LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ha e pi me Xhafajn, përqafohet me Metën/ Kush është deputeti i Lulit që do hetojë presidentin

11 Shtator 2019, 11:32, Aktualitet CNA
Ha e pi me Xhafajn, përqafohet me Metën/ Kush është deputeti

Pas marrëveshjes së 17 majit 2017 me kryeministrin Edi Rama, kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha përgatiti një listë kandidatësh për deputetë, i vetëm i mbyllur në zyrën e tij, çka solli një katastrofë elektorale për PD-në dhe një grup parlamentar qesharak.

Por, rreth dy vite pas zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, Basha u kujtua se votat qenkan vjedhur dhe pas protestës së 16 shkurtit, opozita dogji mandatet e deputetëve, në shenjë proteste kundër qeverisë të cilën e akuzon se ka ardhur në pushtet me votat e blera nga paratë e krimit.

Por, pas djegies së mandateve të deputetëve, erdhi edhe ?qershia mbi tortë?. Të tjerë kandidatë, nga listat shumëemërore të PD-së, të përgatitura nga vetë Basha pranuan të marrin mandatet e djegura dhe të futen në parlament.

Mes atyre që thyen vendimin e PD-së, është edhe deputeti Halit Valteri, ish-kryetar i FRPD-së njësia 7.

Halit Valteri, një sharës në rrjetet sociale, ai që rrinte si badiguard pas Lulzim Bashës, duket të jetë një vegël e këtij të fundit, por edhe e deputetit të video-skandalit erotik, Ervin Salianjit, i futur në parlament për interesa të caktuara  të kreut të PD-së. Dhe mesa duket ia kanë arritur të marrin atë që duan.

Sikurse CNA.al e ka raportuar, ai që rrinte si badiguard pas Bashës dhe që kishte deklaruar në oborrin e PD-së se do futej në parlament për të rrahur Fatmir Xhafajn, ha e pi me këtë të fundit.

Tani, Halit Valteri nga një militant dhe sharës në rrjetet sociale dhe call centera, ai ka shkuar në Komisionin Hetimor Parlamentar për presidentin Ilir Metën.

Shkon në komision, turpërohet me ato ç?ka nxjer nga goja dhe ja ku është e vërteta dhe qëndrimi final që duket se do të mbajë.

CNA.al ka siguruar një foto ku deputeti i dalë nga listat e Lulit, i cili supozohet se do të hetojë Presidentin, përqafohet me Ilir Metën.

Kjo është hipokrizia e listës Basha dhe e deputetëve të 2017 të cilët sot janë produkti kryesor i Lulit dhe familjes së tij./ CNA.al

â??Tërbohetâ? deputeti i Lulit/ Kërcënon avokatin

Lajmet e fundit nga