Connect with Us

“Do digjej Kuvendi”/ Dashamir Shehi mohon skenarin, mesazh Metës

Politikë

“Do digjej Kuvendi”/ Dashamir Shehi mohon skenarin, mesazh Metës

Publikuar

-

Deklarata e bërë nga Presidenti Ilir Meta në Komisionin Hetimor se një ditë përpara protestës së thirrur nga opozita më 8 Qershor kishte marrë një informacion të klasifikuar se persona të caktuar do ta shfrytëzonin mitingun edhe për djegien e Kuvendit, ka sjellë reagime në kampin opozitar.

Aleatët e Lulzim Bashës përjashtojnë të ketë pasur një skenar dhune nga ana e opozitës, teksa e ftojnë kreun e shtetit të sqarojë më tej qëndrimin e tij.

Dashamir Shehi: “Nuk qëndron! Kreu i shtetit ka informacionet e veta, por kjo duhet t’i ishte dhënë edhe Kryeministrit e institucioneve të tjera. Opozita s’ka ndërmend të djegë Parlamentin, dhe në 10 protesta kombëtare nuk u plagos njeri. Ideja për të krijuar se ka pasur dhunë, është vetëm ide e Ramës. Ne si opozitarë s’kemi pasur pretendim për dhunë e për të djegur Parlamentin. Po ka pasur informacione që ka pasur dhunë nga Rama, ta sqarojë, por e la pa sqaruar se nga do vinte dhuna”.

Dashamir Shehi i LZHK-së shkon më tej duke mos kursyer edhe kritikat në adresë të Presidentit Meta për paraqitjen në Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij.

“Presidenti ka shkuar përpara një Komisioni të Paligjshëm e pamoralshëm dhe pa qenë i detyrueshëm, dhe e dyta që teza që zgjedhjet janë shtyrë se ka pasur elemente dhune. Une besoj që zgjedhjet janë shtyrë për të gjetur kohë dhe s’e besoj qe brenda Shqipërisë ka pasur ide për të djegur Parlamentin. Shqipëria ka pasur edhe periudha më të vështira, por nuk është djegur ndonjëherë Parlamenti”.

Por a është ky qëndrim i kreut të shtetit një kthim monedhe për opozitën dhe në veçanti për Partinë Demokratike, e cila nuk u regjistrua në KQZ për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të dekretuara nga Presidenti më 13 Tetor?

LEXO EDHE:  Skandal- “Jo vetëm stadiumi me kullë”/ Zbulohet pakti i Ramës me Veliajn

“Opozita nuk shkon në zgjedhjet e 13 Tetorit jo se nuk i pëlqen dekreti, ne e cilësojmë kusht këtë dekret. Por ne kemi gjykuar që aksioni opozitar është nisur me një pretendim shumë të madh, rrëzimin e sistemit në përgjithësi. Të hyjmë në zgjedhje kur kemi një sistem të ri zgjedhor dhe këto gjëra që duam ne s’bëhen dot më datë 13. Ndaj i themi faleminderit Metës për rolin e tij ekuilibrues, ndaj nuk shkojmë, jo për inat të Metës, por se është e pamjaftueshme kjo datë”.

Edhe Partia Demokratike, përmes numrit dy të saj Gazment Bardhit, mohoi të kishte një plan për djegien e Parlamentit në protestën e 8 Qershorit./ Tv Klan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Çështja e detit/ Ngjela nuk përmbahet ndaj politikanëve: Janë bastardë, armiq të shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Çështja e detit/ Ngjela nuk përmbahet ndaj politikanëve: Janë bastardë, armiq të shqiptarëve

Avokati Spartak Ngjela, ka folur pasditen e sotme për zgjerimin me 12 milje në Detin Jon dhe kërkoi që Shqipëria të mos bëjë negociata.

Ngjela tha se Greqia është me ligj lufte dhe për këtë arsye pretendon se nuk mund të ketë negociata për territorin.

“Ka një marrëveshje për detin që e rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Atë e rrëzoi kjo gjykatë, se i kanë dhënë tokë shqiptare pushtuesit të Shqipërisë. Këta janë një shtet që kanë ligj lufte me Shqipërinë, si mund të bëjnë negociata. Nuk mund të ketë negociata për territorin, në kohën që Greqia është me ligj lufte, ka marrë fund. Këta e kanë lënë, sepse kanë dashur të fitojnë ndonjë gjë. Këta janë në bela dhe belanë e kanë te SPAK-u”, u shpreh ai në emisionin “Kjo Javë”.



Ngjela nuk u përmbajt ndaj politikanëve, të cilët i quajti ordinerë, bastardë dhe armiq të shqiptarëve.

