Connect with Us

Shkarkimi i Metës/ Balla pret delegacionin e Venecias

Politikë

Shkarkimi i Metës/ Balla pret delegacionin e Venecias

Publikuar

-

Delegacioni i Komisionit të Venecias nisi sot takimet me drejtuesit më të lartë të institucioneve më të larta shqiptare pas nismës së shumicës për të shkarkuar nga detyra Presidentin Ilir Meta.

Takimet kanë nisur mëngjesin e sotëm me përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentit, Oerd Bylykbashin dhe Klajda Gjosha. Më pas delegacioni i këtij komisioni nisi takimet me institucionet më të larta në vend, Presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçin, kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën dhe opozitën parlamentare.

LEXO EDHE:  Meta takon Drejtorin Rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan

Ndërkohë, Balla në një postim në rrjetet sociale, ka reaguar pas takimit me ekspertët e Komisionit të Venecias.

“Mirënjohës Komisionit te Venecias për gatishmërinë për të dhënë mendimin e tyre në Parlamentin shqiptar.

Një procedurë hetimi për Presidentin po vijon për dyshimet e shkeljes së rëndë dhe arbitrare të Kushtetutës”, shkruan Balla.

Takimet do të vijojnë më pas me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, përfaqësues të KQZ dhe anëtaren e vetme të Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I përmendi “çunat problematikë”/ Gjiknuri debaton me Rakipllarin: Pse flet kot

Publikuar

-

Nga

“Çunat problematikë”, të dalë në përgjimet e gazetës gjermane “Bild”, janë bërë burim i një debati mes gazetarit Robert Rakipllari me socialistin Damian Gjiknuri.

Rakipllari tha se synimi i opozitës është të garantojë zgjedhje të lira dhe nëse nuk do ndryshohet sistemi zgjedhor, Gjiknuri bashkë me “çunat problematikë” do t’i vjedhin sërish votat. Kjo normalisht nuk u pëlqye nga socialisti, i cili në emisonin “Opinion” i kërkoi gazetarit të mos flasë kot.

Robert Rakipllari: Kërkesa kryesore e opozitës, kauza kryesore e saj, ka qenë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ka qenë me një qeveri kujdestare, me një qeveri teknike. Në qoftë se opozita e arrijnë këtë gjë me ndërmjetësim ndërkombëtar, kjo do ishte një mënyrë që kauza e opozitës për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme të arrihet. Në rast se kjo nuk arrihet, por do bëhen disa arnime të kodit, do shkojë Gjiknuri pastaj prapë me ata shokët e vetë, me çunat problematikë atje dhe do t’i bëjë zgjedhjet prapë siç ishin.

LEXO EDHE:  Meta në Samitin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit: Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO për të forcuar sigurinë në rajon

LEXO EDHE:  Blushi: Taulant Balla mendon me kokën e Ramës

Damian Gjiknuri: Po pse flet kot?

Robert Rakipllari: Flas sepse ashtu është.

Damian Gjiknuri: Po lere se nuk bën as prokurorin as hetuesin.

Robert Rakipllari: Unë po flas se kam të drejtën time të flas, s’po gënjej unë, s’po them asnjë gënjeshtër. As po të akuzoj se s’jam as prokuror.

Damian Gjiknuri: Je marrë me zgjedhje ti?

Robert Rakipllari: Jam marrë, e di shumë mirë si bëhen zgjedhjet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PS, PD dhe LSI në një tryezë/ Gazetari tregon kush i bëri bashkë

Publikuar

-

Nga

Ulja e tre partive më të mëdha politike në tryezë trazoi edhe më tepër ujërat në politikën shqiptare, pasi kjo marrëveshje e papritur u lexua si pazar mes liderëve të PS, PD dhe LSI.

Por ai që i uli në  një tavolinë Damian Gjiknurin, Rudina Hajdarin, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin duket se ka qenë ambasadori i  Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman.

Këtë e zbuloi mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” gazetari Robert Rakipllari , i cili theksoi se gjithashtu ka pasur një ndërmjetësim të fortë amerikan.

“Bazamenti i gjithë kësaj histoire është rezoluta e Bundestagut gjerman. Është negociuar mes të djathtës e të majtës së Bundestagut gjerman. Unë di që në një tryezë që është bërë për Reformën Zgjedhore në Sheraton me përfaqësuesit e komisionit të reformës ku ka shkuar edhe përfaqësuesi i opozitës së bashkuar z.Ivi Kaso, ka pasur një ndërmjetësim të fortë amerikan. Z.Palmer ka pasur bisedë telefonike me z.Basha që opozita të jetë e përfaqësuar në atë tryezë dhe procesi ka vijuar më tej me ndërmjetësim ndërkombëtar. Së fundmi, negociatori kryesor që ka ulur palët në tryezë është ambasadori britanik në Tiranë”, u shpreh Rakipllari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shitblerja e votave/ Revoltohet Gjiknuri: “Nuk kam as akuzë penale, s’jam as nën hetim”

Publikuar

-

Nga

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri është revoltuar mbrëmjen e sotme, lidhur me akzuat se është i përfshirë në shitblerje votash, teksa po diskutonte me ish-deputetin demokrat Oerd Bylykbashi.

Gjiknuri tha me tone të ashpra se nuk e kompleksojnë këto akuza, pasi theksoi se ndaj tij nuk është ngritur asnjë akuzë penale apo hetim nga institucionet e drejtësisë.

“Nëse i referohesh akuzave, ndaj të gjithë aktorëve ka akuza të çdo lloj karakteri, mos merremi me pjesën se kush është i akuzuar se nuk kam asnjë kompleks, as akuzë penale nuk kam, as jam nën hetim. Megjithatë unë e kam thënë përfaqësoj partinë time dhe zotëria (Oerd Bylykbashi) nuk mund të vërë kushte kush do të jetë në tavolinë se nuk më pëlqen ky debat”, theksoi socialisti në emisonin “Opinion”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE