Politikë
“Rreziku që i kanoset Tahirit”/ Vjen paralajmërimi i fortë i Artan Hoxhës

“Prezenca e delegacionit amerikan në proceset gjyqësore të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri mund të ndikojë që ai të dënohet nga Gjykata”, kështu u shpreh gazetari Artan Hoxha nga studio e “Repolitix”.
Sipas Hoxhës në çdo proces që është monitoruar nga amerikanët, vendimi i gjykatës ka qenë me denim, ndërsa risolli në vëmendje rastin e Emiljano Shullazit dhe Klement Balilit.
” Unë jam kurioz për vendimin e Gjykatës. Ambasada amerikane ka monitoruar procesin. Në çdo histori ku janë përfshirë amerikanët vendimi ka qenë me dënim.
Kemi çështjen e Shullazit dhe Balilit. Niveli i dënimit mbetet të shikohet. Fajësia qëndron në faktin e pamohueshëm se në 2016 Shqipëria ishte det me kanabis. Përgjegjësia për mua ka qenë e kryeministrit. Prandaj them se fajësia morale dhe politike është e provuar. Mënyra se si prokuroria e filloi procesin e Tahirit, me frymë politike. Sa herë që përmendej në politikë Prokuroria merrte një vendim për çështjen e Tahirit. Parë në këtë prizëm, Gjykata është ndikuar nga prezenca e amerikanët”, tha Artan Hoxha./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Shënim/ Pse është “çmendur” Mona
Ngritja e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK duket se është drejt finalizimit. Tashmë janë zgjedhur edhe...

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD “zbulon” dy liderët e rinj të opozitës/ “Shuplakë” Bashës
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar reagimet e opozitës në lidhje me monologun e mbrëmshëm të Adi Krastës, të cilin e...