Connect with Us

SHBA mohon raportimet për një agjent në qarqet e larta ruse

Bota

SHBA mohon raportimet për një agjent në qarqet e larta ruse

Publikuar

-

Administrata e presidentit Trump, mohoi njoftimet e medieve amerikane se evakuoi nga Moska një agjent të nivelit të lartë të CIA-s, pasi që ai zbuloi se presidenti rus Vladimir Putin, urdhëroi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016 në dobi të Donald Trumpit.

The New York Times dhe rrjeti televiziv CNN, thanë se Shtetet e Bashkuara ishin të shqetësuara se spiuni mund të zbulohej për shkak të kundërthënieve në Shtetet e Bashkuara rreth ndërhyrjes ruse.

Të dyja organizatat e lajmeve thanë se personi u evakuua nga Rusia në vitin 2017, pasi kishte refuzuar një ofertë të mëhershme për t’u larguar prej andej.

“I kam parë raportimet. Ato janë materialisht të pasakta”, tha të martën sekretari i shteti,t Mike Pompeo, pa e saktësuar se çfarë kishin të gabuar raportimet.

Sekretari Pompeo ishte shef i CIA-s në vitin 2017 kur pretendohet se agjenti u tërhoq nga Rusia.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Hogan Gidley, tha se raportimet e medies janë të rrezikshme dhe kërcënojnë jetë njerëzish.

Rrjeti CNN tha se vendimi për ta larguar informatorin u mor pas shqetësimeve për keqmenaxhim të informacionit të klasifikuar nga presidenti Donald Trump dhe anëtarët e administratës së tij, që mund të conte ne zbulimin e tij. CIA e vlerësoi këtë raportim “të pasaktë”.

Mediet ruse e identifikuan ndërkaq agjentin e dyshuar si Oleg Smolenkov.

Sipas raportimeve, CIA e rekrutoi Oleg Smolenkovin disa dekada më parë. Ai u ngjit ngadalë në burokracinë qeveritare ruse duke u shndërruar në atë që The New York Times e përshkroi si “shumë vlefshëm” dhe me qasje edhe në zyrën e presidentit Putin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të martën se Oleg Smolenkov ka punuar vërtet për zyrën e presidentit rus, por nuk ka qenë në pozicion të lartë dhe nuk kishte kontakte të drejtpërdrejta me presidentin Putin.

Presidenti rus vazhdimisht ka mohuar ndërhyrjen e qeverisë së tij në zgjedhjet e vitit 2016 dhe presidenti Trump i ka mbështetur pohimet e presidentit Putin, madje edhe pasi që shërbimet amerikane të zbulimit thanë se nuk ka dyshim që kishte ndërhyrje ruse./ VOA

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kongresmeni amerikan: Do të bëj gjithçka për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Kongresmeni amerikan Eliot Engel paralajmëron kundër idesë së ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë i tha “Zërit të Amerikës”, se shpreson që qeveria e ardhshme e Kosovës të ketë një bazë sa më të gjerë dhe se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar Kosovën dhe Shqipërinë.

Gjatë prononcimin nga Jorku për radion amerikane Z. Engel thotë se është skeptik për idenë e ndryshimit të kufijve.

“Kjo do të shkaktonte një reagim zinxhir që unë mendoj se nuk do të ishte pozitiv. Ne i dimë parametrat për Kosovën. Unë mendoj se ndryshimi i kufijve do të ishte një ide e gabuar. Mendoj se kjo nuk do të ishte një gjë e mençur”, tha ai. Dhe më tej vijoi:

“Serbia po bën përpjekje të forta për të deligjitimuar Kosovën. Ajo po përpiqet të bindë vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të tërheqin njohjet. Ne po luftojmë kundër këtyre përpjekjeve. Kështu që sa më i bashkuar të jetë vendi aq më mirë do të jetë për vendin”, tha ai.

Kongresmeni nga Nju Jorku, nuk pranoi të komentonte lidhur me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, pasi tha se nuk komenton për kandidatët për kryeministër në vende të tjera.

