Connect with Us

Rama dhe Veliaj show me librat falas/ Si po tallen me prindërit

Politikë

Rama dhe Veliaj show me librat falas/ Si po tallen me prindërit

Publikuar

-

Rama dhe Veliaj show me librat falas/ Si po tallen me prindërit

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakune  Tiranës, Erion Veliaj se po bëjnë shoë propagande me librat “falas”, ndërsa prindërit harxhojnë buxhetin e familjes për librat me çmime të rritura.

Në një deklaratë për media, Pampuri tha se për një prind në muajin shtator i bie që të ketë zero lek për nevojat familjare, sepse të gjitha paratë i ka zhvendosur për të blerë libra dhe mjete shkollore për fëmijët.

“Përveç faktit që çmimet e librave janë jashtëzakonisht të shtrenjta, janë pra me çmim të lartë që variojnë nga 8 mijë lek të reja deri në 12 mijë lek të reja për ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm, prindërit duhet të përballen dhe me vështirësi të tjera duke humbur ditën e punës e për të mbajtur rradhët e gjatë e për të blerë librat e fëmijëve të tyre.

Ndërkohë nga ana tjetër, dy showman-ët Rama-Veliaj dalin dhe trumbetojnë për librat dhe fillimin e shkollës, realiteti është tjetër. Realiteti është: libra të shtrenjtë, pamundësi për ti blerë nga një prind që është i papunë, një familje që është me ndihmë ekonomike, një fëmijë që është nën kujdestarinë e dy gjyshërve pensionistë me pensione qesharake, nuk ka mundësi të blejë këto libra me çmime jashtëzakonisht të larta.”-tha ndër të tjera Pampuri.

Deklarata e plotë:

Jemi pranë njërës prej librarive të kryeqytetit ku siç shikohet ka rradhë njerëzish, madje gjatë drekës ka edhe më shumë, sepse njerëzit dalin pak më herët nga puna për të shfrytëzuar rastin që të blejnë librat për fëmijët e tyre.

Pra për pos fakti që çmimet e librave janë jashtëzakonisht të shtrenjta, janë pra me çmim të lartë që variojnë nga 8 mijë lek të reja deri në 12 mijë lek të reja për ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm, prindërit duhet të përballen dhe me vështirësi të tjera duke humbur ditën e punës e për të mbajtur rradhët e gjatë e për të blerë librat e fëmijëve të tyre.

Ndërkohë nga ana tjetër, dy shoëman-ët Rama-Veliaj dalin dhe trumbetojnë për librat dhe fillimin e shkollës, realiteti është tjetër. Realiteti është: libra të shtrenjtë, pamundësi për ti blerë nga një prind që është I papunë, një familje që është me ndihmë ekonomike, një fëmijë që është nën kujdestarinë e dy gjyshërve pensionistë me pensione qesharake, nuk ka mundësi të blejë këto libra me çmime jashtëzakonisht të larta.

Nga ana tjetër Edi Rama dhe Erjon Veliaj shfrytëzojnë paratë që duhet të shkonin për librat falas për fëmijët, për nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesëm i shfrytëzojnë për koncensione duke filluar me rrugën Milot-Balldren apo Orikum-Dukat për të cilat është abuzuar me 328 milion euro, ndërkohë që duke i shtuar kësaj shume abuzimet me Unazën e re, koncensionet PPP, para të cilat Edi Rama dhe Erjon Veliaj shumë mirë mund ti vendosnin si prioritet për qytetarët dhe nevojat e tyre prioritare.

Por ata kanë vendosur prioritet nevojat personale dhe të oligarkëve më të cilët ata përfitojnë dhe ndajnë fitimet.

Ky është realiteti, jo ai që prezanton Rama dhe Veliaj.

Realiteti është ky, realiteti i prindërve të cilët qëndrojnë në radha të gjata për ditë të tëra për të përfituar çmime me çmime të larta, çmime të cilave u shtohen edhe shpenzimet për mjetet e nevojshme. Për një prind në muajin shtator i bie që të ketë zero lek për nevojat familjare, sepse të gjitha paratë i ka zhvendosur për të blerë libra dhe mjete shkollore për fëmijët. E mos më keq ata që nuk kanë as para, duhet të marrin hua, për të blerë librat për fëmijët.

Ky është realiteti i trishtë shqiptar që u ofron Edi Rama dhe Erjon Veliaj fëmijëve. Një tjetër hall për familjet shqiptare dhe jo një ditë e bukur më për ditën e parë të shkollës.

Një hall i madh është dita e parë e shkollës për familjet shqiptare ./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fatmir Xhafa kundër Tahirit/ Mbështet ambasadorin britanik

Publikuar

-

Nga

Ish ministrit i Brendshëm, Fatmir Xhafa është parë kahera si një nga kundërshtarët e ashpër të Saimir Tahirit.

Më herët ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, pati një reagim në rrjetet sociale, lidhur me vendimin e Gjykatës për Tahirin ku shkruante se sistemi gjyqësor po maturohet, por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje.

Duket se një qëndrim i tillë ka gjetur edhe mbështetjen e ish ministrit Xhafa, pasi ky i fundit nuk ka ngurruar ti japë  “pëlqim” reagimit të ambasadorit britanik në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadori britanik reagon për Saimir Tahirin

Publikuar

-

Nga

Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, për ish mininstrin e Brendshëm Saimir Tahiri e cila e dënoi me 3 vite e 4 muaj shërbim prove.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Duncan shkruan se vendimi për Saimir Tahirin tregon se sistemi ligjor në Shqipëri po zhvillohet me maturi, por shtron pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend”

“Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputetët socialistë të Shkodrës nuk flasin/ Rama u kërkon të pajtohen

Publikuar

-

Nga

Burime nga mbledhja e Kryeministrit Rama me drejtuesit e veriut bëjnë me dije se deputeti i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, dhe deputeti socialist Paulin Sterkaj kanë kërkuar që të dëgjohen më shumë nga Senida Mesi dhe Luan Harusha përsa i përket emërimeve të drejtorëve në Shkodër.

Rama ka kërkuar që të ulen bashkë dhe të vendosin për propozimet. “Kur unë ulem me Ilir Metën dhe Sali Berishën pse nuk uleni ju me njëri-tjetrin? Toma është parti tjetër por është aleati ynë, ndërsa Paulini është përgjegjës për Malësinë së Madhe, por ka të drejtë të japë mendim për drejtorët rajonalë që prekin edhe këtë bashki”, citohet të ketë thënë Rama në mbledhje, transmeton A2.

Organikat e tej fryra të bashkive ka qenë një prej shqetësimeve të ngritura në mbledhje dhe Rama ka caktuar Ilir Beqjen që të rishikojë këto organika të bashkive të veriut, për të propozuar struktura të reja, me staf më të reduktuar.

LEXO TE PLOTE