Connect with Us

Pesë sfidat kryesore, me të cilat përballet sot Evropa

Blog

Pesë sfidat kryesore, me të cilat përballet sot Evropa

Publikuar

-

Nga Jacopo Barigazzi “Politico.eu”

* Betejat më të mëdha të Evropës, nuk kanë të bëjnë vetëm me politikat, por me vetë identitetin e Bashkimit Evropian. Po cilat janë sfidat kryesore. Le t’i shohim me radhë.

Liberalizmi dhe tregtia

Disa thonë se BE-ja, është në thelb një “perandori liberale”, legjitimiteti i së cilës mbështetet në vlerat e saj themelore:demokracinë liberale, qeverisja kushtetuese dhe liria individuale. Atëherë, çfarë ndodh kur ky sistem sfidohet, jo vetëm nga kampionët e “demokracisë jo-liberale” si udhëheqësi hungarez Viktor Orban, por edhe nga vendet me peshë të madhe si Franca dhe Gjermania?

Kjo është ajo që ndodhi kur Parisi dhe Berlini, nxitën bashkimin e 2 prej kompanive më të mëdha në rrjetin hekurudhor tregtar të Evropës, Siemens dhe Alstom, për të rivalizuar kompaninë kineze CRRC. Nisma u kundërshtua në shkurt nga Autoriteti i Konkurrencës i Komisionit Evropian, që zbuloi se ky bashkimi “do të kishte dëmtuar konkurrencën”, dhe “do të sillte çmime më të larta në treg”.

Ndërsa Kina po rritet, dhe modeli i saj politik jo-liberal dëshmohet të jetë ekonomikisht i suksesshëm, BE-ja përballet me një dilemë:A duhet të kompromentojë “shpirtin” e saj të tregut të lire, për të mbrojtur veten nga Pekini?

Kriza e emigracionit, dhe rreziku i fundit të tregut të përbashkët

Sfida më e madhe, është përpjekja për të reformuar të ashtuquajturën Rregullore të Dublinit,

që përcakton se vendi ku mbërrin një azilkërkues, duhet të marrë përgjegjësinë për t’i dhënë atij azil dhe mbrojtje. Kjo politikë, ka vendosur nën një presion të madh vendet kufitare si Greqia dhe Italia, që kërkojnë me ngulmojnë që azilkërkuesit të rishpërndahen në të gjithë bllokun.

A mundet BE të detyrojë një vend tjetër, që të tregojë “solidaritet” duke pranuar refugjatët? Deri

më tani, të gjitha përpjekjet për konsensus kanë dështuar. Në përgjigje ndaj krizës së vitit 2015, Austria, Gjermania, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia rivendosën kontrollet kufitare në kufijtë e tyre të brendshëm. Nëse do të ketë një tjetër krizë refugjatësh, në kushtet e mospasjes së asnjë mekanizmi për të rishpërndarë azilkërkuesit, ka të ngjarë që një numër më i madh vendesh të rikthejnë sërish kontrollet kufitare.

Nëse kjo ndodh, zona Shengen mund të shembet plotësisht. Kjo do t’i jepte fund tregut të përbashkët siç e njohim deri më sot. Dhe do të kishte një kosto shumë të madhe për vendet anëtare. Sipas Bankës Qendrore Evropiane, nëse rivendosen barrierat tregtare brenda Evropës, PBB-ja në Gjermani do të binte 8 për qind, ndërsa në Itali 7 për qind.

Tregjet financiare: Makron dhe monedha e përbashkët

Kriza e borxhit që goditi Evropën në fillim të kësaj dekade, na mësoi se ruajtja e stabilitetit të çmimeve – synimi i BQE – nuk mjafton për të parandaluar falimentimin e bankave në mbarë kontinentin. Planet e presidentit francez Emanuel Makron për të reformuar eurozonën, synojnë rregullimin e disa anomalive të BE-së, përfshirë faktin që eurozona nuk ka ende një Ministri të Financave.

LEXO EDHE:  FOTO – Droga faktor që pengon hapjen e negociatave/ Berisha: Ramës po i plas kanabisi në dorë!

Kur i prezantoi idetë e tij në një fjalim në Universitetin e Sorbonës gati 2 vjet më parë, Makron shpresonte të kishte mbështetjen e Gjermanisë. Berlini ishte dikur nxistësi i një integrimi më të madh evropian, dhe Franca ishte partnerja hezituese. Tani rolet e tyre janë ndërruar, teksa gjermanët po bllokojnë përpjekjet për të krijuar një buxhet të përbashkët.

Kujdesi shëndetësor dhe votuesit e zemëruar

Evropa po plaket shpejt. Numri i personave 65 vjeç e lart, si përqindje ndaj popullsisë në moshë pune, pritet të rritet nga 30 përqind në 2016, në rreth 52 përqind deri në vitin 2070, sipas vlerësimeve nga Eurostat. Shtojini kësaj çmimet e larta për shumë ilaçe, dhe ja ku keni një kombinim vdekjeprurës.

Sistemi i kujdesi shëndetësor, po shndërrohet shpejt në një “patate të nxehtë” politike në mbarë bllokun. Për ta përballuar këtë sfidë, disa vende si Belgjika, Hollanda, Luksemburgu, Austria dhe Irlanda, janë bërë bashkë për të negociuar blerjen e ilaçeve më të lira. Projekti është ende në fazat e tij fillestare, por ka frymëzuar vendet e tjera të ecin në të njëjtin drejtim.

Në lojë, është një pjesë e mirë e identitetit të BE-së. Blloku përbën vetëm 7 përqind të popullsisë së botës, dhe jep 25 përqind të PBB-së, por është gjithashtu burimi i 50 për qind të mirëqenies së tij. Nëse BE-ja nuk do të mund të gjejë mënyra për të ulur kostot, votuesit mund të shohin edhe një arsye tjetër, për t’iu drejtuar politikanëve euroskeptikë apo nacionalistë, duke premtuar të gjejnë mënyra për të mbrojtur më mirë qytetarët.

Mbrojtja evropane

Nëse do të ndodhej nën një sulm ushtarak, Evropa nuk do të ishte në gjendje të mbrohej vetë pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Për të rritur aftësitë e saj mbrojtëse, BE miratoi një pakt të ri ushtarak të njohur si PESCO, dhe ngriti një fond të ri shumëvjeçar, Fondin Evropian të Mbrojtjes, që do të japë 13 miliardë euro në buxhetin e ardhshëm afatgjatë të BE-së, për

rritjen e aftësisë ushtarake të bllokut, për të qenë më i pavarur nga mbështetja amerikane.

Në realitet, nxitja për një “autonomi strategjike”, ka të bëjë me diçka tjetër:ringjalljen e idesë së Evropës si një projekt industrial. BE hodhi hapat e saj të pare, si një grupim vendesh që dëshironin një treg të përbashkët për të blerë dhe shitur çelik dhe qymyr./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

E premtja e datës 13/ Pse besohet se kjo ditë ndjell fatin e keq?

Publikuar

-

Nga

Referencat për ditën e premte të datës 13, datojnë që nga koha e Mesjetës. Por disa besojnë kjo bestytni është frymëzuar nga Bibla. Në Darkën e Fundit, Juda Iskarioti, që do të tradhëtonte Jezu Krishtin dhe do e dorëzonte tek romakët, ishte personi i 13-të në atë tryezë, çka ka frymëzuar potencialisht edhe frikën e mëtejshme ndaj numrit 13.

Ndërkohë, në Bibël thuhet se Jezusi vdiq ditën e premte, gjë që ka forcuar më tej bestytninë e besimtarëve të krishterë ndaj kësej dite. Ndërkohë në periudhën e Mesjetës, referencat për të premten si një ditë në përgjithësi e pafat, shfaqen që në shekullin XIV.

Shkrimtari i “The Talter Canterbury”, Xhorxh Shoser shkroi:”Të premten ra gjithë ai mjerim!”.

Një tjetër arsye për këtë bestytni janë Kalorësit Templarë. Pjesëtarët e urdhrit ushtarak katolik, u arrestuan të premten e 13 tetor 1307, me urdhër të posaçëm të mbretit të Francës, Filipit IV. Mjeshtri i Madh Zhak dë Molei, dhe një numër i madh Templarësh Francezë u akuzuan se u kërkonin rekrutëve të rinj të pështynin mbi Kryq, të mohonin Jezu Krishtin, dhe të angazhoheshin në “puthje të pahijshme”.

Ata u akuzuan për vepra të shumta të tilla si korrupsion, mashtrim dhe okultizëm, dhe gjithashtu edhe për idhujtari. Të burgosurit u torturuan për disa javë më radhë, dhë në fund u ekzekutuan me djegie në turrën e druve. Ai akt, ishte fillimi i një lëvizjeje për të arrestuar dhe shpërndarë urdhrin e Kalorësve Templarë.

LEXO EDHE:  Kush ishin Kapot, të burgosurit që u kthyen në gardianët sadistë të kampeve naziste të përqëndrimit

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i Bregut: Negociatat mund të pezullohen

Ndërkohë kompozitori italian, Xhakomo Rosini vdiq të premten e datës 13 sipas biografisë së Henri Eduard të vitit 1869. Në të ai shkruan:”Rosini ishte i rrethuar deri në momentet e fundit nga miqtë dhe admiruesit e tij. Dhe nëse është e vërtetë që si kaq shumë italianë, edhe ai i cilësonte premtet si ditë të pafata, dhe numrin 13 shumë të pafat, është diçka e jashtëzakonshme që ai vdiq pikërisht të premten e datës 13”.

Prandaj, nuk është për t’u habitur pse shumë njerëz e lidhin të premten e datës 13 me ngjarjet e këqija. Gjithsesi sot italianët e cilësojnë datën 13 si një numër fati, ndërsa konsiderojnë pa fat të premten e datësn 17. Gjithashtu, e njohur edhe si triskaidekafobia, frika nga numri 13 ka krijuar ndërkohë tradita të tilla si ato të ndërtuesit, që nuk e përmendin katin e 13-të kur projektojnë ndërtesat e larta, në përpjekje për të shmangur fatin e keq.

Ndërkohë në shumë restorante mungon tryeza me nr.13. Sipas një legjende norvegjeze, ishin 12 njerëzit që po hanin darkën në Valhalla kur një person i 13-të, Loki, e prishi banketin dhe më pas njëri prej tyre vdiq. Disa besojnë se frika nga numri 13, vjen pikërisht nga numerologjia. Numerologët konsiderojnë se numri 12 është një numër i plotë, ndaj 13-ta konsiderohet se është i pavlerë./ Newsweek.com-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Simfonia e paplotë e Bethovenit do të përfundohet/ Çfarë e bëri të mundur

Publikuar

-

Nga

Simfonia e Dhjetë e Ludwig van Beethoven, një kompozim i papërfunduar, do të plotësohet më në fund gjatë vitit të ardhshëm, në 250 vjetorin e lindjes së gjeniut të muzikës. Asgjë metafizike në këtë mes, pasi është inteligjenca artificiale ajo që do e bëjë punën për përfundimin e kësaj simfonie.

E gjitha çfarë ka mbetur nga simfonia e fundit përpara se kompozitori gjerman të largohej nga jeta në 1827, janë disa shënime në fletoren e tij.

Një ekip muzikologësh dhe programuesish është në proces për të përfunduar një version të simfonisë, duke përdorur një program kompjuterik të sofistikuar për të parashikuar atë që me gjasa kishte planifikuar Bethoven.

“Progresi ka qenë mbresëlënës, edhe pse kompjuteri ka ende shumë për të mësuar,” tha Christine Siegert, drejtuese e arkivave në Beethoven House në Bon, qytetin e lindjes së kompozitorit.

Siegert tha që ajo ishte e bindur se Bethoven do ta kishte aprovuar këtë projekt, pasi edhe ai ishte inovator në atë kohë, duke përmendur kompozimet e tij për panharmonicon, një lloj organi që riprodhon tingujt e instrumenteve të erës dhe të rrahjes.

LEXO EDHE:  Paralajmëron BE/ Kujdes me lëvizjen e lirë

LEXO EDHE:  S’ka BE për Serbinë me çështje të hapura rreth Kosovës

Rezultati përfundimtar i projektit do të kryhet nga një orkestër e plotë në 28 Prill të vitit të ardhshëm në Bon, ku do të krijohet një qendër festive për artistin e madh që përcaktoi epokën romantike të muzikës klasike.

Beethoven, figura më e famshme muzikore në Gjermani, është aq i dashur në atdheun e tij, sa përgatitja për festimin e përvjetorit të tij u firmos në marrëveshjen e koalicionit qeverisës në 2013.

Në projekt, softueri që në këtë rast është një “makineri thithëse dhe procesuese informacioni” është ushqyer me të gjithë punën e Beethoven dhe tani po kompozon vazhdime të mundshme të simfonive në stilin e kompozitorit.

Ekipi tha që rezultatet e para ishin më tepër riprodhime mekanine, por kompozimet e fundit duken më premtuese./Daily Mail-Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Foto/ Vullkanët aktivë në të gjithë botën që mund të shpërthejnë në çdo moment

Publikuar

-

Nga

Vdekjet e fundit në Zelandën e Re kanë nxjerrë në pah rreziqet me të cilat mund të përballeni, nëse vizitoni vullkanet aktive. Rënia e hirit, rrjedhja e llavës dhe gazrave të nxehtë mund të krijojnë situata të paqëndrueshme, për ata që i vizitojnë, por këto rreziqe shpesh edhe nuk vërehen, sidomos për ata që duan të përjetojnë një adrenalinë.

Megjithë rreziqet, turistët vazhdojnë të dynden në këto pika të paqëndrueshme për pamjet e jashtëzakonshme që shohin.

Por, për ata që kërkojnë të eksplorojnë këto mrekulli natyrore, në të gjithë botën ka vullkane aktive që mund të shpërthejnë nga momenti në moment, që mund të shkojnë afër tyre (natyrisht në rrezikun tuaj), sepse shpesh personat e autorizuar i ndalojnë ata t’i vizitojnë, kur vullkani pothuajse është “afër shpërthimit”.

Kjo është një listë e vullkaneve në të gjithë botën që mund të në çdo moment.

Eyjafjallajokull, Islandë

Ky vullkan i shtrirë nën një akullnajore me të njëjtin emër e vendosi Islandën në hartën e shumë vizitorëve kur shpërtheu në vitin 2010. Që atëherë, vullkani, dhe Islanda në përgjithësi janë bërë një destinacion popullor.

Lartësie e Eyjafjallajokull 1652 metra

Mali Merapi, Indonezi

Merapi shpërthen vetëm çdo pesë deri në 10 vjet, por kur e bën këtë, është një panoramë. Vullkani është afër qytetit të dendur të populluar të Yogyakarta dhe është integral për jetën e përditshme. Llava dhe hiri e kanë bërë tokën pjellore dhe vullkani ka qenë gjithashtu i rëndësishëm për historinë e sulltanëve dhe mbretërve. Për të mësuar atë histori, turistët mund të vizitojnë muzeun e Merapit ose të shikojnë vullkanin nga Kulla e Kaliurang.

Lartësia: 2909 metra

Erta Ale, Etiopi

Megjithëse jo shumë i gjatë dhe imponues, i vendosur në Danakil, ky vullkan konsiderohet gjithashtu një nga vendet më të nxehta në botë. Pranë kufirit me Eritrea, mënyra më e mirë për të parë vullkanin është përmes një turneu të udhëzuar, pasi vullkani është në një zonë relativisht të izoluar. Shumë turne fillojnë nga Addis Ababa, i cili është vendi më i lehtë për të fluturuar. Gjithashtu, kontrolloni para se të shkoni sepse kohët e fundit ka pasur shikueshmëri të ulët për shkak të tymit.

Lartësia: 621 metra

Mount Stromboli, Itali

Një nga vullkanet më të famshme dhe aktive në botë, Mount Stromboli përbën një nga ishujt e Aeolit ​​në brigjet e Italisë.

Mënyra e vetme për të vizituar është me varkë – zakonisht me prenotim një turne me varkë – dhe më pas ecje në ishull.

Mali Stromboli fitoi një famë negative korrikun e kaluar kur vullkani shpërtheu duke vrarë një shëtitës.

Pavarësisht kësaj, është një vullkan i famshëm për shpërthimet e shpeshta dhe të vazhdueshme që nga viti 1932.