“Por më lejoni të them se kam besim se Shtetet e Bashkuara, me nxitjen time si kryetar i Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë, do të vazhdojnë të kenë marrëdhënie të ngushta me kombin shqiptar, me popullin shqiptar dhe me njerëzit në Kosovë. Dhe sigurisht që unë jam i gatshëm të ndihmoj në çfarëdo mënyre që mundem, kështu që kushdo që zgjidhet, zoti Kurti apo dikush tjetër, unë do të ofroj ndihmën time”, tha ai.

LEXO EDHE:  Ideja e re e Putin/ Urdhëron ndërtimin e urës më të gjatë në botë

Duke folur për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ai solli si shembull rastin e vëllezërve Bytyçi, për premtimet që ai ka bërë dhe nuk i ka mbajtur, duke thënë se nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim.

Zoti Engel nuk iu përgjigj direkt një pyetjeje për rolin e të dërguarve të posaçëm për Ballkanin dhe bisedimet Kosovë-Serbi, Matthew Palmer dhe Richard Grenell, por tha se në çdo dialog që ka të bëjë me të ardhmen e Kosovës, duhet të ketë zë populli i Kosovës.

“Të gjitha këto gjëra të tjera që po përpiqen të bëjnë me Shqipërinë, Serbinë, nëse nuk përfshihet Kosova, nuk do të jetë një vendim i drejtë. Kështuqë mendoj se duhet të merret vendimi i popullit të Kosovës për gjithçka.”

Dhe sipas tij, Shtetet e Bashkuara duhet të marrin një rol më aktiv.

“Si kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, si mbështetës i fortë i Kosovës dhe Shqipërisë unë do të bëj gjithçka që mundem për ta realizuar këtë dhe për çfarëdo të kenë nevojë zyrtarët e zgjedhur të Kosovës dhe Shqipërisë, unë gjithmonë jam i gatshëm të ndihmoj.”

Zoti Engel shprehu gjithashtu shqetësimin për valën e të rinjve që nuk gjejnë punë në Kosovë dhe Shqipëri dhe lënë vendin e tyre.

LEXO TE PLOTE

Bota

Franca paraqet një dokument me ide për zgjerimin e BE

Publikuar

-

Nga

Pas bllokimit të nisjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE, Franca ka paraqitur në një dokument ide për reformimin e procesit të anëtarësimit në BE.

Fjala është për një qasje të re në procesin e anëtarësimit “objektivi final i të cilit do të jetë anëtarësimi i plotë dhe i pakufizuar” i shteteve kandidate në BE. Në dokumentin e punës që Franca e paraqet për diskutim riafirmohet “mbështetja pa ekuivoke për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria, Bosnjë dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia i përkasin Evropës, në bazë të historisë, kulturës dhe gjeografisë së tyre”, shkruhet në dokumentin francez.

“Anëtarësimi faktik” i këtyre shteteve “sapo të jetë reformuar Bashkimi Evropian dhe të jetë bërë më efikas dhe i aftë të reagojë më mirë për shtetet e tij anëtarë dhe shtetet kandidate do ta bëjë Evropën më sovrane dhe më të bashkuar”, theksohet më tej në hyrje të dokumentit francez për zgjerimin e BE.

Katër parimet e një qasjeje të re

Sipas Francës, “transformimet e thella politike, ekonomike dhe sociale, të nevojshme për një anëtarësim të ardhshëm në Bashkimin Evropian vazhdojnë të jenë shumë të ngadalta dhe përfitimet konkrete për qytetarët në shtetet kandidate mbeten të pamjaftueshme.”

Qasja e re që propozon Franca në dokumentin e paraqitur për diskutim bazohet në katër parime: “në asociimin gradual; në kushte të rrepta; në përfitime të prekshme; në mundësinë e kthimit pas.”

Përsa i përket pikës së parë, Franca kërkon që negociatat të organizohen “në blloqe të politikave, në të cilat do të përfshihen gradualisht shtetet kandidate”.

Kushtet e rrepta “duhet të mundësojnë në plan afatgjatë në mënyrë efektive konvergjencën me normat evropiane në fushën e sundimit të ligjit, por edhe konvergjencën ekonomike dhe sociale.”

Përfitimet konkrete gjatë procesit të anëtarësimit do të thotë që të rritet “mbështetja financiare”. Këto përfitime aktualisht mungojnë, konstaton Franca, gjë që ndikon në mosfrenimin e lëvizjeve migratore.

