Connect with Us

Nga Qeveria në Këshillin Bashkiak/ Pasuria e zëvendësministres “së punësimit”

Lajm i Rekomanduar

Nga Qeveria në Këshillin Bashkiak/ Pasuria e zëvendësministres “së punësimit”

Publikuar

-

Zëvendësministrja e Financave, Dajna Sorensen, pas zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit është pjesë e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Në fakt Sorensen nuk është e vetmja zëvendësministre që është pjesë e “Qeverisë së Tiranës”, që komandohet nga Erion Veliaj.

Si Sorensen janë edhe dhjetë zëvendësministra të tjerë, anëtarë të Këshilllit Bashkiak të Tiranës. Sytë dhe veshët e Ramës, janë dërguar pranë Veliajt.

Pra, përveç se  paguhen në postin e zëvendësministrave,  paguhen edhe nga pozicioni i anëtarit të Këshillit Bashkiak.

                         Dajna Sorensen

Nuk kemi llogaritur këtu komisionet ku ata marrin pjesë, apo dhe shpenzimet e tjera që iu paguhen me taksat e qytetarëve, si udhëtimet, telefonat e plot shpenzime e akomodime të tjera.

CNA.al ka zbardhur pasurinë e zv/ministres së Financave Dajna Sorensen, e cila vjen nga programet e zhvillimit të Kombeve të Bashkuara.

Sorensen  është një analiste programesh, eksperte punësimi, konsulente dhe menaxhere projektesh kombëtare dhe studimet për Ekonomik i ka kryer në Kanada, shkruan CNA.al.

Dhe në Ministrinë e Financave  ka përgjegjësi në fushën e punësimit.

Sipas të dhënave të pasurisë të deklaruara pranë ILDKPKI, rezulton se Sorensen, ka pasuri të patundshme një shtëpi banimi me trull që e ka sipërfaqen 592 m2 dhe një ndërtesë me sipërfaqe 129 m2 me vlerë 55 394 000 lekë.

Më poshtë po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga Sorensen.

Viti 2017 (Deklarata fillestare)

Shtëpi banimi, truall me sip 591 m2. Ndërtesa me sip 129 m2 me vlerë 55 394 000 lekë.      Llogari e përbashkët me bashkëshortin në shumën 4 706 36 dollarë amerikanë.

Llogari e përbashkët me bashkëshortin në shumën 198 376 76 lekë.

Llogari e përbashkët kursimi në shumën 71 75 lekë.

Llogari e përbashkët bankare, në shumën 16,5 euro.

Llogari e përbashkët bankare, në shumën 5.37 dollarë.

Autoveture Peugeot prodhimi i vitit 2007 me vlerë 10 500 euro.

Sistemi qëndror i ngrohjes së shtëpisë ka kushtuar 28 000 euro.

Parketi i shtëpisë i ka kushtuar 12 000 euro.

LEXO EDHE:  Shëndetësia falas një mashtrim/Shqiptarët paguan 172 milionë euro për t’u kuruar

Të ardhura si analiste nga programi pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara në shumën 2 330 219 70 lekë.

Bashkëshorti të ardhura nga punësimi pranë UNICEF, në Siri, në shumën 154 66819 dollarë.

Të ardhura nga interesi bankar për planin e kursimit në shumën 626 17 lekë.

Kredi për blerje trualli dhe shtëpi banimi në shumën në shumën 42 000 000 lekë. Vlera e pashlyer është 37 020 980 11 lekë.

Detyrim, overdrafti 200 000 lekë.

Bashkëshorti, llogari bankare në shumën 34 667 69 USD.

Bashkëshorti, valutë në dollarë me vlerë 3 000 USD.

Bashkëshorti, kredi në Norvegji në shumën 362  830 NOK.

Viti 2017 (Deklarata vjetore)

Llogari e përbashkët me bashkëshortin në shumën 4 706 50 dollarë amerikanë.

Llogari e përbashkët me bashkëshortin në shumën 6.96 euro.

Llogari e përbashkët me bashkëshortin në shumën 3 457 50 lekë.

Llogari e përbashkët kursimi në shumën 327 18 lekë.

Llogari kredi bankare-330 84 lekë.

Të ardhura shtesë nga paga në shumën 195 093 lekë.

Bashkëshorti të ardhura shtesë nga punësimi pranë UNICEF, në Siri, në shumën 26 685 58 dollarë.

Kredi 42 000 000 lekë. Detyrim i pashlyer është 36 417 001 62 lekë.

Detyrim, overdrafti 201 834 26  lekë

Bashkëshorti, llogari bankare në shumën 8 555 12 dollarë.

Viti 2018

Llogari e përbashkët me bashkëshortin në shumën 62 40 dollarë amerikanë.

Llogari e përbashkët me bashkëshortin në shumën -8.53 euro.

Llogari e përbashkët me bashkëshortin në shumën -805 44 lekë.

Llogari e përbashkët kursimi në shumën 7 658 12 lekë.

Llogari kredi bankare në shumën 2 719 58 lekë.

Të ardhura shtesë nga paga në shumën 1 393 765 80 lekë.

Bashkëshorti të ardhura shtesë nga punësimi pranë UNICEF, në Siri, në shumën 175 132 32 dollarë.

Kredi 42 000 000 lekë. Detyrim i pashlyer është 32 703 106 48 lekë.

Detyrim, overdrafti 202 639 70 lekë.

Bashkëshorti, llogari bankare në shumën 9 258 04 USD.

Bashkëshorti, kredi në Norvegji në shumën 362  830 NOK. Detyrimi i pashlyer është 13 265 24 NOK./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajm i Rekomanduar

Shënim/ Lironi gazetarët, fajtori është në Presidencë

Publikuar

-

Nga

Pak para mesantës së mbrëmshme, qarkulloi një fake news, sipas të cilit një tërmet i fortë pritej të godiste Shqipërinë.

Lajmi u publikua nga portal Syri.net i Çim Pekës, por ajo që ishte e çuditshme pas këtij lajmi të rremë ishte pikërisht reagimi i vetë medias që e publikoi.

Pasi lajmi në fjalë përhapi panik tek qytetarët e Tiranës të cilët mësynë rrugët, lajmi u fshi dhe për më tepër për tu justifikuar dolën edhe me një qëndrim publik, duke përdorur një intervistë të një sizmologu grek, të dhënë për TCH. Ndër të tjera bëhej apel edhe të mos dëgjohen portalet, kur në fakt lajmi ishte prodhuar nga Syri, sepse sizmologu grek nuk kishte thënë asgjë të tilë.

Intervista e dhënë nga sizmologu grek në Top Channel nuk fliste për asnjë tërmet që pritej për ditën e djeshme.

Nga ana tjetër, pati një reagim edhe nga uniformat blu, të cilët shoqëruan në komisariat gazetarin e Syri.net Aurel Rakipllarin dhe gazetaren e Shekullit, Daniela Grica.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet/ Bylykbashi: Problemet që burojnë nga qeveria

LEXO EDHE:  Kursimet në Trust nuk do të preken nga Qeveria

Por, këtu ka edhe një tjetër detaj, që nuk duhet anashkaluar.

Në të gjitha faktet dhe detajet, dukej se ajo ishte një sulm i stimuluar për të ngjallur panik në kryeqytet dhe gazetarët duhet të lirohen, sepse përgjegjësit e vërtetë të atij kaosi i gjeni tek Presidenca dhe jo më larg se ky institucion.

Përgjegjësit e këtij paniku i gjeni tek Ilir Meta dhe shokët e tij, dhe jo tek gazetarët që punojnë për bukën e gojës , qoftë edhe tek portal i Cimit.

Shkoni në Presidencë, është ai që bënte paralajmëronte për tërmetin, por që sot e mohon atë.

Njëlloj si Çimi që bënte thirrje për të dalë në rrugë dhe pastaj mohonte daljen në rrugë, edhe Meta sot bën thirrje për “tju rikthyer jetës së përditshme”./ CNA.al

Meta qetëson qytetarët/ T’i kthehemi jetës së përditshme

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Horoskopi i ditës, 22 shtator 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI21. mars – 20. prill

Dite e shkëlqyer do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjate gjithë kohës do përjetoni emocione te forta dhe do i harroni problemet qe keni pasur me herët. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar një lidhje, por miqtë nuk do i lënë asnjë moment vetëm qe ata te mërziten. Buxhetin do mundoheni fort ta ekuilibroni, por për fat te keq nuk do ja arrini dot.

DEMI21. prill – 21. maj

Dite aspak e qete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne shume momente do debatoni ashpër me atë qe keni ne krah dhe do mërziteni. Beqaret do bëjnë mire te rikthehen ne realitet dhe te mos ëndërrojnë me shume nga sa duhet sepse mund te lëndohen. Ne planin financiar do përballeni me goxha vështirësi dhe do duhet te paguani fatura te majme ne këtë sektor.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Juve qe jeni ne një lidhje sot do ju pëlqejnë gjerat e çmendura dhe mund te ndërmerrni edhe rreziqe vetëm për te përjetuar sa me shume emocione. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituara sepse përndryshe situata mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe mund te lëndohen. Shpenzimet kryejini gjate gjithë kohës me kujdes dhe gjendja ka për te mbetur e mire.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Sot do përballeni me surpriza te jashtëzakonshme ju te dashuruarit. Çdo çast i kaluar pranë partnerit do jete aq i bukur saqë shpesh do ju duket vetja si neper ëndrra. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim interesant. Nuk ka ardhur ende dita me e favorshme për ta. Me financat duhet te ndiqni strategji strikte ne mënyrë qe te mos keni probleme.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Edhe pse presioni nga jashtë do jete shume i madh gjate kësaj dite, ju nuk do i dëgjoni aspak te tjerët dhe do bëni gjithçka qe dëshironi. Partneri do jete me i çiltër dhe do dije edhe t’iu surprizoje. Beqaret nuk do dine si ta joshin atë qe pëlqejnë dhe ka rrezik qe ai t’iu ike nga duart. Ne planin financiar fati do jete me shumice dhe gjendja do vije shume shpejt duke u normalizuar.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Yjet janë premtuese për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Do merreni vesh mjaft mire me partnerin dhe do ju duket sikur keni rilindur. Beqaret pas kaq kohesh pritjeje me ne fund do e gjejnë personin e duhur me te cilin do fillojnë një lidhje emocionuese. Ne planin financiar do jeni gjithë kohës vigjilente dhe nuk do ju dale asnjë e papritur. Vazhdoni ne këtë rruge sepse nuk do pendoheni.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

LEXO EDHE:  Dështon FMN, BB dhe Qeveria (kjo e fundit me dashje)

LEXO EDHE:  Kursimet në Trust nuk do të preken nga Qeveria

Mbajeni gjate gjithë kohës nen kujdes jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite sepse ne te kundërt dikush tjetër do përfitojë dhe mund t’ua rrëmbejë atë qe keni ne krah. Beqaret me mire te tregohen te duruar sepse sot nuk do iu jepen mundësi aq te mira sa për te filluar një lidhje. Financat do mbeten te mira për aq kohe sa ju te jeni te logjikshëm dhe te mos bëni çmenduri.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Ju te dashuruarit do i përkushtoheni edhe partnerit edhe familjareve gjate kësaj dite. Do dini si ta ndani mire kohen qe asnjeri te mos mërzitet. Beqaret do përballen me një surprize gjigante qe do iu pëlqejë tej mase. Përgatituni për rrahje te forta zemre. Financat do jene goxha te mira. Duke iu menaxhuar si duhet ky sektor do ketë veçse përmirësime dhe asnjë lloj problemi.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Dite aspak e favorshme kjo e sotmja për te dashuruarit. Do grindeni me partnerin edhe për gjerat me elementare dhe nuk do pranoni te hapni rruge asnjë çast. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk do e presin, por e rëndësishme është qe do ndihen mjaft mire. Buxheti nuk do ketë asnjë lloj ndryshimi. Kujdes me investimet qe te mos keni tronditje se shpejti.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dite tej mase e trazuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Disa persona te trete do kenë ndikim te jashtëzakonshëm tek ju dhe do ju nxitin te debatoni. Beqaret ka mundësi te fiksohen pas personave te martuar dhe shume me te mëdhenj ne moshe se ata. Nëse ne planin financiar i dëgjoni me kujdes te gjitha këshillat qe do iu japin specialistet gjendja ka për te qene e mire.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Nëse keni një lidhje te qëndrueshme, sot mund te merrni edhe disa vendime me rëndësi për te ardhmen. Nëse kjo lidhje ka ende probleme, mos hidhni asnjë hap sepse mund te gaboni. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë vetëm edhe për disa kohe pasi personat qe do takojnë nuk do ju pëlqejnë sa duhet. Buxheti ne tërësi ka për te qene i kënaqshëm. Do i kryeni pa asnjë problem shpenzimet e planifikuara.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Do jeni shume ëndërrimtare sot ju te dashuruarit dhe realiteti ka për t’iu dukur me zhgënjyes se asnjëherë tjetër. Po nuk u rikthyet me këmbë ne toke do vuani. Beqaret do tërhiqen fizikisht nga disa persona, por nuk duhet kurrsesi te hedhin hapa pa i njohur mire ata. Për menaxhimin e buxhetit me mire merrni këshilla dhe sugjerime nga specialistet pasi vete nuk do ja dilni dot mbanë.

 

LEXO TE PLOTE

Lajm i Rekomanduar

Henri Çili avokat i korrupsionit dhe krimit në politikë/ Kërkon amnisti

Publikuar

-

Nga

Neimi Çili i Labinotit, apo sikurse i pëlqen ta quajnë, pasi ka ndryshuar emrin Henri Çili, nuk lodhet së përkëdheluri politikën, sa majtas-djathtas por edhe duke shërbyer si urrë për të shpetuar nga akuzat, krimi e korrupsioni. .

Ai që dikur bërtiste për një mandat të tretë për Sali Berishën, por që më pas shpalli Edi Ramën si njeriun e vitit dhe më pas instrument i Bashës, më tej në shërbim të Ramës sërish, së fundi nuk ka çuditur me një deklaratë të tij të përsëritur.

Henri Çili, i cili është mësuar të shkojë nga të fryjë era, mesa duket së fundi nuk po i dalin mirë llogaritë, dhe duke mos arritur ta kuptojë se nga do fryjë era, ka marrë përsipër të bëjë rolin e avokatit të korrupsionit dhe krimit në politikë për të gjithë.

Mbrëmjen e djeshme, Çili ishte i ftuar në emisionin “Provokacija”, të Mustafa Nanos ku tha se tranzicioni në vendin tonë është mbyllur.

Sipas Çilit tranzicioni ka qënë i suksesshëm dhe për këtë duhet falenderuar kasta jonë politike, që prej 30 vitesh rrjep shqiptarët, në çdo cep të vendit.

LEXO EDHE:  Dorëheqje masive politikanësh/Çfarë po ndodh?!

LEXO EDHE:  Ndryshimet në qeveri/Majko në kabinetin Rama?

Për më tepër, Çili kërkoi edhe amnisti për politikanët hajdutë e të korruptuar.

“Ideja është që tranzicioni shqiptar është më i lavdishmi në periudhën e Shqipërisë, 30 vjetët e kësaj pjese të historie shqiptare.

Mua prandaj më vjen keq që kryqëzohet elita politike. Elita politike i ka bërë një shërbim Shqipërisë dhe për mendimin tim meriton të amnistohet dhe jo të ndëshkohet.”-tha ndër të tjera Henri Çili.

Duket se tani është sezoni turistiko-mediatik, ku Çili vërsulet ekraneve me teza për të nxitur debate publike. Qëllimi i tij final me pas është reklama e universitetit të tij për të rregjistruar sa më shumë studentë, pasi çuni nga Labinoti figuron i mbyrur në borxhe dhe kredi miliona euro./ CNA.al

Neimi i Labinotit e dredh sërish/ Fillon sulmet dhe akuzat ndaj Ramës

Lela jep lajmin: Basha pajtohet me Çilin

Akuza të rënda Henri Çilit/ Pedagogët e UET denoncojnë: Katër muaj pa rroga

Ekskluzive –Detajet/ Kur dhe si e ndryshoi emrin Çili i UET

UET-i, Universiteti i mbytur në borxhe mbijeton me “vaksina”

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: