Connect with Us

Ironia e Metës/ Monika i ka dhënë besën Lulit! “Urdhëri i Skënderbeut” i takon Ramës

Politikë

Ironia e Metës/ Monika i ka dhënë besën Lulit! “Urdhëri i Skënderbeut” i takon Ramës

Publikuar

-

Presidenti ilir Meta nuk i ka kursyer ironitë nga konferenca për mediat që po zhvillon në Presidencë.

Teksa është pyetur, nga mediat nëse ndjehet xheloz për Ramën, sa i përket shpresave që Shqipëria më 18 tetor të arrijë të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian,  Meta u shpreh se këtë nuk e pranon as vetë Rama, pasi kontributet e tija për vendin nuk krahasohen me ata të Kryeministrit aktual, ndërsa shtoi se: nëse kjo ndodh do i japë dekoratën më të lartë.

“Së pari që unë të bëhem xheloz për Edi Ramën, këtë se pranon as vetë Edi Rama. Ju i dini kontributet e mia. Por nëse në tetor çelen negociatat unë i jap dekoratë Edi Ramës, biles i jap”Urdhërin e Skënderbeut”.

LEXO EDHE:  “Fshesë” në 16 drejtori/ Kryeministri Rama shpall konkursin për vendet e lira

Unë kam ikur si Kryeministër në 2002 vetëm për të mos penguar marrëdhëniet me Bashkimin Europian.  Ku të dija unë atëherë që ne ishim “rrotë më rrotë” me Kroacinë dhe të jemi këtu ku jemi sot. Ku është Serbia, ku ështe Mali i Zi? Ne tashmë dikutojmë çështje që për Shqipërinë nuk duhet të ishin kurrsesi temë diskutimi. Kështu që dekoratën bëhuni gati, ai po të dojë të vijë po të dojë mos të vijë”, është shprehur Presidenti, duke e mbyllur përgjigjen me frazat:

“Zotit Basha nuk i jap dekoratë se ka braktisur institucionet. As Monikës nuk i jap se i ka dhënë besën Lulit.”/ CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rama inspekton QSUT/ Zbulohet marrëveshja me kompaninë turke

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar nga afër ambjentet e QSUT-së, pas dëmtimeve që patën një pjesë e godinave nga tërmeti i 26 nëntorit.

I shoqëruar dhe nga ministrja Ogerta Manastirliu, e cila e njohu me situatën, Rama theksoi se qeveria po punon për të lidhur një marrëveshje me një kompani turke që merret me ndërtime të banesave antisizmike dhe ekologjike.

Ndërsa bëri me dije se përveç shtëpive, të prekura nga tërmeti, po shihet mundësia që kjo kompani të ndërtojë edhe qendra shëndetësore.

“Ne do të bëjmë një negocim, dhe besoj se do ia dalim, me një kompani të madhe turke që është e certifikuar ndërkombëtarisht. Punon me tregun deri në Amerikë. Do bëjmë një marrëveshje për shtëpitë, antisizmike, ekologjike, kundër zjarrit. Dhe i thash që ta na japim një ofertë dhe për qendrat shëndetësore, pasi kanë kosto shumë të ulët dhe janë super. Mund të bëjmë më shumë. Po bëjmë një punë me ta, që do na japë shumë sukses.”, tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

U bllokua nga rrëshqitja e dherave gjatë natës/ Rifillon qarkullimi në rrugën Elbasan-Qafë Thanë

Publikuar

-

Nga

Reshjet e dendura të shiut, të rënë gjatë natës, kanë sjellur një sërë problematikash në disa akse.

Rruga Elbasan-Qafë Thanë u bllokua përkohësisht, sipasojë e shembjes së dherave dhe rënia e gurëve, ndërkaq në një njoftim të fundit ARRSH, njofton rifillimin e qarkullimit në këtë aks pas patrimit.

“Pastrohet nga dherat dhe gurët, rruga Elbasan – Qafë dhe zhbllokohet kalimi i automjeteve. ARRSH-ja njoftoi para pak minutash gjatë orëve të para të mëngjesit ka pasur reshje shiu  në juglindje të vendit dhe përgjatë segmentit rrugor Elbasan-Qafë Thanë (Murrash), ka pasur rënie materiali në trupin e rrugës. Por, kontraktorët e mirëmbajtjes  bënë menjëherë pastrimin e rrugës duke mos penguar trafikun.”, thuhet në njoftimin e plotë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha vijon shantazhin ndaj Gjykatës/ Zbulohet mesazhi i tretë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme, në orën 13:00, pritet që në Gjykatën Penale të Tiranës të zhvillohet seanca gjyqësore në lidhje me çështjrn “Babale”, ku prokuroria do të japë pretencën për ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji.

Por, ashtu sikurse CNA.al ka raportuar edhe një ditë më parë, kreu i PD-së, Lulzim Basha vijon shantazhin ndaj Gjykatës, në mënyrë që të japë një vendim pro ish-deputetit  Salianji.

Dje, CNA.al zbuloi dy mesazhe të dërguara ish-deputetëve dhe strukturave të PD-së, të cilëve u kërkohej që të gjithë të ishin sot të pranishëm në Gjykatën e Tiranës, për të mbështetur Ervin Salianjin.

Ndërkohë, duket se Basha vijon qëndrimin e tij, dhe nuk heq dorë nga shantazhi.

Burime për CNA.al bëjnë të ditur se një mesazh i tretë u është dërguar sërish sot ish-deputetëve, ku thuhet se të gjithë do të jenë të pranishëm në Gjykatë në orën 13:00.

LEXO EDHE:  Basha: Rama e trajton Parlamentin si nevojtore publike

LEXO EDHE:  Refuzimi i Metës për të pritur Ambasadorin e OSBE/ Gjekmarkaj komenton veprimin e Presidentit

“Mirëmëngjes! Në orën 13.00 anëtaret e ish grupit parlamentar të PD-së do të marrin pjesë në gjyqin e ngritur kundër Ervin Salianjit, pas denoncimit me fakte se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, vazhdonte të ishte i përfshirë në trafikun ndërkombetar të drogës. Sot është Pretenca e Prokurorisë dhe ish deputetet do të tregojnë solidaritetin e tyre me kolegun Salianji.”-thuhet në mesazh./ CNA.al

Basha sërish shantazh gjykatës/ Zbulohet mesazhi i dytë

Basha shantazh Gjykatës/ Ta rrethojmë për Salianjin

Si e shkatërroi Salianji kauzën “Xhafaj” në PD

LEXO TE PLOTE