LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bislim Ahmetaj ka një mesazh për demokratët/ Të mblidhemi të gjejmë rrugën e humbur

11 Shtator 2019, 07:24, Politikë CNA
Bislim Ahmetaj ka një mesazh për demokratët/ Të mblidhemi

Kryetari i Grupimit Dhjetor ?90, Bislim Ahmetaj i ka drejtuar sot një mesazh të gjithë demokratëve.

Ndërsa i fton të mblidhen nesër në orën 20:30 pranë memorialit ku 21 vite më parë u pushkatua nga policia e shtetit ?Princi i Mendjeve te Lira , i pavdekshmi Azem Hajdari dhe shoqeruesi i tij simbol i besnikerise njerëzore Besim Çerja?, Ahmetaj ka edhe një apel për demokratët.

?Duke kujtuar Azem Hajdarin ne çmojmë lirinë dhe demokracine, mbrojme jeten.
Ky pervjetor duhet të startojë me gjetjen e rrugës së lirisë dhe demokracisë të cilën fatkeqesisht kemi kohë që e kemi humbur.?-shkruan ndër të tjera Ahmetaj.

Mesazhi i plotë:

Miq të lirisë.

Bashkëudhëtar të demokracisë.
Protagonistë të Lëvizjes Studentore,
Qytetare që e çmomi lirine, demokraci dhe jetën.
Ju njoftoj se nesër me datë 12/ 09/2019 në orën 20.30 pranë memorialit ku 21 vite më pare u pushkatua nga policia e shtetit Princi i Mendjeve te Lira , i pavdekshmi Azem Hajdari dhe shoqeruesi i tij simbol i besnikerise njerëzore Besim Çerja do ta përkujtojmë dhe nderojme veprën e tyre sublime duke ndezur nga një qiri në vendin ku ata ranë për tu përjetësuar në histori.
Kemi zgjedhur orën 20.30 në mënyrë simbolike pasi rreth asaj ore nga rreth 60 forca policore u derdhën qindra plumba nga armët e policisë së shtetit mbi trupin e Azem Hajdarit dhe Besim Çerjes.
Atë natë është vrarë edhe ORA e Demokracisë Shqipëtare.
Duke kujtuar Azem Hajdarin ne çmojmë lirinë dhe demokracine, mbrojme jeten.
Ky pervjetor duhet të startojë me gjetjen e rrugës së lirisë dhe demokracisë të cilën fatkeqesisht kemi kohë që e kemi humbur.
Ju pres.
MIQËSISHT
Bislim AHMETAJ
Kryetar i Grupimit “DHJETOR ’90″/ CNA.al

Lajmet e fundit nga