Connect with Us

Zbulohet mashtrimi i radhës i Veliajt/ Si gënjeu për trofeun e Vjenës

Politikë

Zbulohet mashtrimi i radhës i Veliajt/ Si gënjeu për trofeun e Vjenës

Publikuar

-

“Vlerësimi që na u dha nga OKB-ja, si një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike krahasuar me atë që gjetëm, është një inkurajim që të gjithë bashkë, katër vitet e ardhshme, ta kthejmë Tiranën jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por me shumë gjasë, edhe në polin më të rëndësishëm ekonomik të gjithë rajonit të Ballkanit”.

Kjo deklaratë e kryetarit të bashkisë së Tiranës në rrjetet sociale, në 6 shtator e nxiti redaksinë e Faktoje të verifikojë se për çfarë vlerësimi bëhet fjalë.

Nga  data 3 deri në 4 shtator kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në konferencën e përvitshme “Bridge for Cities 4.0”, e mbajtur në Vienë, ku së bashku me homologë dhe personalitete, të ftuar diskutuan në një tryezë të rrumbullakët  mbi promovimin e zbatimit të Axhendës 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshëm, themelimin e një platforme urbane për krijimin e një rrjeti dhe nxitjen e bashkëpunimeve të ndërsjellta.

LEXO EDHE:  Teatri Kombëtar/ Ja si do të zaptohet trualli, për të ndërtuar 6 kulla

“Faktoje” komunikoi me organizatorët për të pyetur nëse gjatë  kësaj konference ka pasur shpërndarje vlerësimesh apo çmimesh dhe nëse po a i është dhënë një i tillë kryetarit të bashksë së Tiranës Erjon Veliaj.

Në përgjigjen që Faktoje mori nga shkëmbimi i e-maileve shpjegohet se OKB nuk ka  dhënë asnjë çmim apo vlerësim. “Erion Veliaj ishte një nga folësit pjesëmarrës në një tryezë të rrumbullakët për kryetarët e bashkive dhe qyteti i Tiranës ra dakord të mbështesë deklaratën për të cilën bëhej eventi.”-thuhet në përgjigjen e organizatorëve të “Bridge for Cities 4.0”.

Përgjigja zyrtare nga OKB

Nisur nga përgjigjja  që morëm, kjo deklaratë e kryetarit të bashkisë Tiranë Erion Veliaj do të kategorizohet si e pavërtetë

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

”Vdekje grushtit të shtetit”/ Zëdhënësi i Presidentit: Asnjë hap pas, liri Shqipërisë dhe shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi përmes një postimi në rrjete sociale ka falenderuar qytetarët shqiptarë të cilët i kanë shprehur mbështetje lidhur me tubimin e 2 marsit.

Blushi thotë se nuk ka asnjë hap pas për Presidencën, duke kërcënuar edhe grushtin e shtetit me ‘vdekje’.

“Faleminderit mijra shqiptarëve për mesazhet e solidaritetit! Së bashku në 2 mars në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”! Asnjë hap pas! “Vdekje” grushtit të shtetit! Liri Shqipërisë dhe shqiptarëve! RROFTË KUSHTETUTA! RROFTË SHQIPËRIA!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Investigimi i CNA.al për shkeljet e noteres/ Berisha flet për “veprimtarinë kriminale” të Blushit

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas investigimit të CNA.al, ku u nxorën në pah shkeljet e Eva Blushit, bashkëshortes së drejtorit të Top Channel Ben Blushit.

Eva Blushi, me profesion notere, ndonëse është në kundërshtim me ligjin për noterinë, i cili i ndalon të ushtrojë aktivitet privat dhe publik për sa kohë mban liçensën e noteres, rezulton aksionere në 4 biznese.

Berisha e cilëson këtë akt si një veprimtari të mirëfilltë kriminale, ndërsa ngre akuzat se nën mburojën e kryeministrit Edi Rama, Blushi ia ka dalë të shpëtojë pa u lagur.

“Arben Malavita i papërmbajur! Miq, bashkëshortja e Arben Malavitës në shkelje flagrante të ligjit të noterisë e lumturon me katër biznese! Ndërkohë që ligji ndalon noteren në mënyrë kategorike që të ketë kompani private. Kjo është një veprimtari e mirëfilltë kriminale. Por për Arben Malavitën lëpirjet e Ramës i shuajnë ligjet!”, shkruan ish-lideri i demokratëve në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Eva Blushi me profesion notere, bie në kundërshtim me ligjin “Për Noterinë”, nr. 110/2018 pasi në nenin 19 të tij shkruhet, ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër publike dhe private me përjashtim të mësimdhënies dhe të veprimtarisë shkencore.

LEXO EDHE:  Rama kërcënon me varje Veliajn

LEXO EDHE:  Zyrtari i lartë i PD nxjerr zbuluar Veliajn/Shikoni ç'po ndodh në sheshin "Skënderbej" (Foto)

Por, pavarësisht se është në kundërshtim me ligjin, pas një investigimi të plotë, CNA.al ka zbuluar katër kompani, ku Eva Blushi është aksionere. Janë katër kompani ku dy prej tyre lidhen me njëra-tjetrën dhe dy të tjera kanë pothuajse të njëjtën fushë aktiviteti.

Lexoni më poshtë investigimet e CNA.al

Noterja në skandal/ Zbulohen katër bizneset e bashkëshortes së Ben Blushit

Pas denoncimit të skandaleve/ Vjollca dhe Blushi i “vërsulen” CNA-së

Detajet e reja/ Dokumentet që zbulojnë përqindjen e aksioneve të Ben Blushit me kompaninë e inceneratorëve

Sa lekë ka paguar Eva Blushi për blerjen e Lori Kafesë?

E vërteta për Top Channel, Vjollca Hoxhën dhe Ben Blushin

Rrëzohet tentativa e Vjollcës dhe Blushit për grabitjen e aksioneve në Digitalb

Dosja e Blushit në SPAK/ Skandali me pronat në Tiranë dhe Korçë

SPAK do marrë në hetim familjen Blushi?!

LEXO TE PLOTE

Kronika

Socialistët në zi/ Ndahet nga jeta kryebashkiaku i Rrogozhinës

Publikuar

-

Nga

Haxhi Memolla, kryebashkiaku socialist i Rrogozhinës është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Sipas Balkan Web, Memolla ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti.

Ai mbante postin e kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës, pasi u shpall fitues në zgjedhjet e 30 Qershorit të 20019-ës.

52-vjeçari njihej edhe si biznesmen nga banorët e zonës, ndërsa la pas bashkëshorten me tre fëmijë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE