Connect with Us

“Rri në këmbë dhe shoh buburrecat që gërryejnë”/ Kujt i drejtohet Rama

Politikë

“Rri në këmbë dhe shoh buburrecat që gërryejnë”/ Kujt i drejtohet Rama

Publikuar

-

Kryeminstri Edi Rama ka zhvilluar sot takimin e përjavshëm me koordinatorët e Bashkqeverisjes.

Ndërsa një qytetar i është ankuar për problemet me administratën, duke u shprehur se  “Sa do i fortë të jetë ky trung, nëse këto buburreca nuk do të zhduken, ky trung përsëri do të mbetet i gërryer”.

Por, përgjigjja e kryeministrit ishte “Të jesh i sigurt se nuk kam patur nevojë të ulem në një stol për të parë çfarë po më bëjnë buburrecat nga poshtë, rri në këmbë dhe shoh buburrecat që gërryejnë.”

Më tej, Rama shtoi se për t’u përballur me këtë situatë kërkon durim.

LEXO EDHE:  Kampet e refugjatëve sirianë në Shqipëri/ Ish-ministri i Ramës zbulon skenarin e “frikshëm”

“Por megjithatë kjo kërkon durim të madh kërkon vullnet kohë dhe sigurisht sisteme. Dhe platforma është një nga ato sisteme që i mpin buburrecat dhe disa prej tyre edhe i shtyp. Unë e di që ju keni parasysh buburrecat e Hipotekës së Shkodrës kushedi ç’keni hequr me ta. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe kemi preferuar atë porosinë e Nënë Terezës, në vend se të mallkojmë errësirën të ndezim një qiri çdo ditë derisa të bëhet dritë”, tha Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bardhi thirrje SPAK-ut/ Heto pa vonesë dosjet e blerjes së votave

Publikuar

-

Nga

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, i ka bërë thirrje SPAK-u që të hetojë pa vonesë dosjet e blerjes së votave, 339/1 dhe 184.

Ndërsa thekson se këto 6 vjet, degët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut kanë qene nën presionin e tmerrshëm të krimit të organizuar me mbështetje shtetërore.

“Degët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut, si askush tjetër, kanë qenë këto 6 vjet nën presionin e tmerrshëm të krimit të organizuar me mbështetje shtetërore.

Demokratët janë përballur me bandat më të rrezikshme që, në bashkëpunim me Edi Ramën, Vangjush Dakon, Artur Bushin, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rrahja, Elton Arbana, i kërëconin me bukën e gojës, me heqjen nga puna, me prishjen e biznesit, me sigurinë e familjes.

LEXO EDHE:  Rama nxjerr videon: Ky është shkodrani që ka futur “mikun” e tij në qeverisje/ Qytetarët i nxjerrin bojen

LEXO EDHE:  "Jo Valdrini, po vëllai im të jetë..."/ Rama shet kryebashkiakun e Shkodrës

Dosja 339 na tregoi egërsinë me të cilën pushteti dhe bandat blejnë votat për Edi Ramën. Është detyrë e SPAK-ut të hetojë pa vonesë dosjet e blerjes së votave, 339/1 dhe 184. Ndëshkimi i atyre që kanë vjedhur votat është 1 nga 9 kushtet e Bundestagut për nisjen e negociatave.

I garantova demokratët dhe qytetarët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut se sakrifica e tyre nuk ka për të shkuar dëm. Ne jemi bashkë për të punuar derisa të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme, që votat e shqiptarëve të mos preken nga Edi Rama, Vangjush Dako, Artur Bushi dhe banditët e tyre.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Reforma Zgjedhore/ Pano Soko: Kur dy palët e mëdha ulen bashkë, ka gjithmonë pazare

Publikuar

-

Nga

“Kur dy palët e mëdha ulen në tryezë ka gjithmonë pazare”. Kështu u shpreh përfaqësuesi i “Nismës Thurje”, Pano Soko i ftuar në emisionin “Kapital”, duke iu referuar ulejs në diskutime pozitë-opozitë për Reformën Zgjedhore.

Për Sakon, tryeza e reformës zgjedhore duket më shumë si marrëveshje mes palëve.

“Ne dorëzojmë si çdo qytetar propozimet tona që mendojme se do të shërbejnë për rregullimin e sistemit zgjedhor. Ai parlament e ka fuqine ligjore për të miratuar ligjet.

Tryeza e Reformës zgjedhore me shumë duket si një marrëveshje sepse opozita politike nuk po dorëzon një paketë propozimesh. Në këtë situatë njerezit kanë frikë nga paktet që mund të jenë bërë. Kur dy palët e mëdha ulen në një tryezë ka pasur gjithmonë pazare.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ulja në tryezë e pozitë-opozitës…/ Andi Përmeti: Ndryshimi i sistemit, kusht për votimin e Reformës!

Publikuar

-

Nga

Pas një krize politike të stërgjatur, palët më në fund kanë një marrëveshje për reformën zgjedhore, e cila duhet të finalizohet deri me 15 mars. Lidhur me të, deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti, i ftuar në “Ekopolitikë” në RTV “Ora” thotë se ulja në tryezë ishte pozitive.

Ulja e palëve në tryezë është pozitive. Sigurisht vlerësimi politik duhet parë te kostoja që ka dhënë dhe do të japë. Tryeza mund të zhvillohej para një viti”, thotë Përmeti.

LEXO EDHE:  Kampet e refugjatëve sirianë në Shqipëri/ Ish-ministri i Ramës zbulon skenarin e “frikshëm”

LEXO EDHE:  Intervista/ Meta: Ja qendrimi i LSI-së për ligjin e mbetjeve dhe roli ynë në 7 vitet e qeverisjes

Deputeti i ka dhenë përgjigje dhe pretendimit sipas të cilit pjesë e marrëveshjes është dhe që deputetët në Parlament duhet të votojnë çfarë të vendoset jashtë Parlamentit nga grupi i Këshillit Politik.

“Nuk ka asnjë konsensus të kësaj natyre. Kusht është diskutimi mbi sistemin. Vota është individuale. Nuk ka asnjë marrëveshje se çfarë do të votohet”, ka saktësuar deputeti Andi Përmeti./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE