Connect with Us

Kapriçot e motit/ Bëhuni gati për reshje dhe shtrëngata

Sociale

Kapriçot e motit/ Bëhuni gati për reshje dhe shtrëngata

Publikuar

-

Gadishulli i  Ballkanit po ndikohet nga qëndra me presion të ulët atmosferik të pozicionuar në detin Adriatik e cila do të ifluencojnë në vendin tonë mot të paqëndrueshëm.

Për ditën e sotme, moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura  të pasuara nga rreshje shiu dhe stuhi në zonën perëndimore dhe zonën qëndrore.

Në zona të kufizuara të qarqeve, nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndonjë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më e mundshme në terrenet malore.

Sipas IGJEUM, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 21 / 29 °C
në vendet e ulëta: 20 / 31 °C
në vendet malore: 16 / 26 °C.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Çfarë pritet për orët në vijim

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Lajm i mirë për emigrantët në Greqi/ Miratohet marrëveshja për njohjen e lejeve të drejtimit

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Përhershëm për Prodhim dhe Tregti në Parlamentin grek ka miratuar sot Projektligjin e Ministrisë greke të Infrastrukturës dhe Transportit për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas njoftimit zyrtar të Parlamentit grek deputetët e Komisionit votuan me shumicë votash ratifikimin e marrëveshjes mes të dy vendeve që u paraqit në Komision nga Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Joanis Qefalojanis.

Marrëveshja ishte nënshkruar nga Ministrat e atëhershëm të Jashtëm Ditmir Bushati, dhe Nikolaos Kocias në maj të vitit 2018, por që të hynte në fuqi duhet të ratifikohej nga Parlamenti grek.
Autoritetet greke nuk kanë dhënë motive për vonesat, por më në fund pas gati dy vitesh Komisioni Parlamentar grek ka hapur dritën jeshile që projektligji të kalojë në seancë parlamentare. Njohja e ndërsjelltë e lejeve të drejtimit pritet të lehtësojë lëvizjen e shtetasve shqiptarë dhe grekë dhe sidomos të dhjetëra mijëra emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi.

Autoriteti i Transportit Rrugor shqiptar duke iu referuar marrëveshjes ka pohuar se “shtetasit shqiptarë që zotërojnë leje drejtimi, model i lëshuar nga 1 korriku i vitit 2005, ose ata që janë të pajisur me formatin që ka nisur të shpërndahet nga 24 janari i vitit 2017, mund të drejtojnë automjetin e tyre edhe në territorin grek”.

Marrëveshja për lejet e drejtimit parashikon gjithashtu edhe procesin e konvertimit të lejeve të drejtimit. Sipas marrëveshjes “qytetarët shqiptarë të cilët kanë leje drejtimi shqiptare nuk do të kenë nevojë të rifillojnë procedurat e testeve teorike dhe praktike për marrjen e lejes greke të drejtimit”.
Sipas Marrëveshjes “qytetarët shqiptarë do të dorëzojnë lejen e drejtimit, marrë në Shqipëri dhe do të marrin atë greke duke pasur mundësinë, të qarkullojnë si drejtues mjeti në Greqi, me të drejta të barabarta me shtetasit grekë.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja sa do zgjasin reshjet e shiut

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Mësoni çfarë pritet për ditën e sotme

Marrëveshja parashikon që në momentin që shtetasit shqiptarë vendosin qëndrimin normal në territorin grek, ata mund të konvertojnë lejen shqiptare të drejtimit në atë greke duke paraqitur kërkesën e tyre pranë Drejtorive të Transportit në shtetin grek.

Kjo procedure, sipas marrëveshjes, bëhet pas kryerjes së kontrolleve mjekësore që vërtetojnë se personi është i aftë fizikisht të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorive specifike. Autoriteti rrugor shqiptar ka pohuar se konvertimi i lejes së drejtimit vlen edhe për shtetasit grekë që vendosin qëndrim në Shqipëri. /voa/

LEXO TE PLOTE

Sociale

Del vendimi/ 880 vende të lira pune në shtet

Publikuar

-

Nga

Shpallen 880 vende vakante të planifikuara për rekrutim në administratë gjatë vitit 2020.

Këshilli i Ministrave ka mbajtur ditën e sotme një mbledhje dhe ka miratuar planin vjetor të pranimit për vitin 2020 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil.

Në vendim thuhet se 3 punonjës do të rekrutohen në trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues, 59 në kategorinë e mesme drejtuese, 150 në kategorinë e ulët drejtuese dhe 668 në kategorinë ekzekutive.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja çfarë pritet për orët në vijim

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Ja sa do zgjasin reshjet e shiut

Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm, në kategorinë ekzekutive, janë në shkenca juridike, audit të brendshëm, shkenca ekonomike shkenca ekonomike/juridike, shkenca shoqërore, shkenca sociale, histori-filologji, shkenca mjekësore, veterinari, agronomi, shkenca biologjike dhe të ngjashme me to, kimi, shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme, shkenca inxhinierike, arkitekturë, arkeologji dhe restaurime, artet e bukura, gjeodezi, shkenca ekzakte, shkenca edukimi, mësuesi, arsim i lartë ushtarak/policor dhe arsim i lartë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bien temperaturat/ Mësoni si do jetë moti në vijim

Publikuar

-

Nga

Edhe për ditën e sotme, moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin.

Temperaturat e mëngjesit pritet të kenë një rënie të lehtë duke prekur vlerat -3ºC në relievet malore deri 6ºC në ato të ulta e bregdetare.

Në vlerat e mesditës pritet një rritje e lehte duke arritur 8ºC në relievet malore ndërsa ato të ulta dhe bregdetare 18-19ºC./ CNA.al

LEXO TE PLOTE