LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Raporti i OSBE-ODIHR/ Patozi: Të dyja palët duhet të “vënë duart mbi kokë”

10 Shtator 2019, 09:16, Politikë CNA
Raporti i OSBE-ODIHR/ Patozi: Të dyja palët duhet të

Koordinatori i ?Bindjes Demokratike?, Astrit Patozi ndërsa ka komentuar raportin e OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 30 qershorit, është shprehur se shkeljet dhe parregullsitë janë shumë më tepër sesa thuhen në dokument.

Në një intervistë për Vizion Plus, Patozi tha se ?Vëzhguesit e ODIHR sado të vëmendhsëm të jenë, janë të pamjaftueshëm për të parë të gjithë shkeljet dhe parregullsitë, që Bindja Demokratike pati mundësinë që ti shihte me sytë e vet si një nga garuesit e këtyre zgjedhjeve. Ne kemi parë dhe kemi evidentuar e çuar për ankimim shumë shkelje akoma më të rënda sesa ato që evidentonte raporti i OSBE-ODIHR dhe ajo që ka vlerë për publikun dhe jo vetëm për një parti politike, është se në atë raport që ishte përgjithësisht realist dhe të dy palët duhet të vënë duart në kokë sepse të dy palët janë të goditura si shkaktare të një problematike shumë serioze që e ka çuar vendin që të jetë delja e zezë jo vetëm e Evropës por edhe e rajonit.?-tha Patozi.

Më tej, ai u shpreh se ?Ne bëjmë zgjedhjet më të këqija se kushdo tjetër de të dy palët duhet ta lexojnë raportin dhe të gjejnë një zgjidhje për krizën që është një reformë sa më e shpejtë dhe gjithëpërfshirëse zgjedhore, por edhe kushtetuese sepse ne duhet të dalim jashtë këtij sistemi politik që na ka çuar vendin në këtë gjendje.?

Gjithashtu Patozi tha se e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën është realizimi i Reformës Kushtetuese, Reformës Elektorale dhe zgjedhjet e parakoshme.

Sipas Patozit, ?Kjo është e vetmja mënyrë sepse unë politikën e shikoj me dinamizëm, unë sigurisht kam pritshëmri jo të mëdha ndaj protagonistëve që e kanë çuar vendin në këtë situatë, unë nuk e pres shpëtimin nga njerëzit që janë përgjegjës për këtë situatë por nga forcat politike.?

Ndër të tjera, koordinatori i Bindjes Demokratike theksoi se shqiptarët janë ato që do ta zgjidhin krizën e tyre sepse sado që të jenë protagonistë të huajt, sërish shqiptarët do të merren vesh që të kemi një dakortësi për ndryshimin e sistemit.

?Duhet ti japim fund kryetarokracisë që është thelbi i këtyre fenomeneve negative që ne kemi mbi kurriz dhe sigurisht një reformë zgjedhore ku të mos ketë më militant partiakë që numurojnë votat e të tjerë.?-u shpreh Patozi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga