LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bojkotimi i opozitës/ Edmond Spaho shpjegon lëvizjen fatale

11 Shtator 2019, 20:26, Politikë CNA
Bojkotimi i opozitës/ Edmond Spaho shpjegon lëvizjen fatale

Edmond Spaho, nënkryetar i Partisë Demokratike, ka qenë i ftuar në studion e TV “News 24”, ku është folur për deklaratat e presidentit Ilir Meta, por dhe për qëndrimet bojkotuese të opozitës.

Duke iu referuar deklaratës së Presidentit për “braktisjen e institucioneve” nga opozita, Spaho tha se djegia e mandateve u bë pasi me qëndrimin e vet maxhoranca po e kthente opozitën  në fasadë të Parlamentit.

?Presidenti ka kohë që flet me simbolika.  Ne kemi qenë të ndërgjegjshëm edhe për aspektin negativ që ka lënia e institucioneve. Ne po riskonim të ktheheshim në fasadë të institucioneve dhe kjo rëndohej edhe më shumë në rolin që opozita luante në një proces zgjedhor. Zgjedhjet me Edi Ramën kanë qenë farsë e vërtetë. Faktet e publikuara tregojnë që zgjedhjet në Dibër dhe të 2017 janë ta manipuluara nga bashkëpunimi me krimin e organizuar. Nëse do rrinim në institucione dhe do merrnim pjesë në zgjedhje farsë ku do shkonte opozita?! E konsideroj një nga zgjedhjet më të guximshme që ka bërë opozita. Raporti i OSBE-ODIHR i cili është një dokument i shkruar i jep të drejtë opozitës në të gjitha shqetësimet që ka ngritur?, ka shpjeguar Edmond Spaho./CNA.al

Lajmet e fundit nga