Connect with Us

Vendimi për Tahirin/ Paralajmëron Artan Hoxha

Politikë

Vendimi për Tahirin/ Paralajmëron Artan Hoxha

Publikuar

-

Teksa sot është zhvilluar seanca maratonë për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, ku Prokuroria dha pretencën për ta dënuar me 12 vite burg, ka ardhur edhe reagimi i gazetarit investigativ të kronikës së zezë, Artan Hoxha.

Me ironi Hoxha shprehet se organi i akuzës nuk ka “zhgënjyer” dhe i ka qëndruar bindjes se ka prova për të shpallur Tahirin fajtor.

Ndërsa thekson se pret me padurim të shohë nëse trupi gjykues gjatë dhënies së vendimit do të ketë apo jo parasysh që seanca po zhvillohet nën monitorimin e përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane.

Postimi i plotë:

Deri tani gjithcka brenda parashikimit…

Organi akuzes nuk ka “zhgenjyer”, i ka qendruar bindjes se vet se i ka provat per ta shpallur Saimir Tahirin fajtor.

Tre prokurorët e Prokurorise se Krimeve te Renda, Arenc Çela, Dritan Prençi dhe Vladimir Mara, kerkuan sot para gjykates denimin me 12 vite burg(8 vite per shkak te gjykimit te shkurtuar) per ish-ministrin e brendshem Saimir Tahiri.

LEXO EDHE:  Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale/ Prokurorët: Po cënojnë punën tonë

Tahiri akuzohet nga Prokuroria e Krimeve te Renda, si asnje zyrtar tjeter i larte i shtetit shqiptar me akuza shume te renda për “korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “pjesemarrje ne grup të strukturuar kriminal”.

Te shohim nese trupi gjykues gjate dhenies se vendimit, do ta kete parasysh faktin se seanca po zhvillohet si gjithnje, me pjesemarrjen dhe monitorimin e panderprere te perfaqesuesve te Ambasades Amerikane.

Kampionati vazhdon….

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jam krenar që jam akuzuar nga parlamenti”/ Meta tregon pse iu drejtua Venecias

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta thotë se ndihet krenar që është akuzuar nga një parlament një partiak, siç e quan ai.

“Jam krenar që jam akuzuar nga një parlament njëpartiak, që kam mbrojtur Kushtetuën e Shqipërisë”, tha Meta.

Presdienti ka treguar arsyen pse iu drejtua Komisionit të Venecias lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses.

Sipas Metës, nuk ka qenë qëllimi i tij për t’iu drejtuar Komisionit.

“Nuk ka qenë qëllimi im për t’iu drejtuar Komisionit, meqë parlamenti ka ndërmarrë një nismë të tillë edhe unë isha i detyruar të bëja të njëjtën gjë për parlamentin. Kemi të bëjmë me një situatë absurde sepse Kushteta e ka të shprehur qartë si ndërtohet Gjykata Kushtetuese
Pretendimet e Kuvendit nuk hynë në atë sferë të ktyre rasteve kur presidenti mund të shkarkohet apo hetohet”, tha Meta në një intervistë për Abc news.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhja e anëtarëve të Kushtetueses/ Meta i drejtohet Komisionit të Venecias

Publikuar

-

Nga

Sot Presidenti Ilir Meta i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias lidhur me shkeljet kushtetuese dhe ligjore që ka bërë Kuvendi me zgjedhjet e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

Sipas tij, nesër pritet të publikohet  kërkesa e Presidentit Meta për Komisionin e Venecias dhe pyetjet konkrete drejtuar atij.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon 3 detajet që bëjnë diferencën në vrasjen e shoferit të Xhafajt

LEXO EDHE:  Artan Hoxha tregon 3 detajet që bëjnë diferencën në vrasjen e shoferit të Xhafajt

“Venecia gjithmonë e mirëpritur”, shkruan Blushi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“E përdhunuan dhe e prostituan shtetin”/ Avokati tregon pse Rilindasit nuk festuan 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes

Publikuar

-

Nga

Avokati Altin Goxhaj ka treguar arsyet pse Rilindasit nuk festuan sot 100 vjetorin e Kongresit të Lushnjes.

Sipas Goxhajt, sot 100 Vjetori i Kongresit të Lushnjës duhet të ishte një kremtim i jashtëzakonshëm, serioz, me paraprirjen e shumë e shumë eventeve shkencore-historike, ceremoniale, kulturore dhe artistike në të gjithë Shqipërinë dhe sidomos në Tiranë që u shpall në këtë Kongres si Kryeqyteti i Shqipërisë.

Më tej Goxhaj shprehet se sot ishte një ditë e rëndomtë fare, ku dhe Kryeministri ka ikur për të shpëtuar Ukrainën.

LEXO EDHE:  Deklaratat për dorëheqje/ Artan Hoxha nxjerr zbuluar Ilir Metën

LEXO EDHE:  Rrëfimi shokues i Hoxhës/ Kam pasur gjak në fytyrë, më rrahën me shkop druri

“Nuk mund të pritet nderim ndaj 100 Vjetorit të Shtetit Shqiptar nga këta që e kapën Shtetin, e morën peng, e përdhunuan, e trafikuan, e nxorrën në semafor dhe e prostituan dhe tani që e konsumuan po ia shesin dhe organet nëpërmjet Soros për transplante për Serbinë, Greqinë, Rusinë, Kinën”, shkruan Goxhaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE