Connect with Us

Saimir Tahiri merr situatën nën kontroll në sallën e gjyqit/ Nxjerr jashtë loje prokurorët

Kronika

Saimir Tahiri merr situatën nën kontroll në sallën e gjyqit/ Nxjerr jashtë loje prokurorët

Publikuar

-

Gjykata për Krimet e Rënda vijon seancën gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Por, gjatë dëshmisë së tij përballë togave të zeza, ish-ministri ka “vënë me shpatulla pas muri”, prokurorët e çështjes, Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Arens Çela.

Mësohet se Tahiri ka marrë situatën nën kontroll në sallën e gjyqit, ndërsa me laps dhe me letër në dorë ka shpalosur të gjitha argumentet në mbrojtje të tij.

Tahiri tha se Gjergji Kohila, në atë kohë shefi i Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Vlorë, ka njoftuar me e-mail prokurorin duke e vënë në dijeni për aktivitetin kriminal të grupit Habilaj.

“Ne jemi grup i strukturuar kriminal dhe bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, por nga ana tjetër njoftojmë prokurorinë që Habilaj merrej me drogë”, tha Tahiri duke e ngritur këtë qëndrim në një kontradiktë me atë cfarë e akuzon prokuroria.

“Prokurori e ka nisur procedimin shumë muaj më pas nga raportimi i Kohilës”, tha Tahiri.

Gjithashtu, Tahiri ka përmendur edhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çelën, për të cilin tha se ka qenë ai që ka referuar në prokurori materiale për Mojsi Habilajn. Madje mbi dokumentet e protokolluara nga Jaeld Çela dhe informacionet e kryepolicit të Vlorës, posta e Selenicës ka asgjësuar në terren parcelat me kanabis.

“Si është e mundur që ja kemi futur njëri-tjetrit? Si është e mundur që një ministër të ketë rolin e ndihmësit? E pse qenkam unë “ministri” dhe jo një ministër nga Vlora? Çfarë kam bërë unë, ngarkim-shkarkim? Apo i kam shpërndarë cigare grupit?”-janë disa nga pyetjet që Tahiri iu ka drejtuar prokurorëve.

Po ashtu, nga përgjimet e Prokurorisë, Moisi Habilaj flet me trafikantët, madje në një moment del në pah dhe “shefi i madh”, madje thuhet se ishin dhe në drekë me “shefin”.

“Në fakt në ditën që bëhet biseda, unë ndodhesha në Bruksel me Klajda Gjoshën, Nasip Naçon, dhe kam dalë në konferencë me komisionerin për Zgjerim. Nuk ka si të isha edhe në konferencë, edhe në drekë. Prokuroria më akuzon se kam pritur në zyrë njërin nga vëllezërit Habilaj, por në atë ditë unë kam qenë në zyrë me Adriatik Llallën, Visho Ajazin dhe ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço, pasi atë ditë ishin arratisur 7 persona nga Burgu i Drenovës”, ka thënë Tahiri.

Po ashtu Tahiri ka “kryqëzuar” prokurorët, ndërsa është shprehur se sot priste të kishte prova konkrete dhe jo aludime.

“Doja të dëgjoja sot provat konkrete. Në kohën që Prokuroria më lidh me Laerd Çelajn, ky i fundit nuk ishte më drejtor i Policisë së Vlorës. Ajo çfarë unë duhet të dëgjoja sot janë veprimet dhe provat konkrete kundër meje dhe jo aludime për fakte që nuk i kam kryer. Prokuroria aludon se jam unë personi që kam favorizuar Habilajt. Prokuroria të më thotë se nga njëra anë veproja si pjesë e grupit kriminal dhe nga ana tjetër bashkëpunoja për ta goditur atë”.

Gjithashtu, ish-ministri Tahiri ka mohuar të ketë qenë personi që merrte 30 mijë euro, siç rezulton në përgjimet e Prokurorisë, teksa flitet për një person me emrin “Saimir”, duke thënë se bëhej fjalë për një shofer kamioni./ CNA.al

2 Komente

2 Comments

  1. Rajubi

    10 Shtator, 2019 at 2:23 pm

    Je një zagar muti, një drogmen që për mua meriton burg për jetë

  2. syri

    10 Shtator, 2019 at 8:29 pm

    Bravo Rajubi! I zgjuar qenke! Koqe nga trute!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vendimi për Tahirin/ Kush janë dy përfaqësueset e SHBA që ndoqën gjyqin maratonë

Publikuar

-

Nga

Gjyqi maratonë ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri ka tërhequr vëmendje të madhe brenda dhe jashtë Shqipërisë. Pas më shumë se 12 orësh, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë ish-ministrin për shpërdorim detyre me 5 vite burg, dënim që i kalon në shërbim prove.

Gjyqi është ndjekur pa ndërprerje edhe nga përfaqësues të ambasadës së SHBA në Tiranë. Më poshtë, ju sjellim fotot e dy përfaqësueseve të SHBA, të cilat janë larguar nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas largimit të Saimir Tahirit, në orët e vona të mbrëmjes.-raporton BW.

Përfaqësueset e Amerikës kanë ndjekur nga afër procesin dhe shpalljen e vendimit nga trupa gjykuese. Ato u larguan pasi situata përpara gjykatës ishte qetësuar disi.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Dënimet para Tahirit/ Ish-ministrat dhe kryeministrat që u përballën me togat e zeza

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme, pas një procesi gjyqësor maratonë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është dënuar nga Gjykata për Krimet e Rënda me 5 vite burg, për shpërdorim të detyrës. Duke qënë se Tahiri kishte kërkuar gjykim të shkurtuar, dënimi ulet në 3.4 vite shërbim prove.

Gjyqi i Tahirit pati jo pak jehonë si në mediat vendasë ashtu edhe në ato botërore.

Por, në historinë e Republikës së Shqipërisë, nuk është vetëm Tahiri i pari zyrtar i lartë i dënuar nga gjykata, duke nisur që nga 1990 deri në ditën e sotme.

Dy ish-kryeministra që janë përballur me togat e zeza dhe që janë dënuar nga këta të fundit, janë ish-kryeministri Fatos Nano dhe Vilson Ahmeti.

– Fatos Nano, ish-kryeministër nga periudha 22 shkurt 1991 deri në 4 qershor 1991. Nano u arrestua më 31 korrik 1993 me akuzën e shpërdorimit të detyrës në favor të të tretëve dhe u dënua me 14 vjet burg nga gjykatat. Ai qëndroi në burg deri në 13 mars 1997 dhe më pas presidenti i atëherëshëm Sali Berisha dekretoi faljen e Nanos.

-Vilson Ahmeti, ish-kryeministër (nga periudha 14 dhjetor 1991 deri në 14 prill 1992) dhe ish-ministër i Industrisë Ushqimore dhe ish-ministër i Industrisë së Lehtë. Ai u arrestua në mars 1993 për skandalin Arsidi, pasi akuzohej për vjedhje duke shpërdoruar detytrën në bashkëpunim dhe mitmarrje. Ish-zyrtari u dënua me 12 vjet burg, qëndroi në qeli 1 vit e 4 muaj dhe në arrest shtëpie 8 muaj.

Më tej, lista pasohet nga të tjerë, ish-ministra, si:

– Aredin Shyti, ish-ministër i Brendshëm (nga periudha 11 maj-16 qershor 1991). Ai u arrestua më 25 korrik 1992, pasi u akuzua për vrasje me dashje indirekte të 4 personave si dhe plagosjen e disa të tjerëve. Po ashtu ai u akuzua edhe për shpërdorimin e detyrës në lidhje me ngjarjen e 2 prillit 1991 në Shkodër, ndërsa u dënua me 17 vite burg.

– Vladimir Hysi, ish-ministër i Brendshëm, (në detyrë nga 18 dhjetori 1991-13 prill 1992), i cili u dënua me 1.5 vite burg. Hysi u arrestua më 5 mars 1996 me akuzën e krimeve kundër njerëzimit, shpërdorim detyre dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës. Ndërkohë, Gjykata e Kasacionit e shpalli Shytin të pafajshëm.

-Sabit Brokaj, ish-ministër i Shëndetësisë (Nga periudha 11 qershor deri në 6 dhjetor 1991). Brokaj u arrestua më 28 shkurt 1997 me akuzën e organizimit të rebelimit në Jug të vendit. Ai u la nga gjykata në arrest shtëpie.

-Safet Zhulali, ish-ministër i Mbrojtjes prill 1992-mars 1997.
U arrestua më 22 gusht 1998 me akuzën e ‘Krimeve kundër njerëzimit” bashkë me 5 drejtues të lartë gjatë qeverisjes së PD. Më pas ai u la i lirë më 10 korrik 2000.

-Halit Shamata, ish-ministër i Brendshëm, 11 korrik 1996-12 mars 1997. U arrestua më 22 gusht 1998 me akuzën e krimeve kundër njerëzimit në bashkëpunim së bashku me 5 drejtues të lartë gjatë qeverisjes së PD në atë që u quajt procesi i të 6-ve të PD. Pas disa javësh lirohet nga gjykata. Më 10 korrik 2001, prokuroria pushoi çështjen për mungesë provash dhe më pas gjykata i dha pafajësi.
-Perikli Teta, ish-ministër i Brendshëm, nga periudha 24 prill, deri në 28 shtator 1998. Ish-zyrtar u arrestua më 19 qershor 1999 në sallën e gjyqit gjatë procesit për vrasjen e ish-kryetarit të PD, Azem Hajdari, por më pas u lirua pas disa orësh me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

-Osman Shehu, ish-ministër i Turizmit (Periudha 1992-1993). Shehu u arrestua në 1999 nën akuzën për ‘shpërdorim detyre’ dhe më pas u shpall i lirë nga gjykata.

-Spiro Ksera, ish-ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe i Shanseve të Barabarta gjatë periudhës 2009-2013. U arrestua më 29 janar 2016 për shpërdorim të detyrës. Gjykata e Faktit vendosi që ai të qëndrojë në burg deri në fund të hetimeve.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vendimi për Saimir Tahirin/ Jehonë në mediat botërore, ja çfarë shkruajnë

Publikuar

-

Nga

Vendimi i Gjykatës për Krimet e Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili u dënua me 5 vite burg, por që me gjykim të shkurtuar përkthehet në 3.4 vite shërbim prove, ka bërë jehonë edhe në mediat botërore.

Kështu, pas Zërit të Amerikës, e cila shkruante se “Tahiri u dënua me 3.4 vite shërbim prove”, vendimi është pasqyruar edhe në media të tjera prestigjoze botërorore, duke filluar që nga Reuters, Euroneës, Ansa, etj.

Reuters thekson se Tahiri dikur ka qenë një nga bashkëpunëtorët e afërt të kryeministrit Rama, ndërsa gjykata e shpalli fajtor për shpërdorim detyre. Vendimi, shkruan Reuters vjen vetëm një muaj para se vendet e BE-së të vendosin për çeljen e negociatave për Shqipërinë.

“Një gjykatë shqiptare e shpalli fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri të enjten për shpërdorim detyre por të pafajshëm për trafik droge, dhe e dënoi atë me tre vjet shërbim provë.

Prokurorët donin që Tahiri, dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Edi Rama, të burgosej për 12 vjet me akuzën e korrupsionit, trafikut të drogës dhe të qenurit pjesë e një grupi kriminal, një rast që ka tronditur administratën e majtë.

Vendimi vjen një muaj para se vendet anëtare të Bashkimit Evropian, të interesuar të shohin Tiranën të rritë luftën e saj kundër korrupsionit, të takohen për të vendosur nëse do të mbështesin ofertën e Shqipërisë për të filluar bisedimet e pranimit të rekomanduara nga Komisioni i BE”, shkruan Reuters.

Ndërsa Euroneës shkruan se “një nga yjet në rritje të Partisë Socialiste kur u emërua ministër i Brendshëm në vitin 2013 në moshën 34 vjeç, Tahiri filloi ‘modernizimin’ e forcës policore dhe i dha fund prodhimit në shkallë të lartë të kanabisit në Lazarat në fillim të vitit 2014”.

Gjykata shqiptare shpalli fajtor ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri për shpërdorim detyre, por të pafajshëm për trafik droge, duke e dënuar me tre vite e katër muaj shërbim prove. Prokurorët donin që Tahiri, dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Rama, të dënohej me 12 vite burg me akuzat për korrupsion, trafik droge dhe pjesë e grupit kriminal, akuza të cilat tronditën administratën e majtë.  Vendimi vjen një muaj para se vendet anëtare të BE-së, vendosin për të çelur negociatat ose jo”, shkruan euroneës që me tej citon ministrin. “Gjykata tha që nuk jam kriminel apo trafikant droge dhe nuk jam pjesë e një grupi kriminal, por më shpalli fajtor për shpërdorim detyre sepse kam përdorur të njëjtën makinë me disa kushërinj”, u tha Tahiri gazetarëve pas verdiktit.

Media italiane Ansa shkruan se me vendimin e saj, Gjykata hodhi poshtë kërkesën e prokurorisë për një dënim prej 12 vitesh për trafik droge dhe pjesë e një organizate kriminale.

“Ish ministri i qeverisë Rama, në detyrë deri marsin e vitit 2017, përfundoi në hetime pas dosjes së shqyrtuar në Itali, që çoi edhe në shkatërrimin e një organizate kriminale me italiane dhe shqiptarë, disa të afërm të ish-ministrit, të cilët akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës dhe armëve. Ish ministri Tahiri njoftoi mbrëmë se do të apelojë vendimin”.

Media serbe Blic shkruan: “ish ministri i brendshëm shqiptar është dënuar me tre vite shërbim prove, për shpërdorim detyre. Gjykata hodhi poshtë akuzat nga prokuroria, për pjesë të grupit kriminal.

Në sallën e gjyqit, por dhe jashtë pasi mori vendimin ai tha para gazetarëve: Më akuzuan se i kisha shitur makinën një kushëriri të largët, por mohoi kategorikisht çdo lloj lidhje me Habilajt”.

LEXO TE PLOTE