Connect with Us

Në panik nga shkarkimi/ Meta mesazh Komisionit të Venecias

Politikë

Në panik nga shkarkimi/ Meta mesazh Komisionit të Venecias

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta, ka folur me superlativa për Komisionin e Venecias, ndërsa tha ka respektin më të madh pët ta, pasi nuk janë poltikanë që duan 3-4 vota apo diplomat që ikin nesër dhe lënë pasojat e tyre këtu.

Sipas Metës një nga arsyet se pse jemi në këtë situatë është se janë shkelur rekomandimet e Venecias për Prokurorin e Përgjithsëm dhe për Gjykatën Kushtetuese.

“Për komisionin e Venecias unë kam respektin më të madh. Nuk janë diplomatë që flasin pa përgjegjësi se do ikin nesër dhe do vazhdojnë punën e tyre. Ata janë një referencë edhe për vendet e tjera. Ndaj ka bërë shumë mirë Kuvendi që e ka ftuar.

LEXO EDHE:  Basha nën “këmbët” e LSI-së/ Si ka ndryshuar Luli qëndrimet për “sektin e Metës”

Në vitin 1998 kushtetutën e bëmë me Komisionin e Venecias. Ajo u votua. Pastaj u ndryshua brenda natës dhe nuk u pyet as Venecia as qytetarët, e duartrokitën disa ambasadorë. Kjo situatë është edhe shprehje e një krize kushtetuese institucionale të vendit. Një nga arsyet pse jemi këtu është se janë shkelur rekomandimet e Venecias për Prokurorin e Përgjithsëm dhe për Gjykatën Kushtetuese. Prandaj duhet t’i kishim dëgjuar ata”, tha Meta ndër të tjera./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ilir Meta duket i qetë!

Publikuar

-

Nga

Vështirë të besosh që Monika me Ilir Metën nuk flasin me njëri tjetrin!

E pamundur që dikujt t’i shkojë nëpër mend që tema e bisedave mes tyre është vetëm menuja e darkës, apo ilaçet e pleqve reciprokë!

Është  absolutisht e paimagjinueshme që Tit Vasili të niset për takim me Damian Gjiknurin pa u siguruar vetë, personalisht, që Ilir Meta nuk do nevrikoset pas kësaj, duke rifilluar të këpusë zinxhirë e leshojë rrufe kundër të gjithëve, të huaj e shqiptarë bashkë.

Monika dhe Titi duken të qetë kur hyjnë e dalin në ish-shtëpinë e demokratëve!

Kanë disa ditë që janë qetësuar të gjithë.

Bile kësaj radhe Ilir Meta nuk vrapoi tek zyra e doktorit siç bëri të nesërmen e marrëveshjes së 17 Majit.

LEXO EDHE:  Prezantimi i kandidatëve në Korçë/ Meta: Koha të flasin të rinjtë

LEXO EDHE:  Schroeder: Shqipëria të marrë vendimet e duhura, por edhe t’i zbatojë ato

Askush rreth tij, nuk e ndezi fejsbukun për të  mallkuar, kërcënuar, paralajmëruar apo publikuar ndonjë video.

Ilir Meta ashtu si Monika duket i qetë!

Venecia pas përmbytjeve të deri një muaji më parë, këto ditë po përjeton batica që kanë nxjerrë themelet e godinave, përfshirë ato të godinës ku zhvillohen mbledhjet e Komisionit të famshëm.

Venecia nuk përbën më lajm dhe nuk e tremb më Presidentin.

Në fund të fundit një President kërkon shumë pak! Do vetëm të përfundojë mandatin!

Këtë garanci duket se Ilir Meta e ka marrë!

Ndaj sot është i qetë!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lulzim Basha, “KÇK”-ja e Edi Ramës

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës sër, Lulzim Basha, një vit më parë, doli në rrugë, dogji mandatet, tha se Rama do të shkonte në burg, se nuk do të kishte qeveri me këtë kryeministër, se Edi Rama kishte rënë, nuk do të ulej në tavolinë me Damian Gjiknurin, do të kishte zgjedhje të parakohshme, të tjera si këto.

Një vit më pas, asgjë s’ka ndodhur, thjeshtë dhe vetëm demokratët janë torturuar pa pushim. Asgjë nuk ka ndryshuar.

Një vit më parë, Gjykata hapi hetimet për financimet me para nga off-shore rus në SHBA, çështje e cila u mbyll dy ditë më parë dhe këtu gjithçka përfundoi për Lulzim Bashën. Njeriu që çka nuk ka bërë në këtë kohë, por sot thjeshtë dhe vetëm ngelet “KÇK”-ja e Edi Ramës.

LEXO EDHE:  Schroeder: Shqipëria të marrë vendimet e duhura, por edhe t’i zbatojë ato

LEXO EDHE:  Schroeder: Shqipëria të marrë vendimet e duhura, por edhe t’i zbatojë ato

Lulzim Basha është i dobët, i paaftë. Ai e di që nuk fiton dot, por i shërben Edi Ramës me devotshmëri, me parimin “KÇK”.

Ai kërkon të kapë ç’të kapë, të marrë ç’të marrë, t’i japin, ç’ti japin. Mjafton të rrijë në krye të PD-së dhe të pasurohen familjarët e tij që morën 16 milion euro nga një pallat, ndërtuar brenda në det në Vlorë. Familjarët e tij që kanë ngritur xhiron në miliona euro, të përfitojë vilat e tij në resorte oligarkësh, e kështu me radhë.

Ky është Lulzim Basha dhe asgjë më shumë sesa kaq.

Faktet flasin vetë, demokratët tani e shohin në sy. Luli është thjeshtë dhe vetëm “KÇK”, e Edi Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

E treta e vërteta e Lulit!

Publikuar

-

Nga

luli

Ka një reagim të fortë në rrjetet sociale nga demokratët të cilin e neverisin marrëveshjen e djeshme të Lulzim Bashës me kryeministrin Edi Rama.

Pas mbylljes së hetimeve dhe pushimit të çështjes për financimet me para nga ofshorët rus në SHBA, Lulzim Basha menjëherë u kthye tek Edi Rama.

Këtë e bëri dje dhe demokratët kanë reaguar mjaft ashpër në rrjetet sociale.

Ka një frymë shumë të fortë të kreut të PD-së dhe të gjithë ngrenë pyetjen pse.

Kjo ka vetëm një përgjigje. Lulzim Basha shpreson që kjo të jetë e treta e vërteta. Askush nuk ka më dyshime. Luli punon thjesht dhe vetëm për mandatin e tretë të Edi Ramës, por këtë herë do të jetë edhe ai në Qeveri. Më të tretën të vërtetën me Ramën do të jenë bashkë.

Kanë bërë një marrvëshje në 2017-ën, nuk mundën të qeverisin bashkë më shumë se disa muaj, pasi Rama i vetëm mori 74 mandate.

LEXO EDHE:  “Për ju ka vetëm një stinë: Pranverë”/ Meta bën urimin e ngrohtë për Sali Berishën

LEXO EDHE:  Vasili: Nuk ka dorëheqje për llogari të krimit, brenda 24 orëve do të publikohen fakte të reja

Luli u kthye dhe thirri Monikën afër, po kërkon të mbijetojë në opozitë me LSI-në dhe e sheh që e ka të pamundur, ndaj ai kërkon të marrë diçka.

Luli është i versionit kap ç’të kapësh, pra është KÇK-ja e Edi Ramës dhe nuk do gjë tjetër. Do thjesht vetëm të ndodhë e treta e vërteta.

Pra, shkon ulet në tavolinë, bën çdo lloj marrëveshje, shpreson që Rama mos të marrë 70 mandate dhe ai të shkojë në Qeveri më të.

Luli Kërkon të tretën të vërtetën. Kjo është pse-ja e asaj që ka ndodhur dje./CNA.al

LEXO TE PLOTE