Connect with Us

Shtypi i ditës, 11 shtator 2019

Sociale

Shtypi i ditës, 11 shtator 2019

Publikuar

-

Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar për ditën e sotme, datë 11 shtator 2019:

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin “Tetë vite burg Saimir Tahirit”, Prokuroria: Përgjime të reja për ish-ministrin”, ndërsa një tjetër titull vijon “ATP: Emrat, si ndahen 160 mln lekë për pronarët”.

“Panorama” ka si titull kryesor “Ndahen 1.5 milion USD, pronarët që përfitojnë”, ndërsa një tjetër titull vijon “Prapaskenat e gjyqit VIP për drogën, akuza kërkon 12 vite burg, Tahiri përfshin Kodhelin dhe ministrat e PS”.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 3 shtator 2019

“Shekulli” hapet me titullin “Prokuroria kërkon 12 vite burg, Tahiri sulmon Kodhelin dhe Nikollën”, ndërsa një tjetër titull vijon “ATP: 82 pronarët që marrin 156 milionë lekë”.

“MAPO” ka si titull kryesor “12 vite burg për Saimir Tahirin, ish-ministri: Jam pa faj, lëshon mesazhe me kod”, ndërsa një tjetër titull vijon “PD: Kryebashkiaku i Vaut të Dejës ka fsheur dënimet”.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

U largua nga ora e mësimit/ Gjimnazisti zhduket që prej mesditës se djeshme

Publikuar

-

Nga

Një gjimnazist nga Klosi është zhdukur që prej mesditës së djeshme.

Flogert Terziu, nxënës në vitin e 2-të është larguar nga ora e dytë e mësimit dhe që prej atij momenti ka humbur kontaktet me të afërmit.

Familjarët e të riut kanë bërë denoncim në polici për zhdukjen e djalit të tyre./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

19 % e familjeve borxhlie ushqehen me lista/ Nuk paguajnë dot mallrat që blejnë

Publikuar

-

Nga

Struktura e borxhit të familjeve shqiptare është shumë e ndryshme, që nga kredia bankare deri tek tregjet informale, overdrafti dhe të ashtuquajturat lista në dyqane, ku familjet konsumojnë mallra pa mundur t’i paguajnë në kohë.

Një anketë e Bankës së Shqipërisë tek 2010 familje të shtrira në të gjithë vendin ka evidentuar se 24 për qind e familjeve kanë një ose më shumë se hua për shlyer. Ndërsa 19 për qind e familjeve borxhlie kanë deklaruar se borxhin e kanë ndaj njësive të shitjes më pakicë, teksa kanë konsumuar mallra dhe nuk kanë mundur të bëjnë shlyerjen e tyre në kohë. Njësitë e pakicës, sidomos ato që tregtojnë produktet e shportës disponojnë fletoren e listës ku shënojnë familjet që marrin produkte kundrejt pagesave të mëvonshme.

Banka e Shqipërisë vlerëson se në familjet huamarrëse, peshë të konsiderueshme vijon të ketë zëri ‘mall i papaguar’ (19% e rasteve të huamarrjes), por në rënie graduale gjatë tre periudhave të fundit.

Në totalin e familjeve borxhlie në rreth 37% të rasteve të raportuara, huamarrja e familjeve rezulton në formën e ‘kredisë nga institucione financiare’, ku 32% e rasteve janë në trajtë ‘kredie’ dhe 5% janë në trajtë ‘kartash krediti dhe overdraft’. Kjo peshë ka shënuar rritje me rreth 7 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar dhe ka mbetur pothuaj e pandryshuar krahasuar me një vit më parë.

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 31 gusht 2019

LEXO EDHE:  Shtypi i ditës, 19 tetor 2017

Në rreth 43% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e ‘parasë në dorë’, duke shënuar një rënie të lehtë me 1 pikë përqindje krahasuar me 6-mujorin e kaluar. Peshë të konsiderueshme vijon të ketë zëri ‘mall i papaguar’ (19% e rasteve të huamarrjes), por në rënie graduale gjatë tre periudhave të fundit

Duke e analizuar tepricën e deklaruar sipas burimit, rezulton se rreth 70% e saj vjen nga burime formale (banka dhe institucione financiare jobankare) dhe rreth 30% nga burime joformale ( si persona fizikë, hua në formë malli etj.)

Kjo strukturë ka mbetur e pandryshuar krahasuar me 6-mujorin e kaluar, por në terma vjetorë është zhvendosur në favor të huasë joformale, duke reflektuar rënien e tepricës së huasë nga ‘bankat’ dhe ‘institucionet financiare jobankare’.

Duke e analizuar tepricën e huamarrjes sipas qëllimit të përdorimit të saj rezulton se rreth 37% e saj është përdorur për ‘blerjen/riparimin e një prone’, 31% për ‘zhvillimin e një biznesi’ dhe 13% është përdorur me qëllim ‘konsumi’./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

Publikuar

-

Nga

Moti për ditën e sotme do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të pakta në relievet malore.

Sipas IGJEUM, nuk priten reshje në asnjë prej qarqeve.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 15 / 23 °C
Në vendet e ulëta: 15 / 25 °C
Në vendet malore: 11 / 21 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE