Connect with Us

Kriza e sajuar artificialisht…/ Rama dhe Basha të papërgjegjshëm

Politikë

Kriza e sajuar artificialisht…/ Rama dhe Basha të papërgjegjshëm

Publikuar

-

"Unë president, ti kryeministër"/ Rama i përgjigjet “flakë për flakë” Bashës

Gjatë konferencës së shtypit të mbajtur në ambientet e presidencës, numri një i shtetit ka bërë fajtor drejtuesit e partive kryesore lidhur me situatën e rendë të krizës së thellë që prej muajsh e ka mbërthyer vendin, ndërsa e ka etiketuar atë si të sajuar artificialisht nga faktorë të interesuar jashtë vendit.

“Nuk ka gjë më të mirë sesa dashuria, por me e rëndësishme për politikanët është përgjegjshmëria. Unë mendoj që Rama dhe Basha kanë reflektuar një mungesë të madhe të përgjegjësisë së përbashkët prej një kohe të gjatë. Në mënyrë të veçantë gjatë këtij viti.

Kjo ka qenë një situatë artificiale, qytetarët shqiptarë nuk e kanë merituar. Sepse ky polarizim nuk ekziston poshtë në shoqëri.  Ky është një antagonizëm i imponuar nga lart. Për të mos thënë që ndonjëherë më duket si një antagonizëm i orkestruar nga jashtë, për të mbajtur Shqipërinë në një situatë ngërçi pa kuptim dhe në një pozitë jo shumë të favorshme, sic e meriton Shqipëria”, ka vlerësuar presidenti Ilir Meta në konferencën mediatike të dhenë nga presidenca./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balla plas “bombën” në Kuvend/ Ja kush qëndron pas dhunimit të gazetarit

Publikuar

-

Nga

Balla plas “bombën” në Kuvend/ Ja kush qëndron pas dhunimit të gazetarit

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas fjalës së deputetit të Bindjes Demokratike, Andi Përmeti, i cili kërkoi që të zbardhet rasti i dhunimit të gazetarit Elvi Fundo.

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Balla tha se është gati të bashkëpunojë me organet e drejtësisë dhe se sipas tij ka dyshime të arsyeshme se pas dhunimit të gazetarit Elvi Fundo qëndron kreu i PD-së, Lulzim Basha.

“Meqënesë u përmend media apo gazetari në fjalë, gazetari është dhunuar e goditur rëndë. Unë kam qënë një nga ata personat publik që e kam dënuar dhe i kam kërkuar ministrit të kohës, hetim. Dhe dua të them e jam i gatshëm që nëse prokuroria apo policia bëjnë punën që duhet të jap edhe informacione që vlejnë.

Ka dyshime të arsyeshme se pas atij sulmi fshihej Lulzim Basha, kreu i partisë tendë dhe i partisë së Halit Valterit, me firmën e Lulit keni ardhur të dy”-tha ndër të tjera Taulant Balla./ CNA.al



Kërcënoi publikisht gazetarin/ Andi Përmeti vë me “shpatulla pas muri” Sandër Lleshajn

Publikoi skandalin e makinës luksoze/ Gazetari sfidon publikisht Sandër Lleshajn

LEXO TE PLOTE

Politikë

Integrimi në BE dhe pandemia e COVID-it/ Rama niset sot për në Gjermani

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama pritet të niset sot pasdite për në Gjermani.

Mësohet se në fokus të kësaj vizite është Integrimi i vendit në Bashkimin Europian dhe COVID-19.



Ndërkohë bëhet me dije se Rama do të zhvillojë një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Vijon…

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fitoi betejën me Covid/ Deputeti shfaqet për herë të parë në Kuvend: Isha në situatë kritike

Publikuar

-

Nga

Fitoi betejën me Covid/ Deputeti shfaqet për herë të parë në Kuvend: Isha në situatë kritike

Deputeti Enver Roshi shfaqet për herë të parë në Kuvend pasi fitoi betejën me koronavirusin.

Ai ka tregur se situata e tij ishte shumë kritike. Nga foltorja e Kuvendit falenderoi të gjithë ata që e mbështetën dhe e motivuan për të përballuar situatën e rëndë shëndetësore.



“Situata ime ishte shumë kritike. Shpreh mirënjohje për të gjithë ata që më motivuan për të jetuar. Jam shumë i emocionuar sepse kalova një situatë të rëndë shëndetësore”, u shpreh deputeti./CNA.al

LEXO TE PLOTE