Connect with Us

Plagosja me armë zjarri në Lezhë/ Identifikohet autori

Kronika

Plagosja me armë zjarri në Lezhë/ Identifikohet autori

Publikuar

-

vendi ku ka ndodhur plagosja me arme

Policia ka mundur të identifikojë autorin e plagosjes me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Lezhë.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, Policia e Shtetit njofton se kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin me inicialet A.D. dhe po punon për kapjen e tij.

Ndërkohë që 37 vjeçari i plagosur, shtetasi me inicialet A.K. po merr mjekimin e nevojshëm në Spitlain e Lezhës.

Njoftimi i plotë

Policia identifikon autorin e plagosjes së 37 vjeçarit . Vijon ndjekja për kapjen e tij

Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.

Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.

Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.  Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkëndija elektrike në Presidencë alarmon zjarrfikësit

Publikuar

-

Nga

Ka mjaftuar një njoftim për praninë e një shkëndije elektrike në katin e bodrumit të Presidencës për të alarmuar repartin zjarrfikës, forcat e të cilit janë vënë në lëvizje të menjëherëshme.

Ka qenë Garda e Republikës e cila me të konstatuar shkëndijën të kërkojë praninë e zjarrfikësve si masë paraprake për të parandaluar shpërthimin e një zjarr të mundshëm. Gjë që ka ndodhur brenda pak minutave, duke bërë të mundur rikthimin në pikën e nisjes brigadën e zjarrfikësve.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rendë në Korçë/ Kamioni përplaset me “Benz”-in

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rendë ka ndodhur në aksin rugor Korçë-Kapshticë, pak më parë, ku një autmjet tip kamion është përplasur me një “Benz”. Si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Burimet nga vendi i ngjarjes konfirmojnë për CNA.al se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Belorta. E lajmëruar policia ka shkuar ne vendin e ngjarjes, por ende nuk ka bërë të ditur shkaqet dhe rrethanat.

Njoftimi i policisë
Më datë 16.09.2019, në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Kuç i Zi, janë përplasur një mjet tip kamion me drejtues shtetasin O.H, me një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin K.N, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme dhe po punon zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Përplasen tre makina te kthesa e Kamzës

Publikuar

-

Nga

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë tek kthesa e Kamzës.

Tre makinat, një “Ford”, një “Benz” dhe një “Fiat” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëmë material.

Për shkak të aksidenti është krijuar trafik i rënduar në rrugë, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE