Connect with Us

DW: Triumf diplomatik për kryeministrin e Hungarisë

Bota

DW: Triumf diplomatik për kryeministrin e Hungarisë

Publikuar

-

Eshtë një triumf diplomatik për kryeministrin e Hungarisë, Victor Orban: Ish-ministri i tij i Drejtësisë, László Trócsányi merr një post kyç në Komisionin e ri të BE.

Me komisarin e fundit të BE-së, kryeministri i Hungarisë nuk pati fat: Tibor Navracsics, një anëtar i vjetër i partisë Fidesz të Orbanit dhe një njeri i toneve të moderuara, si komisar për Kulturën, Rininë dhe Sportet në intervista kufizohej gjithnjë me kujdes lidhur me shpërthimet e iliberalizmave të tipit Orban. Në mënyrë indirekte madje ai theksonte, se në radhë të parë ai është i detyruar kundrejt institucionit të BE-së dhe detyrave të tij si anëtar i Komisionit të BE-së.

Kësaj here Viktor Orbán doli me një kandidat të sigurtë, kur qeveria hungareze nominoi ish-ministrin e Drejtësisë, László Trócsányi për postin e komisarit të BE-së, një njeri, i cili e mbështet pa kufizime dhe është besnik ndaj Orbanit. Hungaria mori një post në Komision me efekt në opinion, atë të Zgjerimit dhe Fqinjësisë në BE. Për Viktor Orbánin ky është një nga sukseset më të mëdha diplomatike përgjatë viteve të fundit dhe pothuajse një triumf ndaj BE-së – Hungaria është e konfrontuar në BE me procesin e nenit 7 lidhur me shtetin ligjor. Përveç kësaj anëtarësia e Fidesz-it në grupin e Partive Popullore Europiane në pranverë u suspendua.

Në botën e jashtme i panjohur

Ndërsa tani Trócsányi do të jetë komisar i BE-së. Në botën e jashtme 63 vjeçari deri më sot ka qenë i panjohur. Edhe në Hungari opinioni nuk e ka njohur atë deri në ditën kur më 2014 ai u emërua ministër i Drejtësisë. Prej kohësh ai bënte pjesë në bankën e rezervave të kuadrove të Fidesz-it nacional-koncervator. Specialisti për të drejtën krahasuese kushtetuese dhe për çështjet e drejtësisë lidhur me integrimin europian ka bërë karrierë si diplomat e ambasador në Bruksel në kohën e qeverisë së parë të Orbán-it në vitet 1998 – 2002, më pas ai u emërua gjyqtar kushtetues. Ambicie të mëdha politike ai nuk ka pasur asnjëherë.

Sidoqoftë Trócsányi nuk bën pjesë në radhët e nxitësve në sistemin e Orbán dhe gjithmonë ai argumenton në mënyrë të arsyeshme. Por në pozicionet e tij Trócsányi nuk lë asnjë dyshim. Gjatë emërimit si ministër i Drejtësisë p.sh. ai theksoi prioritetin e filozofisë së drejtësisë të fundit të shekullit të 20-të kundrejt të drejtave individuale. Ka edhe një mënyrë të vepruari, që u jep rëndësi interesave të përbashkëta, ai vet e konsideron të rëndësishëm harmonizimin e të drejtave themelore individuale me ato të përbashkëta. Në praktikë Trócsányi është kujdesur, që ligji i diskutueshëm i azilimit, ligjet kundër organazatave jo qeveritare, Lex CEU ose paketa Stop Soros në një farë mënyrë të jenë koherentë.

Qeveria hungareze: Udhëheqja e re në Bruksel duhet të ndalë emigracionin

Në këtë sfond për Komisionin e BE-së shtrohet pyetja, se sa besnik do të jetë Trócsanyi ndaj Brukselit. Të paktën për qeverinë hungareze përgjigja është e qartë: nga udhëheqja e re në Bruksel pritet, që të ndalë migracionin dhe që Europa të mbrojë kombet dhe kulturën kristiane, thekson ajo në një pozicionim të saj. Për këto vlera angazhohet edhe Trócsányi.

Përveç kësaj posti i komisarit të Zgjerimit në BE ka për Orbán-in edhe një tjetër rëndësi. Hungaria si asnjë vend tjetër prej kohësh është për integrimin e shpejtë të vendeve të Ballkanit perëndimor, veçanërisht të Serbisë dhe Malit të Zi. Orbán ka marrëdhënie të mira me udhëheqësit autokratë si Aleksandar Vuçiq dhe Milo Gjykanoviç, me ish-autokratin maqedonas, Nikola Gruevski, i cili iu shmang dënimit me burg duke u arratisur në Hungari. Llogaria e kryeministrit hungarez është, që sa më shpejt vendet si Serbia e Mali i Zi të hyjnë në BE, aq më shumë do të forcohen pozicionet e tij dhe të shteteve të tjera të Vishegradit, pra të Polonisë, Çekisë dhe Sllovakisë. Ndaj nuk pritet që Trócsányi të tematizojë temën e deficitit masiv të demokracisë dhe shtetit ligjor në rajonin e Ballkanit Perëndimor./ DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Marrëdhëniet tregtare me SHBA/ Kina pezullon tarifat shtesë për disa mallra amerikane

Publikuar

-

Nga

Kina ka pezulluar tarifat shtesë për disa mallra amerikanë që ishin planifikuar të zbatoheshin në 15 dhjetor, pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë ranë dakord për fazën e par të një marrëveshjeje tregtare të premten.

Tarifat hakmarrëse të Kinës, të cilat do të hynin në fuqi në 15 dhjetor, do të vinin në shënjestër mallrat amerikane nga drithërat e deri tek automjetet dhe pjesët e këmbimit të prodhuara në Shtetet e Bashkuara.

Tarifat e tjera kineze që janë zbatuar tashmë mbi mallrat amerikane do të lihen në fuqi, tha komisioni në një deklaratë të publikuar në faqet elektronike të departamenteve qeveritare.

LEXO EDHE:  Dalja e Britanisë nga BE/ Jozefina Topalli: Një mundësi e reduktuar për të arritur ëndrrën tonë europiane

LEXO EDHE:  Hapja e negociatave/ Ish-ministri i Ramës zbulon mesazhin e Gjermanisë

“Kina shpreson, në bazë të barazisë dhe respektit të ndërsjellë, të punojë me Shtetet e Bashkuara, të zgjidhë siç duhet shqetësimet thelbësore të njëri-tjetrit dhe të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare me SHBA”, thuhet në deklaratë.
Një deklaratë e lëshuar nga Përfaqësuesi i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara thuhet se Shtetet e Bashkuara do të linin në fuqi tarifat 25% në 250 miliard dollarë të mallrave kineze.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rritet bilanci i viktimave të vullkanit në Zelandën e Re/ Dy persona të zhdukur

Publikuar

-

Nga

Shkon në 16 numri i viktimave në Zelandën e Re pas shpërthimit të vullkanit në Ishullin e Bardhë.

Viktima, e 16-të ndërroi jetë në Australi pasi ishte dërguar në atdhe për trajtim më të specializuar mjekësor.

Rreth 20 njerëz të tjerë ndodhen nën kujdes intensive mjekësor për shkak të pësimit të djegieve të rënda nga llava e vullkanit.
Ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit, sot u kthyen në ishullin vullkanik për ta vazhduar operacionin e kërkimit të dy personave të zhdukur, por nuk shënuan ndonjë rezultat.

LEXO EDHE:  Shqipëri – BE/ Gjosha: Nëse duam integrimin duhet kryer reforma në drejtësi

LEXO EDHE:  Dalja e Britanisë nga BE/ Jozefina Topalli: Një mundësi e reduktuar për të arritur ëndrrën tonë europiane

Në kohën e shpërthimit të vullkanit, në ishull ndodheshin 47 persona. Në mesin e tyre kishte turistë nga disa vende të huaja, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Kina dhe Britania e Madhe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shpend Ahmeti dha dorëheqjen/ Zgjidhet kryetari i ri i PSD-së

Publikuar

-

Nga

Pas dorëheqjes së Shpend Ahmetit, Partia Socialdemokrate në Kosovë ka mbajtur sot zgjedhjet brenda partisë, ku është votuar për kryetarin dhe Këshillin e ri Drejtues.

Mediat kosovare raportojnë se në krye të PSD-së është zgjedhur Dardan Molliqaj me 83.7% të votave.

Për zgjedhjet e jashtëzakonshme pas dorëheqjes së kryetarit, njoftoi vetë partia në rrrjetet sociale.

“Fillimisht u votua që të rritet numri i anëtarëve të Këshillit Drejtues në 156, dhe më pas u propozuan dhe u votuan anëtarët e rinj të këtij organi të partisë. Në këtë organ u aplikua plotësisht edhe kuota gjinore e votuar më herët, 50:50”, thuhet në njoftimin e PSD-së.

LEXO EDHE:  Shqipëri – BE/ Gjosha: Nëse duam integrimin duhet kryer reforma në drejtësi

LEXO EDHE:  Akuzat e rënda të Kryeministrit/ Komisioni Europian ka dështuar

Kujtojmë se sot Ahmeti dha dorëheqjen e tij, me arsyetimin se ishte përgjegjës si kryetar i kësaj partie, për rezultatin në  zgjedhjet e 6 tetorit. Dorëheqjen e dha edhe ish-shefi i Grupit Parlamentar të PSD-së, Dardan Sejdiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE