Connect with Us

Seanca maratonë/ Saimir Tahiri “shkund” Prokurorinë

Kronika

Seanca maratonë/ Saimir Tahiri “shkund” Prokurorinë

Publikuar

-

Gjykata për Krime të Rënda e ka shtyrë seancën e gjykimit të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për në datën 19 shtator. Seanca maratonë ka filluar në orën 09 të mengjesit të sotëm dhe ka përfunduar rreth orës 16:20 minuta.

Duke iu përgjigjur interest të mediave, ish ministri i Brendshëm u shpreh i vendosur se beson tek drejtësia dhe se ka prova të mjaftueshme që provojnë pafajësinë e tij.

“ Kjo është një nga betejat më të rëndësishme të jetës time, por unë besoj shumë tek e vërteta ime dhe tek drejtësia. Të gjitha këto akuza që hidhen në publik unë i provoj me prova shkencore. Nuk kam patur shpenzime marramendëse, por shpenzimet normale të një qytetari.

Prokuroria ka patur dy vite kohë për të bërë verifikimet. Unë si ministër kam bërë të pamundurën për të luftuar krimin në çdo cep të Shqipërisë. I jam sulur edhe  drejtësisë dhe prokurorëve emër për emër, sepse kam besuar që një qytetar nuk duhet të sorollatet dyerve të drejtësisë, siç po ndodh me mua sot.

LEXO EDHE:  Ndalohet kujdestarja qe dhunonte te miturit ne Shkoder

Nëse Prokurora ka një përgjim, që të vërtetoj se ministri i Brendshëm harxhon 20 milionë dollarë, kur kisha vetëm 29 ditë në detyrë, duhet të hapte hetim pas hetimi.

Ai përgjim është ordiner dhe Prokuroria e din këtë. Është aq ordiner sa shkon poshtë llogjikës normale të një qytetari të thjeshtë. Prokuroria ka pasur dy vite kohë, ka hetuar pasurinë, janë 30 veta, me familjarë e të afërm që janë hetuar dhe ka rezultuar zero.

Më akuzojnë për trafik droge, kur unë  luftoja Lazaratin.

Ju e keni harruar ministrin që isha, por mos e harroni luftën që kam bërë për të luftuar kriminalitetin në këtë vend. Është gënjeshtër kaq e madhe kjo që po behet. Unë s’kam përdorur asnjë provë timen, të gjitha çfarë ka Prokuroria në dosje i ka patur aty./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Publikuar

-

Nga

“Ka qenë pjesë e Gardës së Republikës”/ Gazetari zbulon lëvizjen e fundit të Prend Gjinit

Gazetari Spartak Koka tregoi mbrëmjen e sotme se shënjestra e atentait në Vasil Shanto, Preng Gjini, ka qenë pjesë e Gardës së Republikës.

Koka tha se Gjini ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës.

“Preng Gjini është i moshës 50 vjeç. Ka shërbyer në strukturat e Policisë dhe Gardës së Republikës, disa vite më parë”, u shpreh ai në emisonin “Opinion”.



Më tej, ai zbuloi lëvizjen e fundit të të plagosurit pak  çaste para se t’i bënin atentat.

LEXO EDHE:  Nis sot Parlamenti, PD-ja dhe LSI-ja në seancë/ Ja strategjia e opozitës

LEXO EDHE:  Vjedhje me pasojë vdekjen/ Prokuroria dërgon për gjykim 4 persona

“Informacioni i fundit që më erdhi, Preng Gjini ka qenë në një kafe në një qendër tregtare në zonën e Zogut të Zi, kur është shkëputur, ka lëvizur në drejtim të kryqëzimit të 21 Dhjetorit. Ka dalë në Vasil Shanto dhe më pas është ngjitur në pjesën për të dalë tek ura Pallatit me Shigjeta”, theksoi gazetari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Hakmarrja mes familjeve nga Rrësheni/ Artan Hoxha zbulon se si u vra për një status në facebook nipi i Preng Gjinit

Gazetari Artan Hoxha, është i ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Opinion’, ku ka zbarhdur detaje të reja nga atentati që ndodhi mbrëmje e sotme  në “Vasil Shanto”.

Hoxha tha se shpërthimi është i lidhur me nje histori hakmarrjesh mes familjeve Reçi dhe Gjini nga Rrësheni.

Vrasjet datojnë prej vitit 2016, duke numëruar 4 viktima nga të dyja familjet, dhe sipas Hoxhës, njëri prej tyre ka qenë krejtësisht i pafajshëm.



“Mes këtyre viktimave është dhe nipi i këtyre, Kreshnik Gjini, i cili ishte krejt i pafajshëm. Ai punonte kamarier në Blegjikë dhe u vra vetëm se bëri një status për vrasjen e Gaspër Reçit”, u shpreh Hoxha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Çfarë po ndodh në Elbasan!/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Publikuar

-

Nga

Çfarë po ndodh në Elbasan/ Forca të shumta policie “blindojnë” qytetin

Forca të shumta policie kanë ‘blinduar’ këtë mbrëmje qytetin e Elbasanit.

Policia ka ngritur 6 grupe kontrolli në pikat kyçe të qytetit ku po ushtron kontrolle të rrepta.

Mësohet se nga këto kontrolle janë shoqëruar për verifikim disa persona.



Qëllimi i këtyre kontrolleve nga ana e policisë është kapja e personave në kërkim dhe i personave me precedentë që lëvizin me sende të palejuara./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE