Connect with Us

Përfshihet nga zjarri një kabinë elektrike në Fushë-Krujë

Kronika

Përfshihet nga zjarri një kabinë elektrike në Fushë-Krujë

Publikuar

-

Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë.Zjarri ka dëmtuar kabinën duke lënë rreth 500 familje pa energji elektrike.

Falë ndërhyrjes në kohë rekord të zjarrfikësve, zjarri është shuar dhe është evituar shpërthimi i kabinës që mund të kishte shkaktuar një tragjedi./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

I bie vinçi në kokë/ Vdes magazinieri në galerinë e vdekjes në Spac

Publikuar

-

Nga

Mungesa e kushteve të sigurisë teknike në punë shkakton viktimën e radhës në një nga galeritë e minierës së Spaçit, në Mirditë, ku A.P. ka gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Shkak i vdekjes së 40 vjeçarit është bërë goditja në kokë prej vinçit. Lajmin e konfirmon dhe Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, duke i kërkuar autoriteteve të zbardhin ngjarjen tragjike.
“Përgjegjësit duhet të përgjigjen para ligjit pasi aksidentet në punë me pasoje vdekjen janë kthyer në shqetësim madhor. KSSH prej vitesh ka ngritur shqetësimin  e aksidenteve në punë si pasojë e mungesës së kushteve të sigurisë teknike në punë. Bilanci është tragjik, teksa minierat në mbarë vendin janë kthyer në galeri vdekjesh. Vakumi ligjor po shpëton nga prangat pronarët e galerive, njerëz të lidhur me pushtetin. Minatorët janë në mëshirë të fatit dhe zëri ynë dhe i medias është i pamjaftueshem për ti shpëtuar puntorët shqiptar nga skllaveria. Qeveria të heqë dore nga konferencat dhe fasada por të ulemi në tryezë dhe të hartojmë strategjine se si  luftojmë këtë fenomen”, thuhet në deklaratën e Sindikatës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Pse nuk bindën provat e Prokurorisë për Tahirin

Publikuar

-

Nga

“I pandehuri Saimir Tahiri, duke mbajtur kontakte të tilla të pashpjegueshme me Habilajt, si dhe mosmarrja e masave për kanabizimin dhe përfshirjen e Policisë në këtë fenomen, ka konsumuar veprën penale të ‘Shpërdorimit të detyrës”. 

Ky ka qenë konkluzioni i Gjykatës, mbi të cilin ajo dënoi me 5 cjet që u konvertua në shërbim prove për ish-ministrin e Brendshëm.

Më tej Gjykata argumenton se bisedat e anëtarëve të grupit të Habiljave, të cilët pretendojnë për dhënien e përfitimeve ish-ministrit, nuk vërtetohen me asnjë provë dhe fakt tjetër, duke mbetur vetëm në kuadrin e dyshimeve.

Në vendim  arsyetohet se nuk vërtetohet një marrëveshje mes Tahirit dhe qoftë një anëtari të vetëm të Habilajve për krijimin e lehtësirave.

“Vërtetohet se Moisi Habilaj ka përdorur emrin e ish-ministrit për të krijuar idenë e fuqisë, por nuk vërtetohet marrëveshja e tij me të paktën një anëtar të grupit, duke bërë që të mos vërtetohet akuza”- deklaroi gjyqtari.(respublica)

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zëri Amerikës: Tahiri, një “fitore si e Pirros”

Publikuar

-

Nga

Në Shqipëri, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë mbrëmjen e së enjtes, me 5 vite burgim ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Duke qenë se ai kishte pranuar më parë gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi sipas vendimit, konvertohet në 3 vite shërbim prove. Po ashtu zotit Tahiri i ndalohet të ushtrojë funksione publike po për të njejtën periudhë.

Prokuroria kërkoi javën e shkuar dënimin prej 12 vitesh burgim, duke e akuzuar ish ministrin për të paktën tre vepra të rënda: Trafik i narkotikëve kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal; Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe Kryerja e veprës në grup të strukturuar kriminal. Por gjykata i rrëzoi ato, duke vlerësuar se nuk kishte prova që të mbështesnin këto akuza, por se megjithatë, ishin sipas saj të mjaftueshme për ta dënuar zotin Tahiri për shpërdorim detyre.

Ish ministri i Brendshëm u vu nën hetim nëntorin e vitit 2017, nën dyshimet se kishte lidhje me grupin e vëllezërve Habilaj, kushërinj të tij, të cilët ishin pjesë e një organizate italo-shqiptare e cila trafikonte marijuanë nga Shqipëria drejt Italisë. Hetimet nisën pasi autoritetet italiane goditën këtë organizatë në Catania, ndërsa në përgjimet e kryera, emri i zotit Tahiri përmendej disa herë në bisedat mes trafikantëve.

Prokuroria kërkoi me urgjencë arrestimin e zotit Tahiri, por shumica e majtë, refuzoi kërkesën duke pretenduar se ajo nuk kishte paraqitur asnjë prove. Në maj të vitit të kaluar zoti Tahiri dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Menjëherë më pas prokuroria kërkoi sërish arrestimin e tij. Zoti Tahiri kaloi një periudhë të shkurtër në arrest shtëpie, derisa më pas Gjykata e Apelit lejoi hetimin e tij në gjendje të lirë, hetim i cili u mbyll shkurtin e kaluar.

Si zoti Tahiri dhe avokati i tij kanë këmbëngulur në pafajësi duke u shprehur se prokuroria dështoi të ofronte një provë konkrete në mbështetje të akuzave të ngritura. Ndërsa pas vendimit të gjykatës zoti Tahiri u shpreh i habitur. “Për 2 vjet u hetova si pjesë e një grupi kriminal që kam bërë trafik droge, sot gjykata thotë se meqë kushërinjtë kanë përdorur emrin tim, paskam shpërdoruar detyrën. Jam pa fjalë se Gjykata më quan përgjegjës se disa kushërinj të mi përdorën emrin tim”, tha zoti Tahiri jo pa ironi, duke njoftuar se ai do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit, vendimin e mbrëmjes së sotme.

Pak pasi Gjykata u shpreh për ish ministrin e Brendshëm, reagoi dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha: “Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit në Europë, provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës, dhe Edi Rama është peng i krimit”, shkroi zoti Bashan ë një status në Facebook, duke htuar se “vendimi i sotëm konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin”.

Ndërsa për ish ministrin e Brendshëm mund të flitet për një “fitore si e Pirros”, vendimi ishte një shuplakë për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila pas gati një vit e gjysëm hetimesh, nuk mundi, sipas vlerësimit të vetë gjykatës, të mbështeste në prova akuzat e rënda që ajo ngriti ndaj zotit Tahiri.

LEXO TE PLOTE