Connect with Us

Krimi Ekonomik bën “kërdinë”/ Procedohen 348 administratorë, pezullohen 71 subjekte

Kronika

Krimi Ekonomik bën “kërdinë”/ Procedohen 348 administratorë, pezullohen 71 subjekte

Publikuar

-

Drejtori i Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, Lutfi Minxhozi në një deklaratë për mediat ka bërë të ditura rezultatet në luftën kundër informalitetit.

Minxhozi tha se është ushtruar kontroll në 1764. Sipas tij, nga kontrollet e ushtruara deri në 10 shtator 2019, janë proceduar penalisht 348 administratorë subjektesh. Gjithashtu ai tha se pas shkeljeve të konstatuara, është pezulluar aktiviteti për rreth 71 subjekte.

“Në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 1,764 subjekte të ndryshme, ndër to 892 shërbime vend-pushimesh, 703 lokale në bregdet, 321 hotele, 8 subjekte karburesh, 55 ndërtime pa leje, 59 raste për territore të pushtuara dhe në 309 subjekte të tjera.

Janë proceduar penalisht 348 subjekte të gjetura në shkelje dhe materialet i kanë kaluar për ndjekje penale prokurorive të rretheve gjyqësore përkatëse.

39 persona janë arrestuar e ndaluar për veprat penale të “Fshehjes së të Ardhurave”, “Mos lëshim kuponi tatimor dhe ushtrim aktiviteti tregtar të paligjshëm”, “Mospagim i taksave dhe i tatimeve”, “Mos kryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Ndryshimi në aparatet matëse”, “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”, “Ndërtim i pa ligjshëm”, “Shkatërrim i pronës”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në 169 raste, subjekteve u janë vendosur gjoba dhe në 71 raste janë marrë masat e bllokimit të aktiviteti për subjekte të ndryshme nga organet tatimore.”-tha ndër të tjera Minxhozi.

Deklarata e plotë:

Deklarata e Drejtorit të Drejtorisë pêr Krimet Ekonomike e Financiare në Departamentin e Policisë Kriminale, Lutfi Minxhozi – 11 Shtator 2019

Strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë Shtetit në zbatim të Planit të Masave “Kundër informalitetit në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, tregtimin e mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal”, “Për evidentimin e subjekteve në vijën bregdetare që ushtrojnë aktivitet biznesi të shërbimit pa  leje (kontrata me njësitë vendore)”, si dhe të Planit të Veprimit të përbashkët me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, në bashkëpunim edhe me strukturat e qeverisjes vendore dhe të tatimeve e doganave, deri 10.09.2019, kanë arritur këto tregues:

  • Në shkallë vendi janë ushtruar kontrolle në 1,764 subjekte të ndryshme, ndër to 892 shërbime vend-pushimesh, 703 lokale në bregdet, 321 hotele, 8 subjekte karburesh, 55 ndërtime pa leje, 59 raste për territore të pushtuara dhe në 309 subjekte të tjera.
  • Janë proceduar penalisht 348 subjekte të gjetura në shkelje dhe materialet i kanë kaluar për ndjekje penale prokurorive të rretheve gjyqësore përkatëse.
  • 39 persona janë arrestuar e ndaluar për veprat penale të “Fshehjes së të Ardhurave”, “Mos lëshim kuponi tatimor dhe ushtrim aktiviteti tregtar të paligjshëm”, “Mospagim i taksave dhe i tatimeve”, “Mos kryerja e detyrave nga organet tatimore”, “Ndryshimi në aparatet matëse”, “Falsifikim i vulave, i stampave dhe formularëve”, “Ndërtim i pa ligjshëm”, “Shkatërrim i pronës”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
  • Në 169 raste, subjekteve u janë vendosur gjoba dhe në 71 raste janë marrë masat e bllokimit të aktiviteti për subjekte të ndryshme nga organet tatimore.
  • Gjithashtu janë proceduar penalisht 64 zyrtarë të administratës për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, nga të cilët, 42 nëpunës të bashkive, 9 nëpunës të sistemit fiskal, 8 nëpunës të Drejtorive Rajonale të ndryshme, 5 nëpunës të IMT-së.

Ndër zyrtarë të administratës janë arrestuar 5 vetë dhe 1 është shpallur në kërkim.

