Connect with Us

Foto-Manipulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit/ PD publikon provat e reja

Politikë

Foto-Manipulimi i zgjedhjeve të 30 qershorit/ PD publikon provat e reja

Publikuar

-

Partia Demokratike ka publikuar sot prova të reja, që sipas tyre vërtetojnë manipulimin e procesit zgjedhor të 30 qershorit 2019.

Në një deklaratë për mediat, ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se fletët e votimit janë marrë në grup.

Po ashtu, sipas ish-deputetit demokrat, janë plotësuar fletë votimi bosh si dhe janë mbushur kutitë e votimit nga komisionerët socialistë.

“Grupet e numërimit dhe KZAZ-të kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç shpeshherë. Ka flet votimi të numëruara jashtë kamerave. Janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë pa vula. Kutitë janë mbushur nga komisionerët socialistë”, tha Bylykbashi.

Më tej, ish-deputeti Bylykbashi, i cili shoqërohej dhe nga Sekretari për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, solli me foto disa raste, që sipas PD, provojnë manipulimin e votave të 30 qershorit nga mazhoranca.

LEXO EDHE:  Deputeti i vezës në kryesi/ Udhëheqësi që nuk ka bërë asgjë në politikë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata e raporterit të KiE për paketën e censurës/ Meta: Duhet reflektuar sa më parë

Publikuar

-

Nga

Deklarata e raporterit të Këshillit të Evropës/ Meta: Duhet reflektuar sa më parë për paketën e censurës

Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Stefan Schennac, ka shprehur sot shqetësimin për paketën e censurës, duke thënë se mund të ketë efekt tronditës mbi lirinë e medies.

Pas kësaj deklarate ka ardhur reagimi i menjëhershëm i presidentit Ilir Meta, i cili kërkon reflektim sa më parë.

Meta thekson se miratimi i kësaj pakete mund të ndikojë negativisht për hapjen e negociatave.



“Duhet reflektuar sa më parë! Çdo kokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të frikësojë askënd. Përkundrazi!”, shkruan Kreu i Shtetit krahas deklaratës së Schennac.

LEXO EDHE:  Deputeti i vezës në kryesi/ Udhëheqësi që nuk ka bërë asgjë në politikë

LEXO EDHE:  Debatet në grupin e PD-së/ Kush janë deputetët pro djegies së mandateve

Ndërkohë, kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka marrë një lumë kundërshtish edhe nga ndërkombëtarë dhe figura të rëndësishme të politikës për krijimin e kësaj pakete./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mustafaj pesimist për ndryshimet kushtetuese/ Nuk do arrihet marrëveshje e kënaqshme

Publikuar

-

Nga

Mustafaj pesimist për ndryshimet kushtetuese/ Nuk do arrihet marrëveshje e kënaqshme

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, është shprehur pesimist për një marrëveshje mes palëve politike për ndryshimet kushtetuese në Këshilin Politik.

Mustafaj tha se Komisioni i Reformës Zgjedhore është në ngërç, pasi të dyja palët kanë realitete të ndryshme ligjore.

“Komisioni është në ngërç sepse dy palët nisen nga premisa të ndryshme. Delegacioni i opozitës ka një premtim, të mishëruar në një marrëveshje që do të ketë koalicione dhe delegacioni i PS ka një ligj të miratuar në Parlament që de fakto e bën të pamundur krijimin e koalicioneve, por kryeministri Rama tha në Parlament se do ketë koalicione.



Të dyja palët kanë realitete të ndryshme ligjore. Unë nuk jam optimist se do të mund të arrihet një marrëveshje realiste që do të kënaqë të dyja palët sepse janë premisa të ndryshme”, u shpreh ai në Neës 24.

LEXO EDHE:  Asambleja e PS shkarkon tre anëtarë/ Po në PD, kush do shkarkohet?

LEXO EDHE:  Pse PD kërkon Gjykatën Kushtetuese për çështjet zgjedhore?

Përsa i përket zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ish-ministri pretendon se opozita joparlamentare del fituese edhe nga sondazhet.

“Të gjitha sondazhet e nxjerrin fituese opozitën, por si opozitë, mbi bazën e koalicioneve që kanë shërbyer në betejat e tjera elektorale. Kjo është arsyeja. Opozita dhe psikologjikisht ka punuar për 3 vjet me idenë që do jetë bashkë. I mbetet opozitës të përshtatet. Mendoj që PD dhe gjithë opozita do të gjejnë mundësinë t’i maksimalizojnë votat e tyre”, tha Mustafaj. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lista e kandidatëve të PD/ Mustafaj: Në fund të muajit do dalim me emra konkretë

Publikuar

-

Nga

“Kur ngatërron hapjen me shqyerjen”/ Ish-kreu i PD-së mesazh të fortë “shokut Besnik”: Misioni juaj ka mbaruar

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, i cili aktualisht është anëtar i komisionit të vlerësimit të përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë në PD, ka folur sot për procesin e hartimit të listave.

Mustafaj shprehu me besim se Partia Demokratike ka një program për të hyrë në zgjedhje, ndërsa tha se për këtë po e ndihmon edhe partia e kancelares gjermane Angela Merkel.

Ai deklaroise me listat e kandidatëve janë duke avancuar, ndërsa theksoi se në fund të muajit shtator do të dalin me emra konkretë.



“Unë 30 vjet kam që e ndjek politikën në Shqipëri. Unë kam parë vetëm njëherë të fitohen zgjedhjet me tepsi dhe timon pa asnjë ofertë. Mendoj se PD dhe opozita do kenë një ofertë për t’iu përgjigjur gjendjes në vend dhe aspiratës dhe nevojës që ka shoqërisë shqiptare për të shkuar përpara. Unë besoj se po, po punohet me këtë program. Me këtë program po ndihmon shumë CDU, partia e Merkel.

LEXO EDHE:  Murrizi akuza aleatëve të Bashës/ Kanë qënë me Ramën

LEXO EDHE:  Gazetari: Bindja Demokratike, e vetmja lëvizje morale në këtë anomali politike

Unë bëj pjesë në komisionin e vlerësimit të kandidaturave dhe këtu po japim një kontribut modest. Ne po avancojmë, besoj në fund të këtij muaji do dalim me emra konkretë. Ne do japim një listë kryesisë së PD. PD do i çojë këto emra për votim një anëtar një votë, në anëtarësinë e PD”, u shpreh ish-ministri në News 24./ CNA.al

LEXO TE PLOTE