Connect with Us

Lëviznin me armë zjarri dhe kanabis nëpër Tiranë/ Pranga dy të rinjëve

Kronika

Lëviznin me armë zjarri dhe kanabis nëpër Tiranë/ Pranga dy të rinjëve

Publikuar

-

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë, si rezultat i finalizimit të operacionit “Aleati 2”.

Sipas Policisë, në pranga kanë përfunduar shtetasit E. D., 33 vjeç dhe  E. B., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik këtyreshtetasve iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, ndërsa shtetasit E. B., iu gjet një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis .Policia ndërkohë vijon hetimet për zbulimin e personave që dyshohet se bashkëpunojnë me dy të rinjtë, tashmë të arrestuar.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar “Aleati 2” Në pranga dy shtetas. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis. Komisariati i Policisë Nr. 6 në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Aleati 2”, në kuadër të të cilit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– E. D., 33 vjeç, banues në Yrshek, Tiranë;

– E. B., 25 vjeç, banues në Yrshek, Tiranë;

LEXO EDHE:  Arrestohen 3 policët privatë në Fier/Vodhën naftën e Gazsjellësit TAP (Emrat)

Për shtetasit e lartpërmendur shërbimet e policisë të komisariatit Nr.6 dispononin informacion se lëviznin me sende të kundërligjshme me vete.  Menjëherë nga shërbimet e policisë është organizuar operacioni policor “Aleati 2” për kapjen e tyre në flagrancë. Pasi shërbimet e policisë i kanë konstatuar këta dy shtetas në një lokal në zonën e Yrshekut, u kanë ushtruar kontroll fizik. Gjatë kontrollit fizik shtetasit E. D., iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, ndërsa shtetasit E. B., iu gjet një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis. Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “ Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” në ngarkim të shtetasit E. D. dhe për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” e “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në ngarkim të shtetasit E. B./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina shpërthen në flakë në ecje/ Dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Një makinë ka shpërthyer në flakë mbrëmjen e sotme në afërsi të Urës së Tapizës në aksin Fushë Krujë -Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30,  ndërsa  mjeti tip “Golf 4” me targa AA 239 DK, është djegur plotësisht.

Fatmirësisht, pronari i makinës me inicialet A.M ka mundur të dalë me shpejtësi pa lëndime.

LEXO EDHE:  Video/ Arrestohet 21 vjeçari për kanosje ndaj 3 personave

LEXO EDHE:  Vodhën 4 milionë lekë të reja/Kapet një nga autorët

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

I zhdukur prej tre ditësh/ Gjendet i pajetë i riu

Publikuar

-

Nga

Një 32 vjeçar nga Ferizaj, me inicialet Sh.B i cili ishte shpallur i zhdukur para tre ditësh, është gjetur sot i pajetë.

Sipas mediave kosovare, trupi i të riut është gjetur mes fshatit Gadime dhe Kishnapole të Komunës së Lipjanit.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, ndërkohë që trupi i të tij është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Goditet grupi kriminal në Itali/ Arrestohen 20 persona, mes tyre bosi shqiptar

Publikuar

-

Nga

Një megaoperacion i policisë italiane, ka çuar në arrestimin e 20 personave. Ata akuzohen për trafik droge, vjedhje dhe armë mbajtje pa leje, ndërkohë që kapoja ishtë një shqiptar.

Hetimet lidhur me këto arrestime kishin nisur që në dhjetor 2015 kundër një organizate kriminale e përbërë nga italianë dhe shqiptarë, përgjegjës për krime të ndryshme.

LEXO EDHE:  Arrestohet ish-futbollisti i Vorës, tentoi të përdhunojë të miturën

LEXO EDHE:  Arrestohen 3 policët privatë në Fier/Vodhën naftën e Gazsjellësit TAP (Emrat)

Krahas sekuestrimit të 5.3 tonë marijuana që vinin nga Shqipëria, hetimet zbuluan dhe një arsenal të madh armësh, ekzistenca e të cilave datonte që nga lufta.

U sekuestruan gjithashtu 10 pistoleta gjysmë-automatike dhe 2 armë kallashnikovm shkruajnë mediat italiane./CNA.al

LEXO TE PLOTE