Ndarë sipas Qarqeve:

  • Në Tiranë janë kontrolluar 181 subjekte, janë vendosur 25 gjoba, 2 bllokim aktiviteti, 46 persona janë proceduar penalisht, 31 u arrestuan;
  • Në Durrës janë kontrolluar 324 subjekte dhe janë vendosur 63 gjoba, 14 bllokim aktiviteti dhe 40 janë proceduar penalisht;
  • Në Berat janë kontrolluar 44 subjekte, 18 nga të cilat për aktivitetin e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit në Malin e Tomorrit, të cilëve ju është bllokuar aktiviteti, 14 raste të subjekteve të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit janë referuar për ndjekje penale për “Fshehje të ardhurash”;
  • Në Fier janë kontrolluar 254 subjekte dhe janë vendosur 26 gjoba, 2 bllokim aktivitet, 7 janë proceduar penalisht dhe 1 u arrestua;
  • Në Vlorë janë kontrolluar 343 subjekte dhe janë vendosur 28 gjoba, 6 bllokim aktiviteti, 54 janë proceduar penalisht;
  • Në Gjirokastër janë kontrolluar 26 subjekte dhe janë vendosur 8 gjoba, 7 bllokim aktiviteti, 8 u proceduan penalisht;
  • Në Korçë janë kontrolluar 108 subjekte dhe janë vendosur 3 gjoba, 4 bllokim aktiviteti dhe 28 u proceduan penalisht;
  • Në Elbasan janë kontrolluar 42 subjekte, nga këto 26 u proceduar penalisht;
  • Në Kukës janë kontrolluar 19 subjekte nga këto 2 u proceduan penalisht;
  • Në Dibër janë kontrolluaro 159 subjekte dhe janë vendosur 4 gjoba, 4 bllokim aktiviteti dhe 9 u proceduan penalisht;
  • Në Shkodër janë kontrolluar 95 subjekte nga këto 5 bllokim aktiviteti, 70 janë proceduar penalisht, 5 shtetas arrestuar dhe ndaluar;
  • Në Lezhë janë kontrolluar 169 subjekte dhe janë vendosur 12 gjoba, 10 bllokim aktiviteti dhe 44 proceduar penalisht, 2 persona të arrestuar.
LEXO EDHE:  Merrnin shuma të mëdha parash nëpërmjet mashtrimit/ Arrestohen “Juristët”

Në kuadër të goditjes së aktivitetit të paligjshëm të subjekteve që ushtronin aktivitet biznesi të shërbimit pa leje dhe lirimin hapësirave publike të zëna në kundërshtim me ligjin në zona bregdetare, në shkallë vendi:

  • Janë liruar 55 hapësira publike me sipërfaqe totale rreth 40 mijë m²;
  • 62 subjekte janë proceduar penalisht;
  • mbi 6,700 shezllone dhe 3,200 çadra janë sekuestruar.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve kundër informalitetit dhe evazionit fiskal në hoteleri, turizëm, ndërtim dhe hidrokarbureve, së fundmi strukturat e Drejtorisë për Krimet Ekonomike e Financiare në Policisë së Shtetit në bashkëpunim me strukturat e Hetimit Tatimor dhe Prokurorinë e Tiranës, me hetime proaktive kanë identifikuar, zbuluar dhe goditur 3 raste evazioni, vjedhje në përpjesëtime të mëdha dhe ndërtimi skemash rimbursimi të TVSH me fatura fiktive.

Konkretisht:

  • Operacioni “Kredia”, i finalizuar në datë 20 gusht 2019, me arrestimin e ndalimin e 8 personave, pasi për një periudhë të gjatë kohore, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë siguruar klientë dhe aprovuar kredi duke falsifikuar dokumentet;
  • Operacioni “Bileta e falsifikuar”, finalizuar në datë 27 gusht 2019, me arrestimin dhe ndalimin e 8 personave pasi kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në transportin urban në qarkun Tiranë.
  • Operacioni “Informaliteti”, finalizuar në datë 5 shtator 2019, me arrestimin dhe ndalimin e 16 personave, të përfshirë në një skemë rimbursimi TVSH-s me fatura fiktive, me aktivitete të ndryshme ekonomike si ndërtime konstruksion godinash, import-eksport, tregtim me shumicë e pakicë etj.

Strukturat e Policisë së Shtetit dhe veçanërisht ato të Hetimit të Krimit Ekonomike e Financiar po vijojnë operacionin në bashkëpunimin me Hetimin Tatimor, Hetimin Doganor, Prokuroritë e rretheve gjyqësore, fokusuar në subjektet e mëdha në fushën e ndërtimit, hidrokarbureve dhe tregtisë me mallrat e akcizës.

Policia e Shtetit fton dhe nxit qytetarët të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit ‘STOP INFORMALITETIT’, çdo abuzim në fushën ekonomike!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Projekti për Teatrin/ Prokuroria rrëzon akuzat ndaj arkitektit danez

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Tiranës ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike se arkitekti danez Bjarke Ingels ka shkelur ligjin duke realizuar projektin për ndërtimin e teatrit të ri, pa patur një marrëveshje me autoritetet dhe duke qenë në dijeni të faktit se godina do të ngrihej në një zonë të mbrojtur.

Sipas Abcnews.al, prokurori Saimir Hysa në nëntor të 2019 vendosi mosfillimin e procedimit penal, me argumentin se nuk ka element të veprës penale, ndërkohë çështja përfundoi në gjykatë, përderisa Partia Demokratike e ankimoi vendimin e Akuzës, duke mos qenë dakord me të.

Opozita e kallëzoi arkitektin e huaj për akuzën e korrupsionit pasiv në sektorin privat, dhënie ndihme për ndërtim të paligjshëm dhe ushtrim i ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Ndër të tjera në dokument thuhet se arkitekti ka marrë përsipër realizimin e projektit në mënyrë private nga kryeministri dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë në arsyetimin e tij prokurori Hysa thekson se pasi shqyrtoi kallëzimin, arrin në konkluzionin se nuk ka bazë ligjore, për fillimin e procedimit penal. Kjo për faktin se punimet për ndërtimin e teatrit të ri nuk kanë nisur dhe për rrjedhojë nuk rezulton që subjekti i kallëzuar të ketë ofruar shërbime.

LEXO EDHE:  Ushtroi dhunë mbi  nënën/ Ja si reagoi Policia

LEXO EDHE:  I vjedhin portofolin dhe e dhunojnë me sende të forta/ Policia arreston autorët (emrat)

“Nuk është në objektin e punës së prokurorisë të gjykojë mbi vlefshmërinë e akteve ligjore apo nënligjore të nxjerra nga organet shtetëror si dhe mbi faktin nëse duhet shembur ose jo godina e teatrit Kombëtar”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sekuestrohen 16 000 euro në Rinas/ Procedohet penalisht poseduesi

Publikuar

-

Nga

Policia Kufitare e Rinasit ka parandaluar një tjetër rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të kundërligjshme.

Nga informacionet zyrtare mësohet se policia në Rinas ka sekuestruar një shumë prej 16 000 euro, si dhe është proceduar penalisht poseduesi.

“Në vijim të zbatimit të masave të shtuara për luftën ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve të shtuara, Policia Kufitare e Rinasit, pas dyshimeve të lindura në lidhje me motivin e udhëtimit ka kaluar për kontroll në vijën e dytë shtetasin L. Gj., 28 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë punonjësit e Policisë Kufitare i kanë gjetur këtij shtetasi në çantën e brezit një shumë prej 16 000 eurosh të cilat ky shtetas po tentonte t’i kalonte pa i deklaruar para autoriteteve doganore.

LEXO EDHE:  Merrnin shuma të mëdha parash nëpërmjet mashtrimit/ Arrestohen “Juristët”

LEXO EDHE:  Tiranë/ Vidhnin me dhunë telefona, arrestohen dy persona

Nga Policia Kufitare e Rinasit u bë sekuestrimi i shumës së eurove në cilësinë e provës materiale dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u proceduar penalisht shtetasi L. Gj., për veprën penale “Mosdeklarim i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Në kërkim për vrasje/ Publikohen fotot dhe emrat e treshes së rrezikshme

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit kaa publikuar emrat dhe fotot e tre personave të radhës, të cilët do të jenë objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.

Bëhet fjalë për shtetasit, Gentian (Eugen) Sula, Besnik Lamçja dhe Kujtim Qordja.

Shtetasi Gentian (Eugen) Sula, akuzohet se në datën 19 mars 1997, në lagjen nr. 5, Korçë, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka vrarë me armë zjarri, në banesën e tij, shtetasin B. F. dhe si pasojë e shkëmbimit të zjarrit ka gjetur vdekjen edhe bashkëpunëtori i Gentianit, shtetasi D. B.

Gentian (Eugen) Sula është dënuar nga Gjykata e Apelit Korçë, me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shtetasi Besnik Lamçja, akuzohet se në datën 27 qershor 2000, në vendin e quajtur “Magazinat e tregtisë”, në rrugën “Siri Kodra”, në bashkëpunim me shtetasin E. Ç., ka vrarë me armë zjarri shtetasin G. U.

LEXO EDHE:  Video/ Me shpejtësi sketerrë në Sauk, policia u heq patentat 9 shoferëve

LEXO EDHE:  I mori euro shoferit maqedonas/ Arrestohet doganieri

Besnik Lamçja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja me armë”.

Ndërsa, shtetasi Kujtim Qordja, akuzohet se në datën 17 janar 1999, në vendin e quajtur “Ura e Babrroit”, ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. U. (H).

Kujtim Qordja është dënuar me 25 vjet burgim, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

LEXO TE PLOTE