Ky vend kërkon më tej që BE të ketë mundësinë të tërhiqet nga ky proces, “për të siguruar besueshmërinë dhe atraktivitetin e tij”.

Emmanuel Macron para flamurit të BE

Me bërjen “më graduale të procesit të anëtarësimit”, Franca kupton që “të mos hapen më njëkohësisht një numër i madh kapitujsh tematikë”, por të ketë “disa faza pasuese, që të formojnë blloqe koherente të politikave dhe një skemë të paracaktuar nga BE, e cila mban parasysh tiparet specifike të secilit kandidat”. Për të kaluar në fazën pasuese, shtetet duhet “të respektojnë në mënyrë efikase kritere precize”; “radha e fazave graduale duhet të garantojë një ekuilibër të besueshëm midis aftësisë së shteteve kandidate për të marrë pjesë në një politikë, përfitimeve që priten nga këto shtete nga pjesëmarrja në një politikë, dhe nevojës për të ruajtur integritetin e Unionit dhe të politikave të tij.”

LEXO EDHE:  Bushati takoi njeriun e Soros në SHBA/ Basha e ndjek nga pas

Përsa u përket “kushteve të rrepta”, Franca kërkon në thelb adaptimin e “indikatorëve të verifikueshëm thjesht dhe objektivisht” për matjen e kritereve. Përsa u përket “përfitimeve të prekshme”, pala franceze propozon në dokumentin e punës që të shqyrtohet krahas pjesëmarrjes graduale në politikat e BE “shtimi i mbështetjes financiare”. Për këtë mund të “zgjerohet në vëllim instrumenti i paranëtarësimit”, por që të konsiderohet edhe mundësia që shtetet kandidate të marrin një pjesë të fondeve strukturore që do t’u takonin po të ishin anëtare të BE, bazuar kjo në një rritje graduale në përputhje me fazat që kanë përfunduar dhe reformat.”

Kontrolli i fortë politik

Me futjen e parimit të mundësisë “për t’u kthyer pas”, Franca kërkon që në përputhje me shkallën e  dobësisë ose të gabimeve të një shteti kandidat, të shqyrtohet mundësia që nga “suspendimi i përfitimeve të dhëna, te një hap pas në proces ose madje një suspendim i përgjithshëm, po të shkelen vlerat bazë të Bashkimit Evropian.”

Në pikën e “kontrollit më të fortë politik” Franca kërkon që të niset “një reflektim për një artikulim më të mirë midis Procesit të Berlinit, takimeve të nivelit të lartë dhe takimeve të nivelit të lartë BE- Ballkan”. Në këtë kuadër “mund të mbahet një takim vjetor i Këshillit Evropian me kryetarët e shteteve dhe të qeverive të shteteve të Ballkanit Perëndimor, për të trajtuar çështje me interes të përbashkët.

Franca i kërkon Këshillit Evropian që t’i kërkojë Komisionit të formulojë mbi bazën e ideve franceze para publikimit të Paketës së ardhshme të Zgjerimit në janar 2020 “propozime për metodën e re (organizimin, procedurat e vendimmarrjes, mekanizmat e monitorimit, rolin e institucioneve të ndryshme evropiane dhe të shteteve anëtare)”./ DW

LEXO TE PLOTE

Bota

Shembet ura në Francë/ Humb jetën 15 vjeçarja, 9 të plagosur

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Francë ku është shembur një urë që lidh qytetin e Mirepoix-sur- Tarn dhe Bessiers në veri të Tuluzit.

Si pasojë e shembjës së urës ka humbur jetën një person dhe janë plagosur nëntë të tjerë.
Viktimë ka mbetur një 15- vjecare e cila ishte duke udhëtuar me nënën saj gjatë momentit kur ura u shemb, ndërsa dy persona të tjerë raportohet të jenë në gjendje kritike për jeten.

LEXO EDHE:  Sulmi ndaj Klodiana Lalës/ Kryemadhi replikon me ambasadën e SHBA

Sipas mediave franceze, katër të tjerë që ranë në lumë, mundën të dilnin me not në breg.
Mediat raportojnë se të pakten dy makina dhe një kamion kanë rënë në ujë dhe polumbarët kanë filluar kërkimet, pasi mendohet se mund të ketë viktima të tjera./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE