Connect with Us

Plagosi me sëpatë nënë e bijë/ Arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

Kronika

Plagosi me sëpatë nënë e bijë/ Arrestohet 27-vjeçari në Vlorë

Publikuar

-

Policia e Vlorës ka mundur të arrestojë autorin e ngjarjes së rëndë në Vlorë ku 27-vjeçarime inicialet M.Ç. goditi me sëpatë vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait.

Uniformat blu të Vlorës bëjnë me dije se autori është arrestuar dhe shoqëruar në komisariat, ndërsa pritet të zbardhen edhe motivet e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kapet dhe shoqërohet në Polici për veprime të mëtejshme autori i ngjarjes në Gumenicë të Selenicës. Rreth orës 19:00, në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi M.Ç, ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij, të cilat janë transportuar për në spital pa probleme për jetën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 27 vjeçarit  M.Ç, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen. Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I riu përfundoi në koma nga dhuna barbare/ Gjykata e Beratit lë të lirë tre agresorët

Publikuar

-

Nga

Tre ditë më parë një 30-vjeçar nga fshati Duhanas në Berat është dhunuar barbarisht nga 3 të rinj.

Të rinjtë e kanë futur 30-vjeçarin N.Ç prapa një automjeti në anë të rrugës dhe e kanë masakruar me grushta e shkelma,duke e lënë të shtrirë në tokë,pa ndjenja.

I plagosuri N.Ç,30-vjeç, ka ndenjur rreth 30 minuta pa ndjenja deri në mbërritjen e ambulances.
Ai është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit, por për shkak të gjendjes së tij të rëndë, i plagosuri është transportuar në gjendje kome në Spitalin e Traumës në Tiranë.

LEXO EDHE:  Grabiti argjendarinë/ Autori shokon me rrëfimin e tij

Menjëherë pas ngjarjes, policia arrestoi 3 të rinjtë: F.G,17-vjeç, J.B,23-vjeç dhe K.M,18-vjeç,të tre banues në Berat.

Në komunikatën e policisë u deklaruar se bëhej fjalë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim”, ndërkohë Gjykata e Beratit i ka lënë sot të lirë 3 agresorët, duke dhënë për ta masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dhunoi policin/ Arrestohet 43-vjeçari në Berat

Publikuar

-

Nga

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 43-vjeçar, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të policisë së shtetit.

Në pranga është vënë shtetasi Gazment Nazëraj, i cili aktualisht ishte në shërbim prove.

Nazëraj ishte përfshirë në një konflikt me persona të tjerë, dhe pas sherrit efektivi i policisë H.M shkoi për ta shoqëruar, ku ky i fundit iu përgjigj me dhunë duke e goditur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gati për të shpërndarë kokainë/ E pësojnë keq tre lezhjanët

Publikuar

-

Nga

Policia e Lezhës ka vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohen për trafikim të kokainës.

Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit -D. A., 39 vjeç, banues në Maminas, Durrës; -E. H., 21 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë; dhe K. Q., 26 vjeç, banues në Kamëz,Tiranë.

Sipas uniformave blu, përsonat e sipërpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin  lëviznin për në drejtim të Lezhës ku do të shpërndanin kokainën në zonën e Ishull Lezhë. Por policia ka mundur që të bie në gjurmët e tyre dhe të organizojë operacionin ku më pas i ka arrestuar.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ OSHEE çerdhe nepotizmi dhe korrupsioni

Fillimisht është arrestuar D. A., në lulishten e një picerie në Ishull Lezhë, ku gjatë kontrollit, Policia i gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 160 gr kokainë të cilën do ta shpërndante në doza të vogla. Më pas janë arrestuar teksa e prisnin në një makinë K. Q. dhe pasagjeri E. H.

LEXO TE PLOTE