Connect with Us

Shkarkohet Kryetari i Gjykatës së Lartë të Maqedonisë

Kosova & Rajoni

Shkarkohet Kryetari i Gjykatës së Lartë të Maqedonisë

Publikuar

-

Keshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi njëzëri të marten për ta shkarkuar nga posti kryetarin e Gjykatës së Lartë, Jovo Vangellovski “për shkak të punës joprofesionale dhe të pandërgjegjshme”, siç thuhet në një njoftim për media të Këshillit.

Raportimi vjen nga radio VOA, sipas të cilës kërkesa për shkarkimin e Vangellovskit ishte ngritur që para dy vjetësh për shkak të vendimit për heqjen e masës së paraburgimit një biznesmeni, i cili më pas u arratis.

Zoti Vangellovski mund ta ankimojë vendimin e Këshillit gjyqësor, por për ankesën e tij eventuale përsëri duhet të mblidhet Këshilli gjyqësor prej nëntë anëtarësh i përbërë nga tre gjykatës të Gjykatës së lartë, nga një prej gjykatave rajonale të Apelit dhe dy gjykatës nga gjykata prej nga vjen vetë Jovo Vangellovski.

Ai nuk mori pjesë në seancën e Këshillit gjyqësor. Ai e ushtroi detyrën e kryetarit të Gjykatës së lartë në dy mandate, nga 2008 – 2012 dhe nga viti 2017 deri më tani.

Gjykata e lartë nën drejtimin e tij i shpalli si të paligjshme të gjitha hetimet dhe aktakuzat nga Prokuroria e Posaçme të ngritura pas qershorit të vitit 2017. Kundërshtarët politik të VMRO-DPMNE-së e kanë akuzuar gjykatësin si dorë e zgjatur e pushtetit të kaluar që bllokonte lëndët dhe akuzat e ngritura kundër zyrtarëve dhe njerëzve të afërt me këtë parti.

Këshilli Gjyqësor emëroi Faik Arsllanin për kryetar në detyrë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës së Lartë.

Autoritetet maqedonase, nga ana tjetër po përpiqen të bëjnë reforma në gjyqësor duke u përgatitur për miratimin e ligjit për Prokurorinë publike. Me këtë ligj do të vendosej edhe për të ardhmen e Prokurorisë së Posaçme që u themelua rreth katër vjet më parë për të hetuar kriminalitetin dhe korrupsionin në radhët e politikanëve dhe personaliteteve të profileve të larta në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Greqia në panik/ Tërmeti i fuqishëm shkund vendin

Publikuar

-

Nga

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 4.9 të Shkallës Rihter, është ndjerë në ishullin Zakynthos të Greqisë dhe në zonat përreth.

Sikurse bëjnë me dije mediat e vendit fqinjë, epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Jon, pikërisht afër Zakynthos, 50 kilometra larg nga gadishulli i Peloponezit.

Nuk raportohet për dëme në njerëz apo në banesa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Publikohet letra/ Çfarë i kërkon Kurti Isa Mustafës

Publikuar

-

Nga

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar tekstin e letrës që i ka dërguar gjatë ditës së sotme kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, lidhur me dakortësinë për koalicionin bashkëqeverisës të Kosovës.

Në letër Kurti shpreh keqardhjen për vendimin e Mustafës për të ndalur bisedime dhe i kërkon këtij të fundit të rikthehen në tryezë.

Kreu i VV-së deklaron më tej se nuk do ta diskutojë kërkesën për të larguar Glauk Konjufcën nga posti i kryetarit të Kuvendit, pasi e cilëson këtë jodemokratike.

Kurti i ka kujtuar Mustafës deklaratat që ky i fundit ka bërë më parë para gazetarëve dhe i thotë të heqë dorë nga kërkesa për largimin e Konjufcës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Masakra e Reçakut/ Kurti mesazh LDK-së: Na duhet qeveria për të zbatuar rezolutën e gjenocidit

Publikuar

-

Nga

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kujtuar masakrën e Reçakut dhe rezolutën mbi gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë, e cila u miratua 8 muaj më parë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kurti thotë se kjo rezolutë vendosi që 15 janari, dita e masakrës së Reçakut, të shpallet Ditë e Përkujtimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Ai jep edhe një mesazh për LDK-në, pasi thekson se Kosovës i duhet një qeveri për të zbatuar rezolutën e gjenocidit.

“Rezoluta i referohet konventave, deklaratave, gjykatave, rezolutave dhe raporteve të ndryshme ndërkombëtare. Në bazë të të dhënave zyrtare listohen faktet e krimeve të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës në Kosovë. Rezoluta përmban kërkesa ndaj Serbisë por edhe zotime tonat si shtet për të sjellur drejtësi, reparacion e rehabilitim për viktimat. Miratimi asokohe u bë me 79 vota PRO. Nuk është që Kuvendi i Kosovës nuk ka marrë edhe këso vendimesh të mira, prandaj tani na nevojiten qeveri dhe institucione të vullnetshme që do t’i respektonin e zbatonin ato”, shprehet Kurti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE