Sociale
Rrëfimi i ish mjekut personal/ Diktatori Hoxha i “burgosur” dhe paranojak

“Eliminimet e mëdha filluan pas infarktit. Infarkti i Enver Hoxhës ndryshoi shumë gjëra. Ishte herë e parë që ai u “burgos”, nuk e dinte se kujt do t’ia linte pushtetin. Nuk dilte nga dhoma. Për katër muaj, ishte në regjim shtrati. Kishte humbur kontaktin me jashtë. Unë mendoj që ai e ka vuajtur se kujt ia kam lënë Shqipërinë dhe kujt do ti mbetet”, ka vijuar rrëfimin e tij për ish diktatorin komunist Enver Hoxha, mjeku i tij personal Isuf Kalo, autor i librit “Blloku”.
Nga studioja e emisionit “Opinion” Kalo po vijon të tregojë lidhur me vitet kur shërbente si mjek i Enver Hoxhës, për kohën kur “të gjithë drejtuesit e lartë komunistë përgjoheshin”, madje Enver Hoxha kishte merak se mund t’i përgjonin telefonin e tij, tregon Kalo. Mirë si ishte të kujdeseshe për shëndetin e diktatorit?
“Çdo herë që hyja tek ai, hyja me vendimin që ishte hera e parë. Ti e mjekon si gjithë të tjerët, por hyja që të mos gaboja. Ai nuk kishte mjekë të huaj, nuk kishte frikë nga ata. Ai ka thënë që mjekët tanë i kemi shumë të mirë. Një mjek i huaj që vinte do ishte në vëzhgim. Për fëmijët që i dërgonte jashtë, ishte çështje imazhi. Gjendja e tij shëndetësore që sekret shtetëror. Sa ishte i ri, u mjekua në Kremlin. Kur kaloi infarktin erdhi grupi i mjekëve kinezë. I vetmi që e dinte mirë kartelën e tij ishte mjeku francez Pol Miliez”, tregon Kalo.
Lajme të Rekomanduara:

Pamje magjike në Korçë/ Ndizen dritat e festave
Në Korçë është mbajtur për të disatin vit radhazi, Festivali i Dritave. Qindra, mijëra drita janë ndezur njëkohësisht duke lajmëruar kështu ardhjen e festave të...

Kënga Magjike/ Pse Eneda Tarifa fitoi mbi Fifin
Dje në mbrëmje Kënga Magjike mbylli siparin e saj të sezonit të vitit 2019. Pati një garë të hershme midis disa këngëve të preferuara ku...