Connect with Us

Artan Fuga jep alarmin/ Të shpërndahet parlamenti, po kryejnë veprime të rrezikshme

Politikë

Artan Fuga jep alarmin/ Të shpërndahet parlamenti, po kryejnë veprime të rrezikshme

Publikuar

-

akademiku dhe profesori i gazetarise dhe komunikimit, artan fuga

Akademiku i njohur Artan Fuga ka bërë thirrje për shpërndarjen e mënjehrshme të parlamentit.

Në një postim në rrjetet sociale, ndërsa komenton vendimin e deputetëve të Komisionit të Medias për të rrëzuar ligjin e Presidentit Ilir Meta për Akademinë e Shkencave, akademiku Fuga jep alarmin se veprime të tilla përbëjnë rrezik për shtetin.

Ndër të tjera, Fuga shkruan se “Të mos u kërkoj të mendojnë për shkencën dhe akademinë e shkencave! Do ishte pretendim i madh imi! Me këto mangësi: Këta duket sikur i thonë sovranit : A, ç’na çan kokën!!! Këta tallen me paratë tona! Këta nuk bëjnë detyrën për të cilën ne i paguajmë! Këta na sjellin pengesa në vend të vendosin shina ligjore për veprime të suksesshme! Kêta nuk njohin as procedura as përgjegjësi para zgjedhësve!”

Postimi i plotë:

Ky Kuvend duhet shpërndarë një minutë e më parë!
———————————
Papërgjegjshmëri parlamentare !

Për dijeni :

Kryetarit të Kuvendit zotit Gramoz Ruçi!

Deputetë që shpërfillën platformën e qeverisë për reformën e shkencës, ligjin për arësimin e lartë, Kushtetutën dhe dekretet presidenciale.

Pritej që Komisioni Medias duke shqyrtuar sot dekretin e Presidentit Meta për rrëzimin e ligjit për Akademinë e Shkencave të bëntë së paku minimumin që do e kërkonte jo detyra e lartë e deputetit, por edhe arsyeja më minimale e një njeriu që ende ka logjikë qytetare:

1. Pritej të merrej mendimi i qeverisë nëse ligjëvënësit i kishin marrë parasysh vërejtjet e qeverisë për këtë ligj?
Hiç!
2. Pritej të thirreshin ekspertë të së drejtës kushtetuese meqë Presidenti Meta kishte ngritur vërejtje që ligji shkelte Kushtetutën.
Hiç!
3. Pritej të thirrej ministria e arësimit për t’i bërë pyetjen : A ka të drejtë Presidenti Meta kur dekreton se ky ligj bie në kundërshtim me ligjin për arësimin e lartë?
Hiç!
4. Pritej të thërritej deputetja iniciatore me pyetjen: A mendon t’i bësh modifikime ligjit?
Hiç!
5. Pritej që komisioni të merrte një relator dhe një ekspertizë e të dilte me një raport nen për nen për dekretin e Presidentit.
Hiç!
6. Pritej të kërkohej relacioni financiar sipas nenit 84 të Kushtetutës!
Hiç!
7. Pritej të thërriteshin akademikë që kanë mendim të kundërt me uzurpuesit e akademisë së shkencave!
Hiç!

LEXO EDHE:  Byroja merr vendimin/ Deputeti i PD përjashtohet 10 ditë nga parlamenti

Kjo është kultura proceduriale e parlamentit shqiptar?
Ky është turp!
Kjo më turpëron si qytetar!
Deputetë që votojnë Kushtetutë, ligje që bien në kundërshtim me njeri tjetrin!
Këto janë veprime që përbëjnë rrezik për shtetin!

Të mos u kërkoj të mendojnë për shkencën dhe akademinë e shkencave!
Do ishte pretendim i madh imi!

Me këto mangësi :
Këta duket sikur i thonë sovranit : A, ç’na çan kokën!!!
Këta tallen me paratë tona!
Këta nuk bëjnë detyrën për të cilën ne i paguajmë!
Këta na sjellin pengesa në vend të vendosin shina ligjore për veprime të suksesshme!
Kêta nuk njohin as procedura as përgjegjësi para zgjedhësve!
Ky Kuvend gjykoj më shumë sesa më parë duhet të shpërndahet sa më parë sepse çdo minutë e tij shkatërron institucionet, shpresat në të ardhmen, demokracinë, shtetin!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Bislim Ahmetaj/ Urime për Ditëlindjen bija jonë e dërrmuar, e kërrusur, e grabitur, e keqtrajtuar !

Publikuar

-

Nga

Fëmija i parë i Lëvizjes Studentore në atë Dhjetor historik të 90-ës ishte Partia Demokratike e Shqipërisë.
E kam hedhur firmën për të qënë themelues i saj darkën e datës 10 Dhjetor në Godinën Nr.15 në Qytetin Studenti , në një dhomë studentesh të improvizuar si zyra e Kryetarit të Komisionit Nismëtar për themelimin e partisë së studentëve dhe intelektualëve të ri akoma pa marrë emrin e vërtetë që mori më vonë, në këtë zyrë ishte Azem Hajdarit.
Në atë moment historik kam qëlluar të jem bashkë me babën tim, i cili erdhi në Tiranë për me qënë pranë nesh jo si i dërguar nga Komiteti i Partisë së rrethit siç ndodhi me shumë të tjerë, por nga ndërgjegjia e tij si prind i përgjegjshëm që i njihte mirë djemtë e tij dhe na kish porositur një mijë herë ” Mos hyni në burg si punëtor ferme, se nuk do ta marrë vesh kurrë njëri që jeni në burg, duroni, shkoni në shkollë të lartë, po u burgosët duke qënë studentë do ta marrë vesh gjithë Shqipëria”. Pasi unë e shkrova emrin, emrin e babës, mbiemrin, numrin e letër-njoftimit në një fletore në memorien time, dhe hodha firmën.
Azemi ju drejtua babës: Daje firmos edhe ti për të hyrë në partinë tonë.
Baba ju kthye si rrufe, siç ai dinë të japë përgjigje që kur e njoh:
Azem kjo është partia juaj, koha jonë ka mbarue. Ju ju daltë për hair..
Tani pas 29 vitesh Azemi nuk jeton ma ,jo prej Zotit, por prej dorës së vrastareve që nuk deshën që ajo të ishte partia e brezit të ri siç mendonte im atë dhe ne aso kohe.
Baba jeton akoma por nuk ma kujton më atë moment, ndoshta edhe pse nuk do të më lëndojë.
Ndërsa Partia Demokratike pas Godinës 15 që ishte selia e parë e saj ka ndërruar 5 seli-shtëpi dhe 6 kryetar në këtë pevjetor e ka shtëpinë-seli më të madhe, me më shumë drita , por ekipin që e drejton dhe kryetarin më të vogël dhe shkëlqimin më të zbehtë, besimin dhe shpresën thuajse të dërmuar…
Selinë e Parë të Partisë së studentëve dhe intelektualëve të rinjë shqiptarë që ishte Godina Nr.15 në Qytetin Studenti këto ditë po e shëmbin, ndoshta e ka goditur pamëshirshëm termeti i 26 Nëntorit, ndoshta edhe errësimi po aq i pamëshirshëm i syve të vrastarëve historikë të lirisë tonë.
Shtëpia e re ku është vendosur PD-ja pas humbjes rraskapitëse të vitit 2013 ka një histori të shëmtuar në të kaluarën komuniste.
Ajo ka shërbyer si shtëpi e propagandës bolshevike kundër NATO-s dhe Amerikës, ishte vendi i orgjive të oficerëve të lartë të ushtrisë komuniste shqiptare.
Ajo sot vertetë shndritë nga jashtë por lidershipi i ngujuar nëpër zyrat e shumta të saj tash 6 vite s’ja ka dalë të mbjellë shprese dhe besim tek shqiptarët edhe pse jemi qeverisur më keq se kurrë në këto 29 vite, ngjashëm me vitet kur kishte vetëm një parti dhe disa këmbë oktapodi që e ushqenin dhe mbanin në pushtet.
Ajo, Godina Nr.15 vertetë s’kishte drita, aq më pak luks por ja doli të ngjallë shpresë dhe besim ndër shqiptarë anëkënd botës ku ata jetonin deri sa mjeshtrat e vjetër të politikës antishqiptare vendosën ta shuajnë atë shpresë, ta djegin atë liri dhe tash së fundi edhe ta rrafshojnë Selinë e parë të Lirisë dhe Demokracisë Shqiptare.
Gëzuar ditëlindjen bija jonë e dërrmuar, e kërrusur, e grabitur, e keqtrajtuar.
Uroj që në përvjetorin e 30 ti bija jonë që linde në Qytetin e Lirisë, pas 46 vitesh diktature të ketë një shtëpi të ngrohtë ku të mblidhen rreth teje të gjithë ata që të themeluan me shpirt dhe me zemër, të gjithë ata wë tu bashkuan në ditët e para dhe të rritën, të gjithë ata që investuan idealet dhe rininë e tyre tek ti, të gjithë ata që e çmojnë dhe e duan lirinë demokracinë dhe mbi të gjitha Shqipërinë.

LEXO EDHE:  “E kuptuat o Kadrinjtë e Tiranës”/ Artan Fuga “masakron” Ramën

LEXO EDHE:  Spartak Braho: Shume deputete perdorin droge, te ashpersohet ligji

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shteti doli lakuriq pas tërmetit të dytë”/ Deputeti: Qeveria të marrë përgjegjësitë, kemi 51 vrasje jo viktima

Publikuar

-

Nga

Kemi vënë gishtin aty ku i dhëmb më shumë Edi Ramës, shteti doli lakuriq pas tërmetit të dytë. Asnjë masë nuk është marrë pas tërmetit të shtatorit. Ne nuk kemi një shtab emergjencash që të merrte masa dhe të ishte i përgatitur për një tërmet të tillë. I takon qeverisë të marrë përgjegjësitë e saj, të japë llogari dhe të gjejë edhe fajtorët, pse sot kemi 51 vrasje jo viktima.

Kemi lënë Prokurorinë që të marrë faktet e para dhe do të jemi në komunikim me të gjithë organet kompetente për të gjetur të gjithë fajtorët e kësaj vrasje masive. Nuk duhet të kishte vdekur asnjë person me këtë lloj tërmeti, 6.4 rihter që përkthehet në 8.3 ballë në epiqendër, në Durrës dhe Tiranë ka ardhur me më me pak ballë, nuk duhet të kishte shkaktuar viktima në masivitet si këtë radhë. 51 vrasje është se janë dhënë leje ndërtimi është ndërtuar në toka që nuk duhet të ishte ndërtuar”, është shprehur deputeti i opozitës parlamentare, Ralf Gjoni, nga tryeza e emisionit “Arena”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha mbledh strukturat e PD-së për situatën pas tërmetit / Zbulohen porositë për aleatët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim gjatë mbrëmjes së sotme ku ka mbledhur strukturat e partisë, ish-grupin parlamentar, kryesinë dhe kryetarët e degëve. Tema e diskutimit kishte të bënte me situatën pas tërmetit dhe masat që sipas tyre duhet të merren.

Në mbledhje nuk kanë munguar kritikat kundër qeverisë për menaxhimin e situatës aktuale, teksa kreu demokrat u ka kërkuar strukturave të evidentojnë problemet dhe hallet e qytetarëve që janë prekur nga tërmeti.

LEXO EDHE:  Spartak Braho: Shume deputete perdorin droge, te ashpersohet ligji

LEXO EDHE:  “Gomari, derri, miu dhe delja shkuan të votojnë”/ Ironia therëse e Artan Fugës

Kryeministri Edi Rama e ka ftuar disa herë Lulzim Bashën që të ulen në një tryezë për dialog në lidhje me situatën pas termetit, mirëpo lideri demokrat ka refuzuar, duke thënë se nuk pranon të bëhët pjesë e shfaqjeve të Ramës nëpër rrjete sociale, shfaqje që ky i fundit i përdor për të bërë propagandë./CNA.al

LEXO TE PLOTE