Connect with Us

“Në gjykatë duhen prova dhe jo llafe”/ Manjani në krah të Tahirit, “shuplakë” prokurorëve

Politikë

“Në gjykatë duhen prova dhe jo llafe”/ Manjani në krah të Tahirit, “shuplakë” prokurorëve

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me seancën gjyqësore të një ditë më parë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se dosja “Tahiri”, duket  të jetë e varfër në prova por e pasur në lajme.

Manjani thekson se në gjykatë duhen prova dhe jo llafe, duke i dhënë kështu një “shuplakë” të fortë prokurorëve të çështjes.

“Mungesa e provave nga njëra anë dhe ngritja e super akuzave nga ana tjetër, teknikisht (nuk e di nëse është dhe taktikisht) shton shanset për pafajsi.

Herët a vonë akuzat pa prova bien.

Dmth e vetmja gjë që kam kuptuar nga aq sa shkruhet në media është hobby i Sajmirit për lundrimin në det me mjetin e tij dhe, Habilajt janë kushërinjtë e tij.”-shkruan ndër të tjera Ylli Manjani.

Më tej, Manjani shkruan se ka shumë boshllëqe të mëdha hetimi.

“E kuptoj fort mirë dëshirën e disave që Sajmiri të dënohet, por ky është emocion, shkumë, dëshirë apo qoftë dhe politikë.”-thekson Manjani.

Postimi i plotë:

Sa më shumë dëgjoj e lexoj në media për çështjen Tahiri, aq më shumë bindem se është një dosje e varfër në prova por e pasur në lajme.

Puna është se në gjykatë duhen prova dhe jo llafe.

Mungesa e provave nga njëra anë dhe ngritja e super akuzave nga ana tjetër, teknikisht (nuk e di nëse është dhe taktikisht) shton shanset për pafajsi.

Herët a vonë akuzat pa prova bien.

Dmth e vetmja gjë që kam kuptuar nga aq sa shkruhet në media është hobby i Sajmirit për lundrimin në det me mjetin e tij dhe, Habilajt janë kushërinjtë e tij.

Të dyja këto elementë Sajmiri u kujdes ti fshihte para publikut por jo para hetimit.

Por ja tani që u zbuluan si lidhet kjo me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës?!!!

Po me shpërdorimin e detyrës?!

Si është e mundur që nuk qenka hetuar çështja e fikjes së radarëve? Po emaili i policit për prokurorin?!

Pra ka shumë boshllëqe të mëdha hetimi.

E kuptoj fort mirë dëshirën e disave që Sajmiri të dënohet, por ky është emocion, shkumë, dëshirë apo qoftë dhe politikë.

E kuptoj gjithashtu se sjellja politike e vetë Sajmirit ka prodhuar jo pak viktima, që sot kanë të gjithë të drejtë të kërkojnë shpagim.

Por Sajmiri nuk po gjykohet për produktin e punës së tij si ministër.

Gjykimin politik njerëzit e bëjnë me votë, jo me gjykatë.

Në shoqërinë me shtet ligjor duhen PROVA. Kjo vlen si për Sajmirin ashtu edhe për armiqtë e tij. Gjykimet e dënimet e nxitura nga emocione turmash, deklarime politike apo edhe diplomatike janë të PAPRANUESHME!

Duhet të instistojmë gjer në dhimbje që drejtësia të funksionojë ftohtë, e pa ndikuar nga këto emocione dhe pa urdhëra. Ky është i vetmi standart.

Kjo llogjikë duhet pranuar pa kushte, në radhë të parë ndaj atij që nuk e ke qejf.

Përndryshe, rritja e presionit për gjykime në emër të turmës, apo teorisë së të bërit shembull por pa prova, është shumë shumë e rrezikshme.

Me këtë variant i gjithë populli është “i pandehur”. Të gjithë mund të dënohen për inat apo qejf të dikujt tjetër.

Por kjo nuk është më shoqëri demokratike!!! Sa më takon nuk e kam pranuar e refuzoj ta pranoj këtë sjellje tërësisht anti shtet, anti-drejtësi e anti- demokraci./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Fatmir Xhafa kundër Tahirit/ Mbështet ambasadorin britanik

Publikuar

-

Nga

Ish ministrit i Brendshëm, Fatmir Xhafa është parë kahera si një nga kundërshtarët e ashpër të Saimir Tahirit.

Më herët ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, pati një reagim në rrjetet sociale, lidhur me vendimin e Gjykatës për Tahirin ku shkruante se sistemi gjyqësor po maturohet, por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje.

Duket se një qëndrim i tillë ka gjetur edhe mbështetjen e ish ministrit Xhafa, pasi ky i fundit nuk ka ngurruar ti japë  “pëlqim” reagimit të ambasadorit britanik në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadori britanik reagon për Saimir Tahirin

Publikuar

-

Nga

Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, për ish mininstrin e Brendshëm Saimir Tahiri e cila e dënoi me 3 vite e 4 muaj shërbim prove.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Duncan shkruan se vendimi për Saimir Tahirin tregon se sistemi ligjor në Shqipëri po zhvillohet me maturi, por shtron pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend”

“Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deputetët socialistë të Shkodrës nuk flasin/ Rama u kërkon të pajtohen

Publikuar

-

Nga

Burime nga mbledhja e Kryeministrit Rama me drejtuesit e veriut bëjnë me dije se deputeti i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, dhe deputeti socialist Paulin Sterkaj kanë kërkuar që të dëgjohen më shumë nga Senida Mesi dhe Luan Harusha përsa i përket emërimeve të drejtorëve në Shkodër.

Rama ka kërkuar që të ulen bashkë dhe të vendosin për propozimet. “Kur unë ulem me Ilir Metën dhe Sali Berishën pse nuk uleni ju me njëri-tjetrin? Toma është parti tjetër por është aleati ynë, ndërsa Paulini është përgjegjës për Malësinë së Madhe, por ka të drejtë të japë mendim për drejtorët rajonalë që prekin edhe këtë bashki”, citohet të ketë thënë Rama në mbledhje, transmeton A2.

Organikat e tej fryra të bashkive ka qenë një prej shqetësimeve të ngritura në mbledhje dhe Rama ka caktuar Ilir Beqjen që të rishikojë këto organika të bashkive të veriut, për të propozuar struktura të reja, me staf më të reduktuar.

LEXO TE PLOTE