LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pazaret për Gjykatën e Lartë/ Hije dyshime mbi përzgjedhjen e baxhanakut të Ben Blushit

11 Shtator 2019, 15:27, Kronika CNA
Pazaret për Gjykatën e Lartë/ Hije dyshime mbi përzgjedhjen

Sot, Këshilli i Lartë i Gjyqësor ka publikuar listën me 8 kandidatë që kalojnë në fazën e dytë të garës për një vend në Gjykatën e Lartë.

Paraprakisht nga KLGJ është shqyrtuar lista me 22 kandidatë, prej të cilëve 13 janë skualifikuar pasi u tha sen uk përmbushin kriteret, ndërsa një prej kandidatëve ka dhënë dorëheqjen.

Në listën e e tetët kandidatëve fitues, rezulton edhe avokati Ervin Pupe, i cili është edhe baxhanaku i drejtorit të Top Channel Ben Blushi.

Por, sipas një burimi, të CNA.al, Pupe, nuk i plotëson kriteret për të qenë anëtar i Gjykatës së Lartë.

Pasi  ndër kriteret kualifikuesh është se kandidati duhet të ketë 15 vite përvojë në profesion e tij. Pra, Pupe, duhet të ketë 15 vite përvojë si avokat.

“Jurist me jo më pak se 15 vjet përvojë profesionale në funksione publike në administratën e Kuvendit, administratën e Presidentit, aparatin e Këshillit të Ministrave, ministri dhe institucione qendrore të pavarura, në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, prokuror, avokat dhe personelin akademik të arsimit të lartë, profesor ose gradën shkencore ?Doktor?, si dhe pedagog në Shkollën e Magjistraturës, thuhet, në nenin 3 mbi kushtet dhe kriteret pwr zgjedhjen e gjyqtarwve nw Gjykatwn e Lart, tw  Ligjit. Nr.8588.

Ndërkohë që mësohet e Pupe më 2006-ën ka ardhur nga emigrimi.

CNA.al ka bërë një  kërkim në lidhje me CV  avokatit Ervin Pupe, por, CV , është zhdukur dhe nuk hapet as në faqen e Fakultetit të Drejtësisë, ku ai është pedagog.

Në këto rrethana, ngrihen dyshime, se Pupe, është pjesë e një pazari ndoshta , ku ka lidhje edhe Ben Blushi, Drejtor i Top Channel./CNA.al

Lajmet e fundit nga