Connect with Us

Ish mjeku personal zbulon të fshehtat e diktatorit Enver Hoxha

Sociale

Ish mjeku personal zbulon të fshehtat e diktatorit Enver Hoxha

Publikuar

-

“Jam ndierë i përkëdhelur për mënyrën se si më ka trajtuar, si ka dialoguar. Ai ishte një njeri i mitizuar, ti thoshe që nuk është si gjithë të tjerët dhe në të vërtetë nuk ishte si gjithë të tjerët.  Kishte në dorë disa gjëra që i ka vetëm zoti. Ishte i mistifikuar në kuptimin e vendimmarrjes, dëshirat e tij ishin urdhër. Ju e dini se çfarë ngjau me gjithë shokët e tij e kështu me radhë”.

Kështu ka deklaruar në emisionin “Opinion”, ku vijon të jetë prezent Isuf Kalo, ish mjeku personal i  ish diktatorit komunist Enver Hoxha. Sipas Kalos puna pranë tij ka qenë e vështirë.

Unë e kam respektuar sepse ai rrezatonte një farë autoriteti. Rrezatonte një fare dinjiteti, si person, nuk ishte njeri që ankohej, qahej, ishte mjaft serioz. Ai dhe aktronte.  Aktronte, sepse ai duke qenë ai që ishte në propozonim dhe masa që jo domosdo ishin në përputhje për rrezikshmërinë e problemit. Ne i trembeshim sepse atëherë gabimi nuk quhej njerëzor, quhej politik.  Enver Hoxha aktrimin e kishte art dhe në kontakt me popullin. Nganjëherë aktronte dhe në rolin që bënte si gjysh etj.. Donte të linte një imazh pas, po punonte që të linte një arkivë ku të linte këto gjëra”, ka zbuluar ish mjeku personal i diktatorit komunist. /CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shemben dy banesa të tjera në Astir/ IKMT publikon pamjet e aksionit

Publikuar

-

Nga

Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka shembur mëngjesin e sotëm dy banesa të tjera në zonën e Astirit, që preken nga projekti i Unazës së Re.

Aksioni ka nisur orët e para të mëngjesit, ndërsa zona është blinduar nga policia.

Punonjësit e IKMT kanë arritur të shembin dy banesa dy katëshe, ndërsa kanë publikuar edhe pamjet e aksionit.
“IKMT ka prishur sot dy objekte dy kateshe ne zonen e “Astir”, thuhet në njoftimin e IKMT./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Surprizat e motit/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Publikuar

-

Nga

Dita e sotme parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herëpasherëshme me intesitet të ulët përgjatë vijës bregdetare dhe veriperëndimt të vendit.

Sipas SHMU, Era, do të fryjë me drejtim Juglindje – Jug 1-8m/sek, gradualisht era fiton shpejtësi dhe me rrahje në bregdet 15-20m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:
zonat malore 5ºC deri në 17ºC
zonat e ulëta 8ºC deri në 23ºC
zonat bregdetare 11ºC deri në 24ºC/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 15 nëntor 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Dite shumë e bukur pritet te jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i jepni prioritet marrëdhënies tuaj ne çift dhe do lini çdo gjë tjetër pas dore vetëm për partnerin. Beqaret do ndihen shume te lire për te vepruar dhe mund te joshin ke te duan. Jupiteri do jete planeti me i favorshëm për sektorin e financave. Gjendja do jete goxha e mire dhe do tregoheni mjaft te kujdesshëm.

DEMI 21. prill – 21. maj

Dite goxha premtuese duket kjo e sotmja për te dashuruarit. Venusi do jete pozicionuar mire dhe do dine si ta shfrytëzoni çdo moment pranë partnerit. Beqaret duhet te dalin, te shkojnë neper festa dhe te njohën me sa me shume persona. Ndonjëri prej tyre mund te jete edhe i duhuri. Te ardhurat do marrin tatëpjetën. Merrni masa pa arritur qe ato te shterojnë plotësisht.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Fale ndikimit pozitiv te shume planetëve, jeta juaj ne çift ka për te qene e bukur sot. Nuk do mungojnë as çastet e lumtura dhe do emocionoheni pamase. Beqaret do realizojnë me ne fund takimin e rëndësishëm qe kane ëndërruar. Për ta shume shpejt gjerat do marrin një tjetër rrjedhe. Shpenzimet mundohuni t’i pakësoni sepse situata nesër mund te përkeqësohet.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Dite shume intensive ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Ata do i zgjidhin qe ne mëngjes mosmarrëveshjet e vogla dhe me pas jeta do ju zbukurohet. Beqaret do ndihen pafundësisht te lire për te bere zgjedhjet e tyre. Do i shfrytëzojnë mundësitë qe do iu jepen dhe vendimet do i lënë për me vone. Financat do fillojnë te stabilizohen disi, por ju duhet te keni edhe pak durim.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Neptuni do ju beje me te logjikshëm sot ju çifteve. Do jeni serioze dhe te përgjegjshëm ama nuk do ju mungoje romantizmi. Ne mbrëmje do dashuroheni me pasion me personin qe doni. Beqaret nuk do kenë sukses ne nismën e tyre dhe do mbeten me te njëjtin status. Sektori financiar do konsolidohet goxha. Do ndiheni me te qete dhe do shlyeni edhe disa borxhe te vjetra.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Pritet qe dita e sotme te ketë përmirësime te mëdha për juve qe jeni ne një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mire pranë te dashurit te zemrës dhe mund te shijoni edhe çaste tejet romantike. Beqaret do jene shume mosbesues dhe aspak te bindur për te hedhur menjëherë hapa. Ne planin financiar mos bëni gabime sot sepse keni për t’u përballur me probleme dhe vështirësi me pas.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Dite shume intensive dhe e mbushur me kënaqësi te veçanta ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjithë kohës do përjetoni ndjesi te veçanta dhe madje mund t’iu duket vetja edhe di neper ëndrra. Beqaret do realizojnë takimin me te bukur te jetës dhe zemra do ju shpërthejë nga gëzimi. Ne planin financiar Saturni do sjelle disa vështirësi prandaj mire është te bëni sa me shume kujdes.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dite shume e paqëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për shkak te disa gënjeshtrave te thëna kohet e fundit, nuk do keni me besim te plote tek partneri dhe mund te keni edhe debate. Beqaret do jene kapricoze dhe te paqëndrueshëm ne mendime. Edhe sot ata do mbeten te vetmuar. Çështjet financiare nuk do jene te shkëlqyera, por përgjithësisht te kënaqshme.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Vështirësitë ne jetën tuaj ne çift nuk do mungojnë sot. Gjithsesi mos u dekurajoni aspak dhe bëni te pamundurën për ta kaluar me sukses çdo sfide. Beqaret edhe pse s’mund ta gjejnë dashurinë e madhe nuk do mërziten aspak. Dita e tyre do jete e mbushur me gëzim dhe hare. Ne planin financiar do jeni shume te logjikshëm dhe do dini si ta menaxhoni çdo situate. ne tërësi gjendja ka për te qene e mire.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dialogu, bashkëpunimi dhe komunikimi do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Sytë do kenë gjithmonë shkëlqimin e shume ëndërruar dhe qetësia do mbizotërojë. Beqaret do jene shume përzgjedhës dhe nuk do arrijnë dot te gjejnë një person qe do ju përshtatet plotësisht. Sektori i financave do mbetet i kënaqshëm. Përveç ndikimit pozitiv te yjeve ju do dini edhe si t’i bëni gjithmonë llogarite.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Sot do ketë ndryshime shume te rëndësishme ne jetën tuaj ne çift. Do entuziazmoheni edhe nga surprizat e partnerit dhe nuk do doni te shkëputeni për asnjë moment prej tij. Beqaret do fillojnë te pëlqejnë një te afërm te miqve, por nuk do thonë gjë derisa te binden qe edhe ata i pëlqejnë. Për financa te qëndrueshme duhet ta shtrëngoni paksa rripin e shpenzimeve.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Dite shume interesante do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni pafundësisht mire pranë partnerit dhe do jeni gati te bëni edhe çmenduri se bashku. Beqaret me ne fund do gjejnë strategjinë e duhur te joshjes dhe do mund te bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Gjendja e financave ka rrezik te ketë probleme te mëdha për faj te gjithë gabimeve qe keni bere se fundmi.

LEXO TE PLOTE