Lartësia: 923 metra

Kilauea, Hawaii

Vullkani më aktiv në botë është në Hawaii, ku vullkanet mbajnë kurorën.

Kilauea kufizohet nga vullkani Mauna Loa, Kau Desert, Ainahou Ranch dhe një xhungël e egër. Pranë është edhe Tava e Lava Thurston e cila mund të vizitohet nga xhungla. Vullkani ndodhet në Big Island.

Lartësia: 1221 metra

LEXO EDHE:  MACRON, lider i Evropës apo mbrojtës i interesave tradicionale franceze?

LEXO EDHE:  Foto-Dëmet nga tërmeti/ 14 vende të BE dhe dy vende jo anëtarë në ndihmë të familjeve   

Pacaya, Guatemala

Ata që kërkojnë të shmangin fluturimet me helikopterë dhe udhëtimet e gjata të makinave mund të shijojnë pamjet e Pacaya nga dhoma e hotelit të tyre në Guatemala City. Ose vizitorët mund të marrin pak më shumë se një orë udhëtim me makinë dhe ecje në Pacaya. Pacaya nuk është vullkani i vetëm aktiv në rajon. Vullkani Fuego (i cili shpërtheu vitin e kaluar) dhe Santiaguito janë të gjithë aktivë, dhe Guatemala ka edhe 34 vullkane të tjera që janë ose të përgjumura ose të zhdukura.

Lartësia: 2568 metra

Mali Etna, Itali

Jo vetëm që mali Etna është i njohur për faktin se është në një nga vendet më piktoreske (ndodhet në ishullin e Siçilisë), Etna është gjithashtu vullkani më aktiv në Evropë dhe një nga vullkanet më të gjatë shpërthyes, për 2,000 vitet e fundit. Ngjitja nuk është mënyra e vetme për të shijuar pamjen e vullkanit. Në dimër, dikush mund të skijojë poshtë shpateve, dhe hiri krijon tokë pjellore.

Lartësia: 3294 metra

Sakurajima, Japoni

Më pak se 6 kilometra larg qytetit të Kagoshima, Sakurajima shpërthen pothuajse çdo ditë. Vizita e zonës është shumë e lehtë, me anijet që largohen nga qyteti çdo 15 minuta. Pasi të jenë atje, vizitorët mund të vizitojnë observatorin, i cili është vendi më i afërt për të parë me siguri emetimet.

Lartësia: 1117 metra

Mali Yasur, Vanuatu

Vanuatu është një ishull që pak dinë për të, por njerëzit atje konsiderohen disa nga më të lumturit në botë. Pranë Fixhit, në Paqësorin e Jugut, mali Yasur u bë i famshëm kur u vu re nga Kapiteni Cook në 1774. Ngjitja, ose marrja e një makine me katër rrota janë të gjitha opsionet për të vizituar vullkanin, por ka shenja paralajmëruese.

Lartësia: 360 metra

Vullkani De Colima, Meksikë

Vullkani De Colima konsiderohet një nga vullkanet më të rrezikshme për tu vizituar. Kishte mjaft aktivitet në vitet 1990, por pati një shpërthim të madh në 1913 që shpërtheu një pjesë të kraterit. Ciudad Guzmán është qyteti më i afërt me vullkanin, por qyteti i çuditshëm i Colima është një ndalesë shumë e mirë, veçanërisht nëse planifikoni të merrni një udhëzues ose një makinë.

Lartësia: 3849 metra

Vesuvius, Itali

Me sa duket vullkani më i famshëm në botë, Vesuvius konsiderohet aktualisht i fjetur, por kjo nuk do të thotë se nuk do të shpërthejë në një moment.

Megjithëse vullkani duket i padëmshëm, shkatërrimi i Pompeit ishte gjatë një faze të fjetur të Vezuvit.

Lartësia: 1281 metra

Ishulli i Bardhë, Zelanda e Re

Titujt e gazetave shpërthyen gjithandej, kur vullkani White Island vrau pesë veta.

Për të hyrë në ishull, duhet të bëni një turne me varkë, dhe pastaj mund të ecni.

Relativisht afër Vanuatu, White Island u emërua nga Kapiteni Cook.

Lartësia: 320 metra. /Telegrafi/

LEXO TE PLOTE