LEXO EDHE:  Refuzimi i Lleshit/ Rama zbardh letrën e Metës

LEXO EDHE:  Meta në zgjedhje me PD-në?!/Ja ku përfundon dhe blofi i tij me qeverinë e “Besimit”

“Kryeministri aktual të na thotë që nuk e dinte, kurse ata të tjerët janë shitës ordinerë, me gjithë Presidentin që kemi sot. Unë komunikoj me 80% të shqiptarëve, që e dinë, dhe thonë se këta janë të korruptuar. Organet e reja janë ngritur për këta”, theksoi avokati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kanë vjedhur shtetin”/ Ngjela zbulon bisedën me Ramën: Më tha se SPAK i kap 4 ministra

Publikuar

-

Nga

“Kanë vjedhur shtetin”/ Ngjela zbulon bisedën me Ramën: Më tha se SPAK i kap 4 ministra

Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar pasditen e sotem në studion e “Kjo Javë”,  ku bëri një deklaratë të fortë.

Ngjela tha se “peshqit e mëdhenj” të politikës shqiptare janë kapur, por pritet që të vijë BKH nga Amerika për të nisur hetimi i tyre.

Ai zbuloi dhe një bisedë me Ramën, ku u shpreh se ky i fundit i ka thënë se i kap 4 ministra.



“Janë kapur “peshqit e mëdhenj”, por BKH është në Amerikë akoma. Ata duhet të kishin ardhur në prill, por ra pandemia. Tani do të vijnë pas 10 ditësh dhe do t’i shohësh kambanat që do të bien. Të gjithë krerët e dy partive të mëdha janë të kapur. Nuk mund të flasim për kryeministrin, sepse janë shumë të rezervuar të flasin ndërkombëtarët, kurse për ministrat e tij kanë folur ndërkombëtarët. Madje Rama më tha që më kap katër ministra.

LEXO EDHE:  Skandal- “Jo vetëm stadiumi me kullë”/ Zbulohet pakti i Ramës me Veliajn

LEXO EDHE:  Skandal- “Jo vetëm stadiumi me kullë”/ Zbulohet pakti i Ramës me Veliajn

Unë s’kam burime, por jam i vëmendshëm. Njoh mirë ligjet dhe shoh impenjimin e madh të ambasadores amerikane. Ajo ka folur tre herë rresht për BKH. Ata do jenë nën hetim, sepse kanë vjedhur. Ata kanë vila, pallate. Do ikin të tërë ata që kanë vjedhur shtetin. Dhe jo vetëm ikin të tërë, por do të shpëtoni tërë nga këta. Unë jam i shpëtuar, se nuk çaj kokë nga njeri. Mua s’më vjedh dot njeri, popullin e vjedhin përditë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qarkullim elitash në PS”/ Ngjela zbulon se si u vu Rama nën presion nga SHBA

Publikuar

-

Nga

“Qarkullim elitash në PS”/ Ngjela zbulon se si u vu Rama nën presion nga SHBA

Avokati i njohur Spartak Ngjela është i ftuar pasditen e sotme në “Kjo Javë” ku po diskutohet për ngërçin me listat në Këshillin Politk.

Ngjela tha se kryeministri Rama ka pasur presion të madh nga ndërkombëtarët për të pranuar hapjen 100% të tyre.

“Rama e deklaroi se do t’i hapë 100%. Ne flasim për faktet, kur të shohim ligjin, do të shikojmë. Lista të pahapura ka pas vetëm Shqipëria, sepse votohet për emra, jo për partinë. Pse? Se kundërshtarët i rrëzojnë. Bëjnë propagandë brenda partisë dhe thonë “X mos e votoni”. Rama kishte frikë, por vendosi t’i hapë, sepse i bëri presion të madh opozita parlamentare, ka mundësi edhe politika amerikane. Marrëveshja e 5 qershorit është mëshirë që tregon Rama. Ata nuk janë në parlament. Po nuk ke vota në parlament, nuk ke çfarë marrëveshjeje bën. Rama i futi në tavolinë. Nuk të fus unë në tavolinë, po nuk je në parlament. Janë budallëqet e politikës shqiptare. Janë budallenj. Opozita parlamentare hyri si pykë brenda dhe tha se donte lista të hapura. Rama erdhi vërdallë dhe nuk kishte c’të bënte, prandaj e lejoi”, theksoi Ngjela.



I pyetur nëse kjo formulë do të shkaktonte pakënaqësi brenda partisë, Ngjela u përgjigj: E c’rëndësi ka nëse ka pakënaqësi, ikën një palë, vjen një palë tjetër. Që do ketë qarkullim elitash në PS, kjo nuk diskutohet./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE