Connect with Us

Foto-“Kjo është masakër ç’njerëzore”/ Si Rama dhe Shahini ndëshkojnë nxënësit

Denoncim

Foto-“Kjo është masakër ç’njerëzore”/ Si Rama dhe Shahini ndëshkojnë nxënësit

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një qytetari, i cili denoncon kushtet çnjerëzore në të cilat do të hapë dyert për nxënësit këtë vit shkolla e fshatit Bugjon, në Pukë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha akuzon kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit, Besa Shahini se sipas tij urrejnë fshatin, rrethin dhe të gjithë Veriun e vendit, duke ndëshkuar kështu nxënësit.

Ndërsa publikon foto skandaloze të gjendjes në të cilën ndodhet kjo shkollë, denoncuesi e cilëson këtë si masakër ç’njerëzore.

“Mirë se vini nxënës të dashur në një shkolle të braktisur, stola dhe banka të thyera, mure dhe pllaka të shkatërruara. Nga jashtë të bie në sy një flamur i grisur gjysëm shtizë, një shkollë totalisht e amortizuar dhe jashtë gjitha standarteve.

LEXO EDHE:  “Europol u çjerr masken Ramës, Tahirit dhe Haki Çakos për Klemend Balilin”

Ky është një turp i pa precedentë i organeve përgjegjëse shtetërore që nuk e kanë marrë mundimin fare për të krijuar kushtet minimale për brezat që do vijnë, për të ardhmen e femijëve tanë, për të ardhmen e Kombit shqiptarë. Në këto kushte fëmijet e këtyre fshatrave nuk mund të marrin dije as njohuri, tempulli i dijes dhe i diturisë është totalisht në rrezik!”-thuhet ndër të tjera në denoncim./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Gramoz Murati ortak i vëllait të Fatmir Xhafajt/ Zbulohet dhurata 150 mijë euro për ish-ministrin

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari, sipas të cilit, Gramoz Murati, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Fati i lojërave”, është ortak i Geron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt.

Denoncuesi thekson Gramoz Murati i ka bërë dhuratë Fatmir Xhafajt një makinë me vlerë 150 mijë euro, ndërsa shton se se trafikun e drogës dhe lojërat e fatit i kanë pasur bashkë.

“Pershendetje doktor. Gramoz Murataj eshte artaku i vëllait të Fatmir Xhafes, Geronit me të cilin kanë qënë bashkë në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe në Vlore trafiqet dhe lojrat e fatit i kanë pasur bashkë. Gramozi, Fatmir Xhafes i ka bërë dhuratë një makinë me targa AA 234 MF, model g, 150 mije euro. Si e justifikon Xhafa këtë makinë”-shkruan denoncuesi.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Denoncon “Fiks Fare”/“Shëruesi” nga Tirana kërkon 5 mijë euro për të lënë gruan shtatzënë!

Publikuar

-

Nga

Gazetarja e “Fisk Fare” kontakton me “shëruesin” popullor, siç e prezanton ai veten, nëpërmjet numrit të telefonit që ka shënuar në kartvizitën që u shpërndan njerëzve nëpër kryeqytet.

Pas telefonatës “shëruesi” popullor lë takim me gazetaren në një local, por ai kishte vetëm nje kërkesë, të mos përmendje Jezus e Allah, por vetëm besim te Perëndia.

Gazetarja e Fiksit u takua me mjekun ne kafe, ku i kërkoi ndihme për një problem shëndetësor, sinozitin.

Mjeku pretendon se për 20 minuta e hiqte sinozitin, duke prekur njërin gisht të dorës së pacientes dhe duke e shoqeruar me lutje. Ai tregon se sinoziti është një hije qe pengon qarkullimin e gjakut dhe se me prekjen e tij, sëmundja largohet pa u mjekuar.

Bashkëpunëtorja e Fiksit i tregon se prej 7 vitesh nuk mund të bëjë fëmijë.

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Berisha: Skenar i përsëritur, mbeta zemërthyer

LEXO EDHE:  “Europol u çjerr masken Ramës, Tahirit dhe Haki Çakos për Klemend Balilin”

Mjeku pranon ta ndihmojë, merr përsipër që t’i zgjidhë problemin, por jo me mjekime popullore dhe as medikamente të tjera.Zgjidhja ishte e thjeshtë: duhet ta paguash “shëruesin” 5 mijë euro dhe pas 9 muajsh do të sillje në jetë një fëmijë, madje të përcakton edhe gjininë e fëmijës, vajzë.

Ai pretendonte se zotëronte 13 diploma dhe se bashkëpunonte me disa “shërues” të tjerë, të cilët bashkoheshin dhe luteshin në mënyrë të pandërprerë.

Fiksi e pyet në fund të seancës “shëruese” se sa kushtonte, dhe ai shprehet se sa mund ta mendonte, 20 ose 10 mijë lekë të vjetra./  Top Channel

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Nga Klodian Tomorri/ Groposja e mbetjeve toksike, krim i pastër kundër njerëzimit

Publikuar

-

Nga

Lajmi se tonelata me mbetje toksike kanë kapërcyer doganat italiane dhe ato shqiptare për tu groposur diku andej nga Vlora ka shtangur publikun e gjerë duke nxitur dhe reagime të ashpra në rrjetet sociale. Njëri prej reaguesve është edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili në faqen e tij në rrjetet sociale ka shpërthyer me tone të larta, duke kujtuar se groposja e të tilla mbetjeve tejet të rrezikëshme për popullsinë, është krim i pastër kundër njerëzimit.

“Italian Job”, shkruan gazetari Tomorri, “Nëse është e vërtetë kjo historia e mbetjeve toksike që janë groposur 15 kamionë këtu, ai është krim i pastër kunder njerezimit.

Se kane shpikur disa terma seksi keta, jo krim mjedisor, jo keshtu e jo ashtu. Depozitimi i mbetjeve te rreizikshme eshte akt i paster terrorist.

LEXO EDHE:  Nga Sali Berisha/ E vërteta e vendimeve të Luksemburgut!

LEXO EDHE:  Nard Ndoka plas “bombën”/ Rama i rrahu shpatullat Berishës  

Ajo kompania, qe kishte logon siper atyre fucive sapo mori nje koncesion nafte ketu. Edhe kjo duhet verifikuar se ca roli ka patur. Deri ne fund. Ky eshte hetim, qe duhet te shkoje deri ne fund.

Italianet i bejne shpesh keto pune. E bene ne Napoli, ku groposen mbetjet kimike poshte rrugeve qe ndertoheshin. E kane bere ne shume qytete te tjera. Gjithmone me perfshirjen e mafias.

Te shpresojme shume qe nuk i kame shtrire tentakulat edhe ketej tani. Por nese kane ardhur 15 ngarkesa, keta kane bere masaker.

Kjo nuk gjykohet me me ligje normale. Ketu duhet te hyjne ne fuqi ligjet antiterrorizem” shkruan gazetari Tomorri. /CNA.al

LEXO TE PLOTE