Sociale
Isuf Kalo tregon si u bë mjek personal i Enver Hoxhës

Mjeku Isuf Kalo, i rikthyer në vëmendje të opinionit pas një harrese disa dekadëshe nga rrënia e regjimit diktatorial, me botimin e librit “Blloku”, është i ftuar i vetëm në emisionin “Opinion”, ku krahas episodeve të publikuara po flet dhe për jetën e tij, e marëdhëniet me ish diktatorin Enver Hoxha, mjek personal i të cilit ka qenë.
“Në klinikën speciale për një kohë të gjatë nuk ka pasur mjekë personal. Për Enver Hoxhën, në të vërtetë, është kujdesur fillimisht Ibrahim Dervishi, pastaj një doktor Shameti i cili çuditërisht u arratis në Çeki, më pas Fjezi Hoxha është marrë shumë. Ky që u arratis ishte drejtor i klinikës speciale dhe u arratis nga vitet ’60 kur ne u prishëm me kampin socialist. Ai kishte të dashurën e tij në Çeki dhe simuloi një situatë sikur do shkonte për kurim, e prej andej iku. Dhe nuk u përzje më në politikë, e bëri për arsye personale. Nuk tha asgjë për Enver Hoxhën, ai mori një shumë parash që nuk i ktheu më.
Unë me Enverin kam patur raport mjek-pacient. Në vitet ’70-’73 u caktova mjek personal për Hysni Kapon që vuante nga diabeti. Hysni Kapo, me iniciativën e tij, nuk ka qenë kërkesa e Enverit, i propozoi Enverit që unë të kaloja tek ai. Hysni Kapo më thirri në shtëpi dhe më tha që Partia të ka caktuar një detyrë të rëndësishme të kujdesesh për Enverin dhe tha nëse e bën mirë detyrën partia dhe populli nuk do të harrojë kurrë”, tregoi Isuf Kalo./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Pamje të mahnitshme nga qyteti juglindor/ Korça “kartolina” e fundvitit
Në prag të festave të fundvitit, qyteti i Korçës është veshur me drita shumëngjyrëshe. Pazari i qytetit, pedonalja dhe Katedralja janë disa nga zonat të...

Lidhja e shqiptarëve me rakinë/ Ja kush janë më “qeflinjtë” e alkoolit
Të gjithë e dinë marrëdhënien e ngushtë të shqiptarëve me alkoolin. Të dhënat e fundit të Instat, tregojnë se 60% e shqiptarëve janë përdorues të...