Connect with Us

Aksident i rëndë tek sheshi “Shqiponja”/ Makina përmbyset në rrugë “zhduket” shoferi

Kronika

Aksident i rëndë tek sheshi “Shqiponja”/ Makina përmbyset në rrugë “zhduket” shoferi

Publikuar

-

Një aksident është shënuar pak minuta më parë tek sheshi “Shqiponja” në Tiranë.

Mësohet se një makinë e blinduar me targa ruse është përmbysur në rrethrrotullim.

Ndërkohë që automjeti është braktisur nga shoferi. Sipas dyshimeve praprake të policisë, makina mund të jetë e vjedhur./CNA.al

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë/ Humb jetën një nga protestuesit e Unazës së Re

Publikuar

-

Nga

Një nga protestuesit e Astirit raportohet të ketë humbur jetën.

Lajmi është bërë publik nga ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri gjatë një lidhje telefonike me studion e Abc News.
Sipas Pampurit, viktima quhet Mahmut Imallari dhe vdekja e tij mbahet e fshehur nga policia dhe autoritetet spitalore.

Ish-deputetja tha se Imallari ka humbur jetën pas përplasjes me policinë tek Unaza e Re, ndërkohë që IKMT ka filluar prishjen në zonë pasi kishte njoftuar banorët që të lirojnë shtëpitë ditën e sotme.
Ndërkohë pritet një reagim nga policia në lidhje me deklaratën e ish-deputetes dhe rrethanat e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë/ Dy të plagosur me urgjencë drejt spitalit

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar në mesnatë në Elbasan.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën e Krastës në periferi të qytetit të Elbasanit, ndërsa të plagosur kanë mbetur shoferi si dhe një 20-vjeçare, e cila ishte pasagjere në mjet.

Po ashtu burimet bëjnë të ditur se 20-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

LEXO EDHE:  Arrestohet personi i cili u arratis dje nga Komisariati nr 2

LEXO EDHE:  Aksident/ Automjeti përplas 20-vjeçaren në Tiranë

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar për trafik droge/ Arrestohet bashkëpunëtori i pilotit italian

Publikuar

-

Nga

Një 43-vjeçar i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, është ekstraduar nga Belgjika drejt vendit tonë.

Mësohet se nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Belgjika drejt vendit tonë i shtetasit Kristjan Demçe, 43 vjeç, banues në Lushnje.

Autoritetet policore belge pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Policinë Shqiptare nëpërmjet Interpol Tirana bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit K. D., me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

LEXO EDHE:  Plagosi rëndë kushëririn/ Arrestohet 44 vjeçari në Tiranë

LEXO EDHE:  Aksident/ Makina kthehet përmbys

Gjykata e Krimeve të Rënda e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Kristjan Demçe në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në vitin 2014, ka tentuar të trafikojë lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugë ajrore nga Shqipëria në Itali, me avionin e shtetasit italian  G. R./ CNA.al

LEXO TE PLOTE