Connect with Us

Befason Presidenti/ Zgjedhjet e reja kthejnë normalitetin

Politikë

Befason Presidenti/ Zgjedhjet e reja kthejnë normalitetin

Publikuar

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta është duke mbajtur një konferencë mediatike për të shpërfaqur mendimet e veta lidhur me situatën e rendë të krizës që prej muajsh e zotëron vendin edhe pas mbajtjes së votimeve të 30 qershorit.

Ndërsa e ka vlerësuar si të rendë dhe më të paprecedent krizën politike, Presidenti ka shprehur pikëpamjen e tij se ndërprerja e dialogut dhe përplasjet midis forcave politike pozitë-opozitë nuk do bëjnë tjetër veçse do të parkeqësojnë edhe më tej situatën. Mirëpo çfarë propozon ai për të zgjidhur këtë ngërç?

“Për të rikthyer normalitetin Presidenti sheh si mundësi të vetme mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithëshme dhe atyre vendore në të njejtën datë dhe në një kohë kur ta shohin të arsyeshme forcat politike. Unë jam gati të përkrah çdo propozim që vjen nga palët dhe i shërben këtij qëllimi”, ka deklaruar presidenti Ilir Meta./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Bledi Mane/ 30 vjet burg për Saimir Tahirin

Publikuar

-

Nga

Kësaj here titullin e vërtetë të shkrimit tim po e vendos në shpinën e kësaj gruaje. Është Blerina Gjylameti, një femër anonime që u fut në zyrat e Partisë Socialiste nga dera e pasme gjatë vitit 2013 kur fitorja po i buzëqeshtte opozitës së atëhershme. Dhe merita e vetme e Blerinës ishte dobësia që kishte për këtë grua, ish kryetari i PS-së për Tiranën, Saimir Tahiri.

Por Blerina nuk ishte e vetmja, lista e femrave pikëdobëta të Tahirit kishte edhe nëntë të tjera. Duke shfrytëzuar dobësinë e Edi Ramës për Tahirin, Tahiri koorporoi dobësinë për femrat e tij dhe profitet shpërthyen. Me përjashtim të Armina Mevlanit që u largua me mision tjetër, 9 femrat e tjera u katapultuan deputete, drejtoresha, këshilltare dhe shefe sektoresh në administratën e qeverisë socialiste.

Dobësia e Saimir Tahirit ishte dualiste. Jo vetëm për femrat, Tahiri ishte edukuar edhe me tribalizmin e fortë lab të prindërve të tij. Kopjoi keq Sali Berishën dhe zëvendësoi në Policinë e Shtetit, tropojanët me tepelenasit. Këta të fundit me poste kyçe në mbrojtjen e rendit, shkërdhyen çdo normë qytetarie dhe ligjore. Shkatëruan Lazaratin por ndërtuan perandorinë e hashashit në gjithë Shqipërinë.

Me bekimin e heshtjes së Edi Ramës, me kungimin e britmave të Koço Kokëdhimës për legalizim kanabisí, me indiferencën e djallëzuar të socialistëve të vjetër brenda PS-së, Shqipëria u mallos aq keq sa nuk po dinte ku ta shiste mallin, pordhët, lekët, arrogancën.

I rrethuar nga beniaminë syleshë, Tahiri yshti egon e tij diletante dhe makutëria e tij harroi për një çast se Habilajt po bënin namin me emrin e tij por Sajme makiavelisti tashmë po i përkushtohej përgjimit dhe ndjekjes së çdo kundërshtari.

Aq keq u verbua Saimir Tahiri, sa duke joshur mediat e Tiranës kujtoi se kishte vënë në gjumë xhelozinë e Ilir Metës, Fatmir Xhafës, Erion Veliajt, Adriatik Llallës dhe si pasues imagjinar i Edi Ramës po arkivonte mëkatet e kundërshtarëve që nesër t’ua përdorte për mbyllje goje. Mbyllje goje për këta banditët tanë por kurrësesi jo mbyllje syri për aleatët.

Në Bruksel dhe në Washington Saimir Tahiri përkëdhelej duke abuzuar me besimin e tepruar por nuk zgjati shumë. Brukseli nuk është si Endri Fuga, Washingtoni nuk është si Edi Rama ndaj dashuria për Tahirin u bë pis e u gris jo vetëm nga demaskimet e opozitës.

Saimir Tahiri nuk puth më në politikë dhe këtë ia kam thënë edhe në sy. Dënimi i djeshëm nga gjykata e krimeve të rënda është i lehtë, shumë i lehtë. Tahiri përveç kokëfortësisë që po tregon ndaj Washingtonit duhet të dënohet me 10 vjet burg edhe për TRE vepra të rënda penale:
1-Hashashëzimin e Shqipërisë
2-Kurvërizimin e Partisë
3-Tepelenizimin e Policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fatmir Xhafa kundër Tahirit/ Mbështet ambasadorin britanik

Publikuar

-

Nga

Ish ministrit i Brendshëm, Fatmir Xhafa është parë kahera si një nga kundërshtarët e ashpër të Saimir Tahirit.

Më herët ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman, pati një reagim në rrjetet sociale, lidhur me vendimin e Gjykatës për Tahirin ku shkruante se sistemi gjyqësor po maturohet, por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje.

Duket se një qëndrim i tillë ka gjetur edhe mbështetjen e ish ministrit Xhafa, pasi ky i fundit nuk ka ngurruar ti japë  “pëlqim” reagimit të ambasadorit britanik në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadori britanik reagon për Saimir Tahirin

Publikuar

-

Nga

Ambasadori britanik në Shqipëri, Duncan Norman, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, për ish mininstrin e Brendshëm Saimir Tahiri e cila e dënoi me 3 vite e 4 muaj shërbim prove.

Në një reagim të tij në rrjetet sociale, Duncan shkruan se vendimi për Saimir Tahirin tregon se sistemi ligjor në Shqipëri po zhvillohet me maturi, por shtron pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend”

“Verdikti për Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet. Por dështimi për të dhënë dënim për akuza më të rënda ngre pikëpyetje dhe tregon rëndësinë për ta çuar deri në fund reformën gjyqësore në vend.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE