Connect with Us

Oerd Bylykbashi kundër Bashës/ Në zgjedhje dhe me Ramën kryeministër

Politikë

Oerd Bylykbashi kundër Bashës/ Në zgjedhje dhe me Ramën kryeministër

Publikuar

-

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, është pjesë e studios së lajmeve të “ABC NEWS” TV, ku po flitet për situatën politike, reformën zgjedhore dhe zgjedhjet vendore të 30 qershorit.

I pyetur nga intervistuesja lidhur me qëndrimin këmbëngulës të kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të mos hyrë në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, Bylykbashi u shpreh se sido që të mbahen zgjedhjet PD del fituese. Me Edi Ramën kryeministër apo pa Edi Ramën kryeministër ishte pyetja këmbëngulëse e intervistueses, të cilës Bylykbashi iu përgjigj: “Për mua PD fiton edhe me Edi Ramën kryeministër. Zgjedhjet janë detyrim për partitë politike. Jua përsëris, PD duhet të hyjë në zgjedhje edhe me Edi Ramën kryeministër dhe i fiton zgjedhjet. Ky është opinioni im personal, është gjykimi im”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Astrit Patozi tregon mesazhin e rëndësishëm të BE/ Është ushqim për ëndrren europiane

Publikuar

-

Nga

Ndërsa ka komentuar konferencën e donatorëve për Shqipërinë, koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka theksuar se kjo konferencë përcolli mesazhe të forta për shqiptarët.

I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Patozi theksoi se ajo çfarë ndodhi atje është ushqim për ëndrren europiane të shqiptarëve.

“Konferenca e donatorëve tregoi mbështetjen nga BE. Ajo që ndodhi atje i jep ushqim ëndrres europiane të shqiptarëve. Më shumë se sa vlera duhet parë gjesti. Shqipëria nuk u ndie e braktisur. Në 30 vite ka bërë aq shumë zullume e nuk do ishte çudi të kishte një kthim krahësh.

Nëse shqipëria do të ngelte vetëm pas tërmetit do ti ishte tragjedi, do ishte një krizë e madhe”-tha ndër të tjera Astrit Patozi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Halabake rrugësh”/ Kryemadhi sulmon ashpër Gjonajn

Publikuar

-

Nga

Një ditë pasi presidenti Ilir Meta kërkoi dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për të cilën tha se do ti drejtohej edhe SPAK me një kallëzim penal, ka ardhur reagimi edhe nga ana e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi.

Gjatë fjalës së saj në një takim me strukturat e LSI-së në Shkodër, Kryemadhi ka sulmuar ashpër Gjonajn, duke e etiketuar edhe me fjalët “halabake rrugësh”.

“Një halabake rrugësh që ka falsifikuar protokollin shtetëror dhe se kur arrin të falsifikosh të drejtën kushtetuese të presidentit, çfarë mund të presësh nga ajo që të bëjë me jetët tona dhe fatin e shqiptarëve”-tha ndër të tjera Kryemadhi.

“Ministrja të japë dorëheqjen”/ Meta kallëzim penal për Etilda Gjonaj

LEXO TE PLOTE

Politikë

Caktoi vendin e karantinës nga frika e koronavirusit/ Ish-deputeti mesazh Ministrisë së Shëndetësisë 

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar lidhur me mbledhjen e task forcës për masat shtesë për parandalimin e coronavirusit në Shqipëri.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehu thekson se task-forca nuk duhet të ngatërrojë veten me ish Byronë Politike, ndërsa kërkon transparancë e gjithpërfshirje.

Ish-deputeti demokrat kërkon që Ministria e Shëndetësisë të bëjë transparencë se ku do të vendoset karantina, duke e cilësuar këtë si element të domosdoshëm për një vend demokratik.

“Task- Force per Koronavirusin nuk duhet ta ngaterroje vehten me ish Byrone Politike.

Ajo strukture nuk ka asnje te drejte ligjore a profesionale te deklaroje ashtu si po lexoj tashti, qe “e kane percaktuar vendin ku do te vendoset karantina nqs do te nevojitet”, por pa bere publike vendin, kushtet, kriteret etj, elemente te domosdoshem keto per trasnparencen ne cdo vend demokratik te botes.

Nqs Rilindja po i mban ata kolege si ne boten e Kim Jong-unit, fatkeqesi edhe per ata per sa kohe nuk do te dalin prej asaj ndrydhje.

Te tilla “bote” nuk mund te kthehen perseri tek ne, pavaresisht tentativave.

Megjithate edhe ne kushtet tona aktuale ajo Task ka nje obligim te qarte ligjor, per te gjithe pjestaret edhe individualisht, te beje transparente vendimet e konkluzionet e saj.

Akoma me keq eshte nqs jane te detyruar te fshehin mos ekzistencen e strukturave, fondeve, strategjive, perfshi dhe Karantinen mbas nje “sekreti” anti kushtetues.

Ne fund te fundit ato struktura imagjinare mund te duhet te vihen ne prove edhe sot a neser, gje qe pavaresisht se asnje nuk e desheron, perseri mund te ndodhe.

E verteta duhet thene qarte sido qe te jete, masat duhen marre transparente e me gjitheperfshirje, Italia e Greqia jane shume afer e te gateshme per te na asistuar ne shkalle te gjere.

Ne Itali numri i te prekurve ne pak ore po arrin 40.”-shkruan Tritan Shehu.

LEXO TE PLOTE