Connect with Us

Zbulohen prapaskenat e përplasjeve politike/ Një marrëveshje në horizont?

Politikë

Zbulohen prapaskenat e përplasjeve politike/ Një marrëveshje në horizont?

Publikuar

-

Anëtari i Bordit drejtues të Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj ka zbuluar detaje të prapaskenave të përplasjeve politike mes Metës, Ramës dhe Bashës.

Në një postim në rrjetet sociale, Topollaj shkruan se Meta dhe Basha po i luten Rames për marrëveshje tjetër me ndarje ministrishë dhe drejtorishë, siç e kanë bërë dhe më parë me njëri-tjetrin.

“Duhet te jesh i verber te mos e kuptosh se Meta dhe Basha po i luten Rames për marrëveshje tjetër me ndarje ministrishë dhe drejtorishë sic e kanë bërë dhe më parë me njeri tjetrin.

Duke qene se pergjigjia per celjen e negociatave eshte afer edhe justifikimin e kane te gatshem, do e bejne per Integrimin e Shqiperise.

Tani cdo gje varet vetem nga bujaria e Kryeministrit qe ne kushtet e fillimit te punes te SPAK-ut ka interes te tregoje zemergjeresi te tepruar.”-shkruan Topollaj.

Më tej, Topollaj paralajmëron se pavarësisht “ndërrimit të lëkurës”, brenda ditës, politikanët shqiptarë nuk do të mund ti shpëtojnë SPAK-ut.

“Por edhe nese politikanet shqiptare arrijne brenda dites te nderrojne lekure dhe te behen shenjtore, prap nuk kane shpetim. SPAK do ti gjykoje njesoje sepse ato qe ata kane bere me pare dalin e teprojne madje.”-përfundon postimin e tij Fabian Topollaj./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bardhi në Report Tv: Këtë javë vendosim se kur do nisim protestat

Publikuar

-

Nga

Këtë javë do të vendoset se kur do të rinisin protestat e opozitës. I ftuar në studion e Report Tv në “5 pyetje nga Babaramo”, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se këtë javë do të mblidhen strukturat e PD-së dhe do të vendosin datë konkrete, por theksoi se kjo nuk do të jetë mënyra e vetme që kjo forcë politike do të përdorë për të arritur qëllimin final.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të gjithë sytë tek opozita”/ Salianji: Nuk mund të ishim dhe të pastër dhe të përfshirë

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i listës Basha, Ervin Salianji i qenë i ftuar mbrëmjen e sotmë në studion e emisionit “Open” në Top Channel, u shpreh se opozita ka sakrifikuar gjithccka që munde, duke nisur me djegien e mandateve.

“Unë e di që njerëzit i kanë të gjithë sytë tek opozita; dhe që s’kanë fuqi të presin asnjë minutë dhe janë në padurim. E di fare mirë që duan një rezultat dhe të shohin ndryshimin; por më lejoni t’ju them që kjo nuk tregon më shumë gjykimin mbi opozitën sa tregon pafuqinë për të duruar me ketë qeverisje.”

Sipas Salianjit, aksioni i opozitës u legjitimua edhe nga OSBE/ODIHR, ndërsa tha se opozita bëri që sot të flitet për zgjedhje të parakohshme.

Unë po ashtu me keqardhje duhet ti thërras memories dhe t’ju kujtoj çfarë ka bere kjo opozite; ka sakrifikuar çdo gjë qe mundte. Nuk mund te ishte dhe e pastër dhe e përfshire; ishim ne një moment ekstrem. Ende jemi, unë uroj ta kemi bere rrugën me te shkurtër madje sot është legjitimuar jo vetëm nga OSBE/ODIHR por nga vete ju ne studio./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Memoriali turk në Tiranë/ Gjekmarkaj thirrje Bashës të prononcohet

Publikuar

-

Nga

Analisti Agron Gjekmarkaj është pjesë e panelit të emisionit “Real Story”, në TV “News 24”, ku krahas përvjetorit të Konferencës së Pezës, qendrimit të presidentit Ilir Meta etj., është ngritja e Memorialit të grushtit turk në Tiranë.

Ndërkohë që kryebashkiaku Eriaon Veliaj e ka marrë në mbrojtje këtë Memorial, duke pohuar madje dhe ngritjen e tij pa leje, analisti Gjekmarkaj e ka etiketuar këtë veprim si vasalitet dhe i ka bërë thirrje Lulzim Bashës të prononcohet lidhur me të.

“ At Zef Pllumbi thoshte: Në Shqipëri ka një parti progreke dhe një parti pro turke, ndërsa partia shqiptare nuk është krijuar ende. Shpresoj që Basha të flasë për këtë çështje, sepse unë e cilësoj si një veprim vasalitet,”tha Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE