Connect with Us

Njëqind ditë për të fikur zjarret/ Faktet tragjike të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në SHBA

Blog

Njëqind ditë për të fikur zjarret/ Faktet tragjike të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në SHBA

Publikuar

-

Numri i fëmijëve, që humbën të paktën njërin nga prindërit në sulmet e 11 shtatorit 2001, ishte 3.051. Dhjetëra bebe u lindën më pas, baballarët e të cilëve vdiqën po atë ditë. Nëntë muaj pas sulmeve të 11 Shtatorit, numri i lindjeve në Nju Jork u rrit me 20 përqind, krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2000.

Sipas studiuesve, konsumi i alkoolit në Manhatan në javën që pasoi sulmet, u rrit me 25 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, konsumi i duhanit u rrit me 10 për qind, ai i marijuanës me 3.2 për qind. Ndërsa pjesëmarrja në shërbesat fetare në kisha dhe sinagoga, u rrit me 20 përqind.

Vlera totale e veprave të artit të humbura nga shembja e Kullave Binjake, ishte mbi 100 milionë dollarë. Mes tyre, spikasnin veprat e Pablo Pikasos, Aleksandër Kalder, Joan Miro, Roi Lihtenshtein dhe Dejvid Hoknej.

Një nga heronjtë e asaj dite të tmerrshme, ishte një qen udhëzues, Rosela, një labrador me ngjyrë të verdhë, që e orientoi të zotin e saj të verbër, Majkëll Hingson, të zbriste shkallët e 78 kateve të Kullës së Veriut, dhe të shkonte në shtëpinë e një miku të tij.

Tre orë përpara sulmeve, një makineri e quajtur ‘Gjeneratori i Ngjarjeve Rastësore’ në Universitetin e Prinstonit, parashikoi ndodhjen e një ngjarje kataklizmike. Vetëm 291 trupa të pajetë u gjetën të paprekur në rrënojat e 2 kullave. Prindërit e Liza Frost, 22 vjeçe, pasagjere në avionin e linjës ‘United Flight 175’, që u përplas mbi Kullën Jugore, pritën thuajse një vit para se gjithçka që i përkiste vajzës së tyre, të gjendej nga punëtorët që kontrollonin nëpër rrënoja.

Në total, punëtorët kontrolluan më shumë se 1 milion ton mbeturina, për mbetje trupash dhe sende të tyre personale. Ata gjetën gjithsej 65.000 sende, përfshirë 437 ora dore dhe 144 unaza martese. Zjarrfikësve iu deshën 100 ditë, për të shuar të gjitha zjarret e shkaktuara nga sulmet terroriste në Nju Jork.

Kutitë e zeza të avionit që u rrëzua mbi Pentagon, u gjetën më 12 shtator. Donald Ramsfeld, tha më vonë se të dhënat nga regjistruesi i zërit të kabinës së pilotëve, ishin të papërdorshme. Kjo ishte hera e parë në 40 vjet, që një aparaturë e tillë nuk kishte asnjë të dhënë.

LEXO EDHE:  SHBA i përgjigjet Serbisë për Kosovën/ Pavarësia është e përhershme

Kur drejtuesi i sulmeve, Muhamed Ata, bëri check-in në aeroportin Logan në Boston, emri i tij shkaktoi një alarm në sistemin e sigurisë, ndaj çantat që ai kishte me vete nuk u futën në avion.

Në momentin kur u shembën kullat e Qendrës Botërore e Tregtisë, u shkatërrua një dhomë lutjesh për myslimanët që ndodhej aty pranë, bashkë me nje dyqan që shiste kopje të Kur’anit.

Numri zyrtar i viktimave nga sulmet e 11 Shtatorit ishte 2.977. Sidoqoftë, shumë të mbijetuar, përballen ende sot me probleme shëndetësore. Prej vitit të kaluar, rreth 88.000 njerëz janë anëtarë të Programit të posaçëm Shëndetësor të Qendrës Botërore të Tregtisë.

Në një stërvitje të quajtur “Vigjilent Guardian”, NORAD (Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës ​​Ajrore të Amerikës së Veriut), simuloi të paktën 4 rrëmbime aeroplanësh një javë para 11 Shtatorit. Dhe kishte planifikuar një simulim tjetër mëngjesin kur ndodhën realisht sulmet.

Biznesmeni Leri Silvershtein, mori me qira për 99-vjet një ambjent në Qendrën Botërore të Tregtisë për shumën 3.2 miliardë dollarë, vetëm 6 muaj para se ajo të shkatërrohej. Seksioni i Pentagonit që u godit nga avioni me pasagjerë, sapo ishte nënshtruar një rikonstruksioni me vlerë 258 milionë dollarë. Muret ishin forcuar, dritaret po ashtu. Shumë dritare pranë pikës së përplasjes, mbetën të paprekura.

Xhon O’Neil, një agjent special i FBI-së, që kishte hetuar Al-Kaedën dhe sulmin e parë terrorist ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë në vitin 1993, u largua nga agjencia për shkak të mosmarrëveshjeve mbi politikat e saj. Ai nisi punë si shef i sigurisë në Qendrën Botërore të Tregtisë, ku dhe gjeti vdekjen më 11 Shtator 2001./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse njerëzit bëjnë tatuazhe në trupat e tyre?

Publikuar

-

Nga

Nga të gjitha ndryshimet në modën e të rinjve, shtimi i tatuazheve gjatë 30 viteve të fundit, mund të jetë më i habitshmi. Dhe kjo dukuri ka disa shpjegime të mundshme. Ato fokusohen

në konceptin e angazhimit, që sipas studiuesve Majkëll dhe Pasheri, i referohet një vendimi psikologjik që e bën të parashikueshme sjelljen e një individi, pavarësisht ndryshimeve në dëshirat dhe interesat e tyre.

Dhe angazhimi është i rëndësishëm, pasi ai lehtëson planifikimin e ardhshëm dhe koordinimin e veprimeve të përbashkëta, që përfshijnë agjentë të shumtë. Në një artikull të fundit në revistën “Neë York Revieë of Books” të Roberto Savianos mbi praktikat kulturore dhe ritualet e klanit mafioz Ndrangeta në Kalabri, sqarohet funksioni dhe qëllimi që kanë tatuazhet.

Saviano shkruan se “simbolet dhe kodet shërbejnë për të krijuar një ndjenjë të përkatësisë, dhe për të krijuar një identitet”. Kjo ishte veçanërisht e rëndësishme për shoqëritë sekrete, ku gjestet dhe shenjat zbulojnë besnikërinë themelore të individit.

Për shembull, sipas Saviano, ndërsa Ndrangheta i përdorte tatuazhet me tre pika midis gishtit të madh dhe atij tregues, anëtarët e rinj të organizatës mafioze Kamorra në Napoli, shënojnë veten me inicialet e familjes së tyre dhe shefit të klanit. Ajo nuk është thjeshtë një etiketë; tatuazhi përfaqëson një kod. Në vend të shkronjave, ata përdorin numra, dhe numrat më pas i referohen shkronjave përmes një sërë domethëniesh që njihen vetëm nga anëtarët e grupit.

Vlera e simboleve të përdorura në shenjat e trupit, nga tatuazhet deri tek zbukurimet, qëndron në interpretueshmërinë e tyre: nëse e kuptoni se çfarë kuptimi kanë simbolet, atëherë jeni pjesë e të njëjtës sferë kulturore. Dhe nëse jeni pjesë e së njëjtës sferë kulturore, atëherë ka të ngjarë të keni angazhime të ngjashme.

Tatuazhet e zgjidhin problemin e angazhimit për rininë urbane dhe atë periferike. Ashtu si shumica e zgjedhjeve që bën konsumatori, edhe ato tregojnë rrënjët sociale dhe aspiratat e individit.  Për shembull, SHBA ka një kulturë individualiste, dhe një person mund ta shprehë atë individualitet përmes sendeve që blen.

Në një shoqëri kapitaliste, mallrat që njeriu konsumon, i ndihmojnë të tjerët të klasifikojnë individin në një sërë kategorish, përfshirë klasën dhe pozitën shoqërore. Shenjat e identifikueshme vizuale, e lehtësojnë depërtimin shoqëror në hapësira anonime, duke siguruar simbole kuptimplota për të gjetur veten dhe të tjerët.

Përmes përdorimit të sistemit fleksibël të kuptimit përmes simbolologjisë së tatuazheve, ju mund të shfaqni besnikërinë sociale dhe kulturore ndaj tyre. Këto shenja, si ato të Kamorristi, krijojnë përkatësitë grupore. Të qenit pjesë e një grupi, tregon që ndan norma, zakone dhe vlera. Kjo ju garanton një ndjenjë sigurie.

LEXO EDHE:  Aksident/ 3 të vdekur, mbi 100 të plagosur

LEXO EDHE:  "Oligarkia sorosiane dhe rrënimi i Shqipërisë" prezantohet sot në Akademinë e Arteve

Në disa raste, individi me më shumë tatuazhe ka më shumë për të fituar duke u bërë anëtar i një grupimi të ri, pikërisht sepse ka më shumë për të humbur nga të qëndruarit në grupin prej nga ka ka ardhur. Për shkak të natyrës pak a shumë të përhershme të tatuazheve, sa më shumë shenja trupore të ketë një person, aq më shumë është i përkushtuar ai ndaj grupit shoqëror m të cilin identifikohet.

Motivimi i individit për të marrë një angazhim të madh përmes shenjave trupore, mund të vijë për shkak të thyrjes së madhe të besimit në një marrëdhënie të fundit sociale apo familjare brenda një grupimi të mëherhëm shoqëror. Më pas, individi motivohet të gjejë një grupim të ri.

Nuk është rastësi që llojet e tatuazheve të individëve brenda një grupi miqsh, duken shumë të ngjashme.

Po ashtu është shumë domethënës fakti që përqindja më e madhe e tatuazheve është e realizuar gjatë adoleshencës, pra gjatë një periudhe të jetës, kur individët po ndërtojnë në mënyrë aktive vetë-identitetin e tyre, dhe synojnë të gjejnë ndjenjën e përkatësisë në grupe përtej strukturave të tyre të trashëguara familjare.

Shembujt më të hershëm të tatuazheve, i gjejmë në Egjiptin e faraonëve, dhe përgjithësisht mendohet se ato tregonin statusin dhe përkatësinë e grupit, ose shërbenin si hamajli për mbrojtje ose si shenja terapeutike. Dimë gjithashtu se disa nga shembujt më të hershëm të tatuazheve në trup vërehen tek komunitetet fisnore, që i përkasin një grupimi njerëzish veçanërisht të rrezikuar.

Për shembull, kini parasysh tatuazhet e marinarëve, që tregojnë mundimet me të cilat janë përballur, dhe statusin e tyre në anije brenda hierarkisë, si dhe ndryshimin që kanë ata nga njerëzit e tjerë. Por në pjesën dërrmuese të rasteve, tatuazhet mund të kuptohen si deklarata publike të përkatësisë sociale, në kontekstin e konceptit që ka konsumatori për shprehjen individuale./Përshtati në shqip CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

U vetëflijua pas pushtimit sovjetik, kush ishte i riu çek Jan Palah, që frymëzoi rininë kundër komunizmit

Publikuar

-

Nga

Në gushtin e vitit 1968, Bashkimi Sovjetik pushtoi Çekosllovakinë, për të ndalur reformat liberalizuese të qeverisë së Aleksandër Dubçek, gjatë asaj që u njoh si “Pranvera e Pragës”.

Studenti Jan Palah, i lindur në Pragë, dhe një student i historisë vendosi të sakrifikojë veten në shenjë proteste pas pushtimit.

Ai i vuri vetes zjarrin në Sheshin Vençeslas më 16 janarin e vitit 1969. Sipas një letre që u dërgoi disa figurave publike, ai kishte krijuar një organizatë klandestine të rezistencës, që synonte praktikimin të vetëflijimit deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Megjithatë duket se një grup i tillë nuk ka ekzistuar kurrë.

Ndërkohë, letra bënte thirrje që popujt çekë dhe sllovakë, të hidheshin në një grevë të përgjithshme në mbështetje të këtyre kërkesave. Në një variant të mëparshëm të letrës, Palah kërkoi dorëheqjen e një numri politikanësh pro-sovjetike. Por në fund nuk e përfshiu atë në letrën zyrtare, që përfshinte edhe fjalinë se “kërkesat tona nuk janë ekstreme”.

21-vjeçari vdiq nga plagët  rënda vetëm disa ditë pas aktit të tij ekstrem. Në spital, ai u vizitua nga një mikesha e tij e universitetit, nga shokët e shkollës dhe drejtuesi i një organizate studentore, së cilës i ishte drejtuar një nga kopjet e letrës së Palah.

Jarosllava Moserova , një mjeke e specialiste e djegieve, që ishte e para që u kujdes për Palah në spital, pati deklaruar se Palah nuk e vetëdogj për të protestuar kundër pushtimi sovjetik, por e bëri këtë për të protestuar kundër “demoralizimit” që kishte shkaktuar pushtimi tek qytetarët çekosllovakë.

“Ai dëshironte të ndalte atë demoralizim. Unë mendoj se njerëzit në rrugë, që ecnin heshtur, me sytë e trishtuar, me fytyrat e vrerosura, dukej sikur ishin në prag të bërjes së çdo lloj kompromisi”- do të shprehej ajo më vonë.

Funerali i Jan Palah, u shndërruar në një protestë të madhe kundër okupimit. Një muaj më vonë, më 25 shkurt 1969, një student tjetër, Jan Zajç ,u vetëdogj për vdekje në të njëjtin vend. Kjo u pasua në prill të po atij viti nga Evzen Ploçek në qytetn Jihlava, dhe nga shumë të tjerët.

LEXO EDHE:  Reagime në SHBA pas sulmit të Iranit/ Pelosi: Bota nuk mund të përballojnë një luftë të tillë

LEXO EDHE:  SHBA i përgjigjet Serbisë për Kosovën/ Pavarësia është e përhershme

Edhe njerëz në vendet e tjera të Paktit të Varshavës, imituan shembullin e tij, siç ishte hungarezi Sandor Bauer më 22 janar 1969. Vetëvrasja e Palah ishte akti i dytë i këtij lloji pas atij të polakut Rizard Siviec, që mbeti kryesisht në harresë deri në rënien e komunizmit.

Në fillim Palah u varros në Varrezat Olshani. Por kur varri i tij po bëhej një lloj tempulli kombëtar, policia sekrete çekosllovake (StB ) nisi të shkatërrojë çdo kujtim të veprës së Palah.

Ajo zhvarrosi eshtrat e tij natën e 25 tetorit 1973. Trupi i tij u dërgua në qytetin e nënës së tij Vetati. Eshtrat e të riu u rrikthyen në Pragë vetëm më 25 tetor 1990.

Në 20 vjetorin e vdekjes së Palah, protesta përkujtimore ndaj tij u përshkallëzuan në atë që do të quhej si”Java e Palach”. Seria e demonstratave anti-komuniste në Pragë në datat 15-21 janarit 1989 u shtyp nga policia, që dhunoi demonstruesit. “Java e Palah”:, cilësohet si një nga demonstratat që shërbeu si një kataliztor për rënien e komunizmit në Çekosllovaki 10 muaj më vonë.

Pas Revolucionit të Kadifejtë, Palah (së bashku me Zajç) u përkujtua në Pragë me një kryq bronzi të ngulur në vendin ku ai u vetëdogj para Muzeut Kombëtar. Ndërkohë një shesh mban sot emrin e tij. Astronomi çek Lubosh Kohoutek , që u largua nga vendi në vitin 1970, emëroi një asteroid Jan Palah.

Edhe disa vetëvrasje të mëvonshme, mund të jenë ndikuar nga shembulli i Palah dhe popullariteti i tij në media. Në pranverën e vitit 2003, 6 të rinj çekë u vetëdogjën duke humbur jetën. Njëri prej tyre Zdenek Adamek, një student 19-vjeçar nga Humpolec u vetëdogj më 6 mars 2003 në të njëjtin vend para Muzeut Kombëtar ku kreu aktin e tij Palah. Akti i tij ekstrem, ka qenë subjekt i disa veprave të artit, dokumentarëve, këngëve dhe poezive në vende të ndryshme të botës./Përshtati në shqip CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

200 miliardë $ fitime në vit nga ilaçet e falsifikuara, ja cilat janë pasojat reale

Publikuar

-

Nga

Nga David Richmond “Project Syndicate”

Qeveria e Nigerisë, ka dhënë së fundmi alarmin për vaksinat e rreme të meningjitit, dhe kjo nuk është hera e parë. Pesë vjet më parë, qindra nigerianë humbën jetën si pasojë e vaksinave të rreme. Natyrisht, problemi nuk janë vaksinat, por shpërndarja e përhapur e produkteve mjekësore nën standartin normal dhe të falsifikuara.

Tregu global i ilaçeve, nën standartin normal (pra që nuk përmbushen specifikimet e cilësisë) ose të falsifikuara, vlerësohet të ketë një vlerë deri në 200 miliardë dollarë në vit, ose 10-15

për qind të tregut të përgjithshëm farmaceutik. Por vëllimi i këtij tregu është shumë më i madh.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që mbështetet kryesisht në raportimet vullnetare të profesionistëve të kujdesit shëndetësor, ne mund të kemi dijeni “vetëm për një pjesë të vogël “ të të gjitha rasteve.

Ajo që dimë, është se ky problem është veçanërisht shqetësus në Afrikë. Gjatë viteve 2013-2017, 42 për qind e ilaçeve që ishin nën standard dhe të falsifikuara, u zbuluan pikërisht në këtë kontinent. Kjo po minon përparimin e arritur me vështirësi të Afrikës në sektorin e shëndetësisë, duke e gërryer besimin në sistemet e reja të kujdesit shëndetësor.

Nuk ka nevojë të thuhet se përdorimi i ilaçeve të falsifikuara – të cilat variojnë nga ato jo efektive deri në helmuese – mund të sjellin pasoja vdekjeprurëse për njerëzit që i përdorin, dhe ata që goditen më rëndë janë më të varfërit. Mbi të gjitha, janë ata që kanë pak para dhe një qasje të vogël tek profesionistët e mjekësisë dhe tek një kujdes shëndetësor cilësor.

Ata ka shumë të ngjarë të blejnë ilaçe më çmim modest nëpër rrugë, ku nuk ka asnjë garanci se ato janë reale, e lëre më pastaj të kenë cilësi të lartë. Dhe kjo mund të shkaktojë një kosto shumë më të larta për viktimat, të cilët duhet të paguajnë më shumë për të trajtuar sëmundjen pasi ajo të ketë përparuar më tej, por edhe për çdo efekt anësor nga ilaçet e rremë, gjithnjë nëse arrijnë që të mbijetojnë.

Një studim i vitit 2015, vlerësonte se në Afrikën sub-Sahariane, 122.000 fëmijë nën moshën 5-vjeçare vdiqën vetëm në 1 vit si pasojë e ilaçeve të falsifikuara. Për më tepër, përderisa njerëzit nuk e dinë se çfarë po pijnë, lëre më pastaj të marrin dozën e duhur, ilaçet e falsifikuara ndihmojnë në rritjen e rezistencës anti-mikrobikiale, një prirje që nuk bën dallim mes të pasurve dhe të varfërve.

LEXO EDHE:  Video/ Trump takohet me trupat e ushtrisë amerikane

LEXO EDHE:  Zgjedhjet në SHBA/ Shuplakë apo konfirmim i politikës së Trumpit

E megjithatë, trafikantët e ilaçeve të rreme, kanë shumë pak nxitje për të ndalur aktivitetin e tyre. Vlerësohet se çdo 1.000 dollar që ata “investojnë” në prodhimin e ilaçeve të falsifikuara, mund të arkëtojnë një fitim prej 450 mijë dollarësh. Kjo diferencë, është 10-25 herë më e madhe se sa ajo që fitojnë trafikantët e drogës.

Dhe këto fitime marramënese, nuk vihen asnjëherë në barazpeshë me rrezikun e madh për jetët e atyre që i përdorin. Edhe kur arrestohen, trafikantët e ilaçeve të falsifikuara ia dalin shpesh të shmangin burgimin. Ata thjesht paguajnë një gjobë, dhe i rikthehen biznesit.

Gjithsesi, ashtu si trafiku i drogës, edhe ai është një biznes që varet dhe forcohet nga veprimtaria e gjerë kriminale, ku përfshihen edhe grupet terroriste. Në fakt, ilaçet e rreme trafikohen përmes të njëjtave rrjete të krimit që merret me trafikun e drogës dhe armëve.

Këto rrjete destabilizojnë komunitetet dhe vendet, sidomos në rajone tashmë të brishta si Saheli në Afrikë. Fatmirësisht, 7 vende afrikane – Gambia, Gana, Nigeri, Republika e Kongos, Senegali, Togo dhe Uganda – kanë vendosur të ndërmarrin veprime konkrete për t’u marrë me këtë problem serioz.

Këtë muaj, krerët e këtyre vendeve, do të nënshkruajnë një deklaratë politike dhe një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme, duke i angazhuar të hartojnë dhe miratojnë ligje që forcojnë kontrollin mbi barnat. Marrëveshja parashikon ndëshkime të ashpra penale.

Por për të shkatërruar këtë biznes vdekjeprurës, që merr çdo vit qindra mijëra jetë, në këtë luftë duhet të bashkohen që të gjithë.

Kështu, Këshilli i Evropës ka miratuar Konventën MEDICRIME, traktatin e parë ndërkombëtar kundër produkteve mjekësore të falsifikuara, dhe krime të ngjashme që kërcënojnë shëndetin publik. Dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krimin, ka hartuar një udhëzues për praktikat e mira legjislative për luftimin e krimit të barnave të falsifikuara./Përshtati në shqip CNA.al

LEXO TE PLOTE