LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trump shkarkon këshilltarin e sigurisë kombëtare John Bolton

10 Shtator 2019, 16:27, Kosova & Bota CNA
Trump shkarkon këshilltarin e sigurisë kombëtare John Bolton

Presidenti i SHBA Donald Trump ka shkarkuar këshilltarin e sigurisë kombëtare John Bolton.

?E kam informuar John Bolton mbrëmjen e kaluar se Shtëpia e Bardhë nuk ka nevojë më për shërbimet e tij.

Nuk u pajtova me disa nga sugjerimet e tij?, ka shkruar Donald Trump duke shtuar se këshilltari i ri i sigurisë kombëtare do të caktohet javën e ardhshme.

Përplasja mes tyre ka ardhur si pasojë e raporteve të ndarjeve të kabinetit të Trump për të anuluar planin për paqe dhe për të  ftuar Tabelanët në SHBA.

Sekretari për shtyp i Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham u tha reporterëve: ?Presidenti nuk i pëlqeu poltitkat e tij, patën shumë mosmarrëveshje.

John Bolton i është përgjigjur në Twitter duke shkruar se i kishte ofruar dorëheqjen e tij të hënën në mbrëmje. Sipas një orari të Shtëpisë së Bardhë, Z. Bolton kishte qenë në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe Sekretarin e Thesarit Steven Mnuchin rreth dy orë para se zoti Trump të postonte në Twitter se shkarkimin e këshilltarit të sigurisë kombëtare. Z. Bolton kishte kundërshtuar ?bisedimet e paqes? me talebanët, të cilat zoti Trump i braktisi në fundjavën e shkuar, pasi ftoi grupin në SHBA për bisedimet për paqen.?/Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga