Connect with Us

Dorëhiqet nëndrejtori i Kadastrës së Vlorës  

Kronika

Dorëhiqet nëndrejtori i Kadastrës së Vlorës  

Publikuar

-

Pas “furtunës” së shkarkimeve në Kadastrën e Vlorës, mësohet se ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen edhe nëndrejtori tjetër i kësaj Kadastre, Ardian Musta.

Kujtojmë këtu se dy ditë më parë, janë shkarkuar nga detyra “kokat” më të larta të këtij institucioni.

Mes personave të shkarkuar nga detyra ishte kreu i Kadastrës, Florian Alimadhi, i cili u zëvëndësua me Alteo Nazërajn.

LEXO EDHE:  Audi përplaset me motorin/ Dy të plagosur

Gjithashtu, u shkarkua nga Kadastra edhe nëndrejtori Klodian Troci, si dhe një numër i pakonfirmuar specialistësh.

Kujtojmë që Drejtoria e Kadastrës Vlorë ka qenë një nga Drejtoritë më problematike ndër vite lidhur me çështjet e pronave në hipotekë.

“Furtunë” në Kadastrën e Vlorës/ Ikin “kokat” më të larta të këtij institucioni

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Sherr në Elbasan/ Plagoset një i ri

Publikuar

-

Nga

Një i ri ka mbetur i plagosur pas një sherri në Elbasan.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji” gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Sipas policisë, i plagosuri është shtetasi me iniciale A. D., 20 vjec,  i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasi për vdekje një person/ Arrestohet 25 vjeçari nga Tirana

Publikuar

-

Nga

Policia e Pogradecit ka arrestuar shoferin e mjetit tip “Vol­kswagen” i cili aksidentoi sot për vdekje një person që po udhëtonte me biçikletë.

Në pranga është vënë shtetasi R.A., 25 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

Shtetasi i mësipërm, duke drejtuar mjetin tip “Vol­kswagen” ka aksidentuar shtetasin B.Xh., 68 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili pas trajtimit në Spitalin e Pogradecit është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë, ku ka ndërruar jetë.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Shembet me 36 kg tritol ndërtesa 5 katëshe

LEXO EDHE:  Audi përplaset me motorin/ Dy të plagosur

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë/ 3 të plagosurit përfundojnë tek Trauma

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Laç-Mamurras.

Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti, kanë mbetur të plagosur tre persona.

Të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ndërsa mësohet se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa nuk dihen ende detajet dhe shkaqet e këtij aksidenti.

LEXO EDHE:  Kultivonin hashash në banesë/ Arrestohen dy persona

LEXO EDHE:  Vlorë/ Shpërthen një makinë në lëvizje, dy persona të plagosur rëndë

Ndërkohë autoritetet kanë shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE