Connect with Us

Deklaratat e Metës për djegien e Kuvendit/ Kreu i SHISH thirret në Komision, deputeti i PS: Aludohet që janë të identifikuar personat

Politikë

Deklaratat e Metës për djegien e Kuvendit/ Kreu i SHISH thirret në Komision, deputeti i PS: Aludohet që janë të identifikuar personat

Publikuar

-

Deklarata e Presidentit Ilir Meta gjatë raportimit në Komisionin Hetimor, ku tha se “persona të caktuar do të digjnin Parlamentin”, ka hapur një tjetër debat politik që ka përfshirë edhe Agjensitë e Sigurisë Kombëtare.

Kështu është marrë vendimi që Komisioni i Sigurisë të ftojë në një seancë dëgjimore kryetarin e Shërbimit Informativ të Shtetit, Helidon Bendo, për të dhënë informacione në lidhje me deklaratat e Metës për djegien e Parlamentit përpra zgjedhjeve të 30 Qerrshorit në njërën nga protestat e thirrura nga opozita e bashkuar.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Sigurisë, deputeti i maxhorancës Xhemal Qefalia, tha se ka aludime që janë identifikuar personat që do të ndërmerrnin aktin në fjalë duke shfrytëzuar protestën e opozitës më 8 qershor. Kjo kërkesë ka ngritur diskutime pasi nuk ka gjetur dakordësinë e të gjithë deputetëve të pranishëm.

“Duke përfituar nga prezenca e Komisionit, shpreh një shqetësim që dje e kam ndjekur në media nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, i cili ka sjellë në vëmendje të Komisionit Hetimor, por edhe të opinionit publik një informacion për djegien e Kuvendit nga persona të veçantë. Bashkë me kolegun Vorpsi, i kemi përgatitur kryetarit të Shërbimit Informativ Shtetëror një kërkesë për të na informuar rreth këtij informacioni që disponon Presidenti.

Të jeni të bindur se nuk do t’ia marrim fare kompetencat Komisionit Hetimor. Kështu që unë do të vazhdoj bashkë me kolegun Sadi Vorpsin të ushtroj të drejtën për t’i kërkuar informacione SHISH. Unë njoftova që të ishte në interes edhe për juve si pjesëtar, por dhe të drejtën time. Komisioni Hetimor nuk ka lidhje fare me Komisionin e Sigurisë. Unë jam i shqetësuar dhe besoj se edhe juve duhet të jeni të shqetësuar që qarkullojnë informacione për njerëz të veçantë. Madje aludohet që janë edhe të identifikuar dhe jam i interesuar se çfarë po bëjnë.”

LEXO EDHE:  Dy ish-drejtorët: Ja skandalet e SHISH në 5 vitet e Visho Ajazit

Ka qenë deputeti deputeti Adnor Shameti, ai i cili, sugjeroi që Bendo të ftohet pas përfundimit të punës së Komisionit Hetimor, pasi kjo mund të krijojë mbivendosje pune.

Duke qenë se unë jam edhe anëtar i Komisionit Hetimor, duke qenë se është Komisioni i Posaçëm Hetimor, i ngritur për këtë punë, nuk dua që të ketë mbivendosje të ushtrimit të kompetencave të të drejtave nga Komisioni Hetimor te Komisioni i Sigurisë. Në përfundim të veprimtarisë së Komisionit Hetimor, nëse ngelet diçka pa u sqaruar, sërish mund ta ushtroni këtë të drejtë. Kështu që unë do të rekomandoja që të mos kemi mbivendosje të punëve të Komisionit Hetimor me Komisionin e Sigurisë. Ju siguroj që do të gjejnë mbështetje të gjitha shqetësimet tuaja.”

Ndërkohë diskutimeve i është shtuar edhe qëndrimi i deputetes socialiste, Elena Xhina e cila sqaroi se ligjërisht nuk ka asnjë pengesë nga Komisioni Hetimor që të thirret shefi i SHISH, Helidon Bendo në Komisionin e Sigurisë.

“Nga ana ligjore nuk ka asnjë mbivendosje. Me sa kuptoj, kërkesa e deputetit Qefalia nuk ka lidhje me veprimtarinë e Komisionit Hetimor, por ka lidhje me një të dhënë që është publikuar në media.”

Në mbledhjen e dy ditëve më parë në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Presidenti Meta foli një informacion sekret dhe të klasifikuar, që mori një ditë para se të shfuqizonte 30 qershorin si datën e  mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend.

Meta u shprej se përmes burimeve, ai ishte njohur mbi një skenar për destabilizimin e vendit në protestën e opozitës të datës 8 Qershor, ku nuk mungonte as hipoteza për djegien e Kuvendit shkruan “Koha Jonë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha i del krah Metës/ Dakord me Presidentin kur flet për “grusht shteti”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha i ka dalë në krah Metës kur flet për grusht shteti.

I ftuar në “Tempora” Berisha tha se Rama mund të largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni.

E vërteta është se ekonomia është në rrokullisje. Shqiptarët duhet ta dinë se rrogat e administratës publike nuk po paguhen me të ardhurat që mblidhen por me një mekanizëm jashtëzakonsiht të rrezikshëm bankar.

Ky borxh 82% që shkon dhe këtu nuk janë llogaritur 600 milion euro të prapambetura, është 14 miliard borxhi, nuk ka investitorë të huaj që të vjen. Mungesa e gjykatava është baras mungesë shteti ligjor dhe bashkë me borxhin e bën situatën dramatike. Zgjidhja është largimi i shkaktarit. Edi Rama largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni, pa lëshuar sheshin. Edi Rama e ka gjetur dhe ikën, ai le të ikë por më nuk kthehet dot në zyrë, nuk mund të rrijë kryeministër në tunelet e Skraparit dhe Mokrës. Jam dakord me Presidentin kur flet për grusht shteti”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ironizoi Metën për shpërndarjen e Parlamentit/ Presidenca “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ironizoi pak më parë presidentin Ilir Meta për deklaratën e këtij të fundit se populli do të shpërndajë Parlamentin.

Kreu i qeverisë tha se nuk surprizohet nga Meta, ndërsa theksoi se nuk shikon fall, sikurse pretendon për Kreun e Shtetit.

Pas kësaj ka ardhur menjëherë reagimi i Presidencës, konkretisht nga zëdhënësi i Metës Tedi Blushi.

Blushi i kujton me një fjali të vetme Ramës akuzat për lobimin e këtij të fundit, për të bërë një foto me ish-presidentin e SHBA Barack Obama, që pretendohet se është bërë me anë të biznesmenit shqiptaro-amerikan, Bilal Shehu.

LEXO EDHE:  Rrezikohet zhdukja e dosjeve korruptive/ SHISH dhe prokurorët në vëzhgim ministritë

LEXO EDHE:  Politikanë dhe zyrtarë të lartë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit/ Ja çfarë përmbajnë dosjet e SHISH

“Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!”, thekson zëdhënësi i Kreut të Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Meta dhe Kryemadhi janë tërbuar”/ Ngjela tregon se çfarë po e tmerron Presidentin

Publikuar

-

Nga

ngjela deputetet e opozites deshmore

Shihni se në çfarë mediokriteti patologjik është politika shqiptare. Të tremburit nga goditja antikorrupsion kanë rrënë në absurd politik, dhe po na shfaqin një tragjikomedi.
Meta sot foli për një lëvizje të gjerë popullore, që do ta drejtojë ai për të shpëtuar shtetin.
Është president i republikës, por nuk ka asnjë përfillje ndërkombëtare. Është një njeri i përbuzur ndërkombëtarisht nga politika perëndimore. Dhe, tani po kërkon ndihmë nga shqiptarët, të cilët i ka zhvatur në njëzet vjet rresht. Ka në rrezik edhe veten, edhe pronat e tij, të fituara me korrupsion, por neve na thotë se shteti është në rrezik. Dhe do revolucion. Po, me kë mendon ta bëjë këtë. Në fakt, ne na bën për të qeshur, por ai vetë është në vaj. Në të vërtetë, kështu shfaqen të gjitha tragjikomeditë.

l.
Presidenti Meta po e quan grusht shteti shkarkimin e tij. Dhe do t’i drejtohet popullit shqiptar, i cili, në fakt, nuk e sheh dot me sy Presidentin e tij Meta. Por, si ka mundësi që këtë “grusht shteti” në Shqipëri nuk po e sheh as Brukseli dhe as Uashingtoni?!
Megjithatë, Meta thirri sot vetë Bashën për ndihmë.

Ndërsa, Berisha dhe Basha e dinë që Meta është një i humbur që kërkon të ngrerë popullin në revolucion, por ata e dinë gjithashtu se ai ndërkohë nuk po di ku të fusë kokën, dhe prandaj kërkon ndihmën e tyre.

ll.
Çifti Meta thotë se paska blerë pallate dhe prona pa fund me “ndihmën” financiare të vjehërrit të Metës, një punonjës ambulant ky, që banonte në një gatibodrum te Shallvaret në Tiranë. Kjo është komedi.
Dhe, tani, të dy janë bërë si të tërbuar se do t’ua marrin ato prona me një proces diskreditimi. Por, edhe Meta do të shkarkohet, se tani nuk e bllokon dot më Gjykatën Kushtetuese. Këtu qëndron e vërteta e frikës Meta.

LEXO EDHE:  Spahiu: Punonjësve të SHISH po u kërkohet dorëheqja

LEXO EDHE:  Politikanë dhe zyrtarë të lartë bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit/ Ja çfarë përmbajnë dosjet e SHISH

Sot, Meta na tha se e ka popullin me vete, ndërsa na tregoi gjithashtu se shpresën e ka te Basha dhe Berisha, që këta t’i drejtohen Partisë Demokratike për të mbrojtur Metën. Po, a nuk e di Meta që Basha ka një çështje të hapur në Uashington dhe Meta është krejt i padëshirueshëm për Uashingtonin?

Të gjithë këta, në fakt, janë të trembur nga reforma që po imponojnë amerikanët si politikë kundrejt një Shqipërie të korruptuar, me tendencën për të vendosur këtu drejtësinë dhe antikorrupsionin, kurse çështja Meta po kuptohet që do të jetë e para.

lll .
Ndërkaq, përkrahësit e tyre politikë, të korruptuar edhe ata, janë të trembur dhe po rrinë gjithë sy e veshë, duke pyetur: çfarë po ndodh?
Asgjë e veçantë. Po mbyllet laku juridik për shkarkimin e Metës. Ndërsa Meta kuptohet se është i likuiduar. Jermi i tij i sotëm, që tha se do t’i drejtohej popullit, erdhi si pasojë e frikës nga ngritja e Gjykatës Kushtetuese, që ka nisur. Dhe prandaj e thirri Bashën, që bashkë të drejtonin revolucionin popullor për mbrojtjen e korrupsionit.
Kurse Basha, pasi doli nga Meta na foli nepër dhëmbë për një rrotacion abstrakt, se e di që Meta ka hyrë në luftë me Amerikën, por, ama, me një fishek.

Basha e provoi vjet me molotovët, që i shpërndau vetë te hordhitë e tija, dhe pastaj, pasi u kërcënua, shkoi me një frymë dhe i mblodhi po vetë. Po Meta, e di këtë?

E pra, ky në fakt është një aspekt i tragjikomedisë që vjen nga frika e ndëshkimit që po pritet të ketë korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri. Dhe, siç duket, tani jemi në fillimin e fundit të tij.

LEXO TE PLOTE