Connect with Us

Meta shkeli Kushtetutën?/ Ja çfarë thotë eksperti i Venecias

Politikë

Meta shkeli Kushtetutën?/ Ja çfarë thotë eksperti i Venecias

Publikuar

-

Ekspertët e Komisionit të Venecias, prej ditës së djeshme vijojnë takimet në Shqipëri, pas kërkesës së mazhorancës për shkarkimin e presidenti Ilir Meta, pasi çdekretoi 30 qershorin, si datën për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Sot ekspertët e Komisionit të Venecias kanë zhvilluar një takim me anëtarët e Komisionit të Posaçëm Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat, Kaarlo Tuori, drejtues i delegacionit të Komisionit të Venecias deklaroi në përfundim të takimit me anëtarët e Komisionit Hetimor se tashmë e kanë një ide nëse Presidenti e ka shkelur Kushtetutën dhe në 11 tetor do të dalin me raportin përfundimtar.

LEXO EDHE:  Meta: Mbështesim propozimet e LRI për maturën shtetërore

“E kemi një ide të qartë, nëse e ka shkelur Presidenti Kushtetutën. Të gjitha takimet kanë qenë produktive, pasi morëm një informacion për të krijuar opinionin që do të dalë në 11 Tetor” tha Kaarlo Tuori./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ministria e Shëndetësisë i përgjigjet PD-së/ Mos përhapni panik

Publikuar

-

Nga

Zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka reaguar në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike, sipas së cilëst MSH nuk po jep transparencë po dhe aktron me masat e marra në pikat kufitare kur koronavirusi është kaq pranë Shqipërisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Mira Rakacolli i bëri thirrje opozitës të mos e përdorë këtë situatë për të bërë politikë.

Po ashtu ajo kërkon që opozita të mos përhapë panik, ndërsa shton se struktura e karantinës është përcaktuar që në mbledhjen e dytë pas vendosjes së kontrolleve për koronavirusin dhe plotëson të gjitha standardet, ndërsa shtoi se janë marrë të gjitha masat për përballimin e situatës.

‘Një sqarim për qytetarët, në lidhje me situatën më të fundit të Koronavirusit. Komiteti teknik me mjekë dhe ekspertë nga Instituti i Shëndetit Publik, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, në bashkëpunim edhe me përfaqësues të zyrës së OBSH në Tiranë, në paketën e masave teknike për përballjen me COVID 19, që prej mbledhjes së dytë të tij, ka përcaktuar me vendim të posaçëm strukturën e karantinës.

Kjo strukturë përmbush të gjitha standardet e përcaktuara nga OBSH, në përputhje me rregulloren ndërkombëtare të shëndetit. Po sipas këtyre kritereve kjo strukturë vihet në funksion vetëm në bazë të një rregulloreje të miratuar, dhe vetëm në rast se do të jetë e nevojshme, ashtu siç e përkufizon OBSH. Në vijim të shfaqjes së disa rasteve sporadike të përdorimit të situatës me Koronavirusin për qëllime politike, Ministria e Shëndetësisë e konsideron përhapjen e panikut për këto qëllime, si të fundit gjë për të cilën kanë nevojë qytetarët në këto momente. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale garanton se Komiteti Teknik ka marrë të gjitha masat, siç është bërë e ditur dhe në komunikimet tona të përditshme, për parandalimin e shfaqjes së virusit, në përputhje me të gjitha rekomandimet që jep OBSH, me ekspertët e të cilës janë pjesë e Task- Forcës së ngritur, Komiteti Teknik është në komunikim dhe konsultim të vazhdueshëm’, shkruan Rakacolli.

Caktoi vendin e karantinës nga frika e koronavirusit/ Ish-deputeti mesazh Ministrisë së Shëndetësisë 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Astrit Patozi “kryqëzon” Ramën dhe Metën/ Është luftë për territor, nuk kanë asnjë lidhje me Kushtetutën  

Publikuar

-

Nga

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar përplasjen mes presidenit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Mbrëmjen e djeshme, i ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Patozi theksoi se nuk kemi të bëjmë me përplasje institucionesh, por konflikt i pastër mes Ramës dhe Metës.

Po ashtu, ai shtoi se përplasja mes tyre nuk ka të bëjë aspak me Kushtetutën.

“Nuk kemi të bëjmë me përplasje mes institucioneve, por është konflikt i pastër mes dy personave, njëri prej të cilëve është i parehatuar, dhe ky është presidenti. Të dy janë produkte të një pazari të pistë, si ai i 1 prillit. Pazari ishte njëri kryeministër e tjetri presidenti.

LEXO EDHE:  Rama-Meta ftesë Bashës/ Ja tre propozimet për marrëveshje  

LEXO EDHE:  Meta qetëson qytetarët/ T'i kthehemi jetës së përditshme

Por, tani ka mbaruar koha e paqes dhe kemi kaluar në luftë. Por jo në emër të Kushtetutës. Ata nuk kanë lidhje me Kushtetutën. Atë e kanë shkelur edhe kur kanë qënë në gjumë. Kjo është luftë për territor i dy dinozaurëve të politikës”-tha ndër të tjera Astrit Patozi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Astrit Patozi tregon mesazhin e rëndësishëm të BE/ Është ushqim për ëndrren europiane

Publikuar

-

Nga

Ndërsa ka komentuar konferencën e donatorëve për Shqipërinë, koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka theksuar se kjo konferencë përcolli mesazhe të forta për shqiptarët.

I ftuar në emisionin “Java” në RTSH, Patozi theksoi se ajo çfarë ndodhi atje është ushqim për ëndrren europiane të shqiptarëve.

“Konferenca e donatorëve tregoi mbështetjen nga BE. Ajo që ndodhi atje i jep ushqim ëndrres europiane të shqiptarëve. Më shumë se sa vlera duhet parë gjesti. Shqipëria nuk u ndie e braktisur. Në 30 vite ka bërë aq shumë zullume e nuk do ishte çudi të kishte një kthim krahësh.

LEXO EDHE:  Dekreti për Kadastrën/ Këshilltari i Metës raporton te “Ligjet”

LEXO EDHE:  Meta takon eurodeputetët/ Vlerëson PE për mbështetjen e Shqipërisë drejt integrimit

Nëse shqipëria do të ngelte vetëm pas tërmetit do ti ishte tragjedi, do ishte një krizë e madhe”-tha ndër të tjera Astrit Patozi.

LEXO TE PLOTE