaj, në raportin e hartuar mbi këtë proces janë ndalur tek problematikat.

Problematikat

CNA.al ka siguruar raportin Komisionit të Monitorimit të cilin po e sjell më poshtë.

Sipas urdhërit  A2/1. datë 08.04.20149 të Prokurorit të Përgjithshëm “Për miratimin e fletës tip të votimit për anëtarin prokuror të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”. prokurorët votuan me një fletë votimi, e cila kishte vetëm një emër (kandidaturën e vetme të paraqitur) dhe vetëm një kuti përbri saj për të bërë shënimin votuesi.

Komisioni i monitorimit konstaton se miratimi i fletës së votimit me një kandidat, vetëm me një kuti, ku mund të shprehet vullneti i zgjedhësit, e detyron votuesin të shprehë vullnetin vetëm në dy mënyra: të shënojë (x, -) në kuti ose të mos shënojë.

Kjo mënyrë votimi imponon vetëm dy rezultate numërimi: votë pro ose votë e pavlefshme, duke rritur kështu artificialisht numrin e votave te pavlefshme.

Është lehtësisht e kuptueshme se 81 vota që nga komisioni i votimit u cilësuan si vota të pavlefshme (37,5% të numrit total të votave të hedhura), janë në fakt votë kundër kandidaturës së vetme të paraqitur.

Por, cilësimi i tyre si vota të pavlefshme del nga leximi i nenit 115  “Numërimi i votave dhe shpallja e rezultatit” i Ligjit nr.I 15/2016. pika 2. ku parashikohet se: “Fletët e votimit ndahen në vota të vlefshme ose të pavlefshme.

Fletë të vlefshme janë fletët e votimit, në të cilat është votuar qartësisht vetëm për njërin nga kandidatët.

Vota të pavlefshme janë fletët e votimit kur:  fleta e votimit nuk ka të njëjtat elemente të miratuar nga komisioni i votimit;  në fletër e votimit janë bërë shënime në favor ose në disfavor të kandidatëve, kur është votuar për më shumë se një nga kandidatët, kur nuk është votuar për asnjë nga kandidatët, kur nuk është e qartë se për cilin kandidat kanë votuar dhe kur është votuar për një person që nuk është regjistruar si kandidat në fletën votimit.

Në fakt kjo dispozitë e ligjit (neni 115 “Numërimi i votave dhe shpallja e rezultatit merr kuptim të plotë, kur në fleten e votimit ka më shumë se 1 kandidat dhe votuesi zgjedh midis tyre.

Pra fryma e ligjit kërkon më shumë se një kandidat për të zgjedhur.

Nga ana tjetër miratimi i fletës të votimit me një kandidat vetëm me një kuti ku mund të shprehet vullneti i zgjedhësit, mund të interpretohet si një imponim i vullnetit të votuesit.

Pra si një cënim i të drejtës për të zgjedhur.

Sugjerimi që modeli i fletës së votimit me një kandidat, të bëhet me  dy kuti, ku mund të shprehet vullneti i zgjedhësit pro ose kundër dhe zgjedhja në këtë rast të kërkoj shumicë të thjeshtë, ështië propozim që vlen të diskutohet në këtë rast.

Por  çështja është se ku duhet të bëhet ndryshimi dhe çfarë efekti ka votimi në këtë mënyrë:

Nëse modeli i fletës së votimit me një kandidat, do të behej me dy kuti  ku mund të shprehej vullneti i zgjedhësit pro ose kundër, pa ndryshuar neni 115. pika 5 e Ligjit nr.I 15/2016, atëherë numri i votave kundër nuk ndikon fare në zgjedhjen e kandidatit. Ai do te quhet i zgjedhur edhe nëse merr vetëm 1 votë pro.

Neni 115/5 parashikon se në fund të procesit të votimit quhen të zgjedhur kandidatët që kanë marrë numrin më të madh votave, pra edhe një votë e vetme, pro, në kushtet kur nuk ka kandidatura të tjera do të mjaftonte për të cilësuar fitues konkuruesin e vetëm.

Një mënyrë e tillë votimi me dy kuti pro ose kundër  pa ndryshuar ligji, vetëm do të shprehë saktësisht vullnetin e zgjedhësve dhe do të bëhej trasnparente mbështetja  e zgjedhësve kundrej kandidatit për në KLP.

Nëse ndryshimi nuk do të bëhej me ligj, por do të bëhej vetëm me rregulloren e procesit të votimit, siç propozuan disa prokurorë, për të ndryshuar nenin 15,pikën 2 të Rregullores, duke shtuar në këtë pikë parashikimin që “nëse në fletën e votimit  paraqitet vetëm një kandidaturë, kjo kandidaturë shpallet fituese nëse merr  më shumë se 50% të vota pro të anëtarëve të pranishëm në mbledhje, ky ndryshim nuk do të kishte bazë ligjore.

Komisioni i Monitorimit rekomandon që miratimi i modelit të fletës së votimit me një kandidat duhet të bëhet me dy kuti , ku mund të shprehet vullneti i zgjedhësve pro dhe kundër.

Pavarësisht se numri i votave kundër nuk ndikon në zgjedhjen e kandidatit, një mënyrë e tillë votimi do të shprehte saktësisht vullnetin e zgjedhësve dhe do të maste saktësisht  mbështetjen e tyre për kandidatin e KLP./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ishte nisur nga Shqipëria me gjysmë ton hashash/ Kapet gomonia në Itali

Publikuar

-

Nga

Një gomone me rreth 450 kg lëndë narkotike është ndaluar nga autoritetet italiane në brigjet e Barit.

Pas kontrolleve është zbuluar se lënda narkotike e nisur nga Shqipëria me destinacion vendin fqinjë, ka qenë e llojit kanabis sativa.

Mediat italiane bëjnë me dije se policia ka vënë në pranga skafistin, një shtetas italian, 48-vjeç.

LEXO EDHE:  Skandali “Xhafaj”/ Basha paralajmëron Ramën

Autoritetet italiane thanë në njoftimin për mediat se gomonia ishte 6 metra e gjatë dhe e pajisur me një motor të fuqishëm./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkodër/ Arrestohet 32-vjeçari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Publikuar

-

Një 32-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës.

Në pranga është vënë shtetasi me inciale Gj.P, i cili mbante armë zjarri pa leje.

“Nga strukturat e D. V. P Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, falë informacioneve të marra nga qytetarët, si dhe  një pune të mirëorganizuar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. P. 32 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar më parë me 8 vite burg për veprën penale “Vjedhja me armë”.

LEXO EDHE:  Akuza nga deputeti i PS/ Arta Marku ka lidhje me grabitjen e Rinasit?

Në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, shërbimet policore kanë lokalizuar personin e dyshuar, I cili qarkullonte me një automjet dhe i kanë bërë shenjë të ndalojë”, sqaron policia.

Në momentin që 32-vjeçari ka parë Policinë ka tentuar të largohet dhe ka hedhur një armë zjarri pistoletë tip Zastava me dy krehëra me fishekë por është bllokuar dhe arrestuar nga Policia.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme në të cilat dyshohet së është i përfshirë ky shtetas.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

1149 ankesa për shkelje të qarkullimit rrugor/ Policia masa ndaj shoferëve

Publikuar

-

1149 ankesa për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugorë, janë adresuar gjatë ditëve të fundit në adresë të komisariatit Dixhita.

Ankesat kanë qenë kryesisht për parkime të gabuara, qarkullim në korsitë e shërbimit publik dhe për biçikleta, shkelje të semaforit, xhirime gomash etj.

Si pasojë, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka vendosur 1 346 masa administrative.

Njoftimi i plotë

Policia Rrugore vijon bashkëpunimin me komunitetin, duke reaguar në kohë dhe me përgjegjësi ndaj ankesave dhe shkeljeve të adresuara nga qytetarët çdo ditë, me qëllim disiplinimin, por edhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, me zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor si e vetmja mënyrë për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe konfuzionin në trafik.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, në adresë të Komisariatit Dixhital, në numrin e emergjencave 112 dhe në adresa të tjera zyrtare të Policisë së Shtetit janë administruar 1 149 ankesa për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht parkime të gabuara, qarkullim në korsitë e shërbimit publik dhe për biçikleta, shkelje të semaforit, xhirime gomash e veprime të tjera të rrezikshme në qendrat e banuara, shkelje të cilat janë rrezik i shtuar jo vetëm për drejtuesit e mjeteve, por edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Si rezultat i reagimit dhe verifikimit në kohë të çdo ankese, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka vendosur 1 346 masa administrative, 123 prej tyre me sanksion plotësues i janë përcjellë për shqyrtim të mëtejshëm Organeve Administrative Shtetërore, në territorin e të cilave janë konstatuar shkeljet respektive.

Policia Rrugore edhe njëherë falënderon qytetarët për besimin, bashkëpunimin dhe kontributin e tyre të vyer, në funksion të sigurisë rrugore dhe fton cilindo prej tyre, që nëse konstatojnë apo disponojnë informacione për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor apo veprime të tjera të paligjshme, t’i denoncojnë ato duke dërguar imazhe, video ose të dhëna në Komisariatin Dixhital dhe adresa të tjera zyrtare të Policisë së Shtetit ose të telefonojnë pa pagesë në numrin 112, duke ju garantuar anonimatin e plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

SHEH NJË SHKELJE, DENONCOJE ATË!Bashkëpunimi Polici-Komunitet, garanton më shumë siguri.Policia Rrugore në të gjithë vendin, vijon bashkëpunimin me komunitetin, duke reaguar në kohë dhe me përgjegjësi ndaj ankesave dhe shkeljeve të adresuara nga qytetarët çdo ditë, me qëllim disiplinimin, por edhe ndërgjegjësimin e përdoruesve të rrugës, me zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor si e vetmja mënyrë për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe konfuzionin në trafik.Vetëm gjatë ditëve të fundit, në adresë të Komisariatit Dixhital, në numrin e emergjencave 112 dhe në adresa të tjera zyrtare të Policisë së Shtetit janë administruar 1 149 ankesa për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, kryesisht parkime të gabuara, qarkullim në korsitë e shërbimit publik dhe për biçikleta, shkelje të semaforit, xhirime gomash e veprime të tjera të rrezikshme në qendrat e banuara, shkelje të cilat janë rrezik i shtuar jo vetëm për drejtuesit e mjeteve, por edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.Si rezultat i reagimit dhe verifikimit në kohë të çdo ankese, Policia Rrugore në të gjithë vendin ka vendosur 1 346 masa administrative, 123 prej tyre me sanksion plotësues i janë përcjellë për shqyrtim të mëtejshëm Organeve Administrative Shtetërore, në territorin e të cilave janë konstatuar shkeljet respektive.Policia Rrugore edhe njëherë falënderon qytetarët për besimin, bashkëpunimin dhe kontributin e tyre të vyer, në funksion të sigurisë rrugore dhe fton cilindo prej tyre, që nëse konstatojnë apo disponojnë informacione për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor apo veprime të tjera të paligjshme, t’i denoncojnë ato duke dërguar imazhe, video ose të dhëna në Komisariatin Dixhital dhe adresa të tjera zyrtare të Policisë së Shtetit ose të telefonojnë pa pagesë në numrin 112, duke ju garantuar anonimatin e plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.#BashkëpunoMePolicinë#PërSigurinëeTëGjithëve

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 22. Oktober 2019

LEXO TE PLOTE