Connect with Us

Pas sherrit në Asamble/ Prokurorët injorojnë Arta Markun

Kronika

Pas sherrit në Asamble/ Prokurorët injorojnë Arta Markun

Publikuar

-

Kur ka kaluar më shumë se një javë nga thirrja e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Marku, drejtuar prokurorëve, për të aplikuar për në KLP, nuk ka asnjë aplikim.

Me datë 2.09.2019, Prokuroria e Përgjithshme u ka bërë thirrje Prokurorëve të shkallës së parë që të paraqesin dokumentacionin për të aplikuar për në Këshillin e Lartë Prokurorial.

Konfirmimi vjen për CNA.al  nga Prokuroria e Përgjithshme, pas interesimit tonë,  nëse ka prokurorë që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e KLP, por

Thirrja për aplikim, erdhi pas shkarkimit nga Vettingu të anëtarit të KLP -së dhe njëherësh prokurorit për Krime të Rënda Gentjan Osmani.

Por, prokurorët duket se e kanë injoruar thirrjen e Arta Markut, ndonëse kanë edhe një javë afat për të aplikuar.

Kujtojmë se në muajin Prill të këtij viti, kur po zgjidhje një tjetër anëtar i KLP-së për të plotësuar vakancën që u la nga anëtarja Antoneta Sevdari, Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme është përfshirë në sherr me prokurorët.

Pas propozimt të Sokol Malajt, për të ndryshuar rregulloren e përzgjedhjes së anatërit të KLP, dhe kandidati të quhet fitues, nëse do të marrë 50 plus 1 votë, ka ardhur reagimi i çuditshëm i Arta Markut, reagim që një drejtues institucioni nuk duhej ta kishte.

Në vend që ta kundërshtonte me argumente prokurorin Malaj, Marku e ka kërcënuar se do ta nxirrte jashtë mbledhjes.

LEXO EDHE:  Kriteret që duhen për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Më poshtë po sjellim debatin e plotë mes Arta Markut dhe Sokol Malajt.

Sokol Malaj: Mes 5, 7 dhe 8 kandidaturave të japësh një pëlqim për kandidaturat, ky është një parim i njohur. Prokurorja e Përgjithshme, tha që është në kundërshti me frymën e ligjit. Edhe dy kandidatët e tjerë që u betuan, Arben Dollapaj, Kosta Beluri, me Bujar Sheshin morën shumicën dërrmuese të votave. Morën nga 95% të votave. Unë çmoj që ta lemë propozimin me votë. Ne jemi asambleja.

Arta Marku: Gjej dispozitën ligjore, ku është dispozita ligjore. Zoti Malaj, ku parashikohet që të jetë 50 plus 1.

Malaj: Unë po ju them parimet demokratike.

Marku: Cilën e parashikon prokurori i Përgjithshëm, neni 14 i ligjit të qeverisjes vendore. Ne bëjmë propozim shtesë.

Malaj: Gjersa është lënë e drejta që kjo rregullore të ndryshohet, është vullnet i shumicës.

Marku: është propozim nga 1/10, por propozim në kundërshtim me ligjin nuk ka

Malaj: S’është në kundërshti me ligjin, lër të vendosin këta.

Marku: Do vazhdojmë me rendin e ditës, kush nuk do është i lirë të largohet. Bëhen ankimet në gjykatë.

Malaj: Ftoj prokurorët të ngrenë dorën kush është dakord.

Marku: Mbledhjen e drejtoj unë, uluni se do dilni jashtë…

Malaj: Unë bëj një propozim që duhet respektuar./CNA.al

“Ulu ose dil, këtu drejtoj unë”/ Arta Marku përplaset me prokurorët

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Gjyqtarja rrëzoi vendimin e Kushtetueses”/ Artan Hoxha tregon skenarin e lirimit të Indrit Dokles

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar “skenarin” e lirimit të anëtarit të bandës së Durrësit Indrit Dokle.

Sipas Hoxhës, gjyqtarja e Gjykatës së parë ka rrezuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila kishte vendosur burgim të përjetshëm për Doklen.

“Gjyqtarja e ka kaluar burgimin e përjetshëm në burg me 25 vjet. Indrit Dolke ka në burg që në vitin 2005, që nga ajo kohë ai ka bërë 15 vite burg nga dënimi me 25 vite.  Një gjyqtare e nivelit të parë nuk mund të rrëzojë një vendim që ka kaluar në gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese.Ajo ka vlerësuar që ky njeri ka përfituar nga amnistia për shkak të sjelljes së mirë. Avokati i personit ka shfrytëzuar hapsirat që kishte. Nga gjithë ky skenar, ishte një nga arritjet më të mëdha të qeverisë Berisha, arrestimi i bandës së Durrësit.Tani kanë dal ëtë gjithë vetëm ky kishte ngelur brenda”, tha Hoxha në studion e Opinion./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Mjegulla e dendur në rrugë/ Përplasen dy makina në Korçë

Publikuar

-

Nga

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, dhe shkak dyshihet se është bërë mjegulla që krijon vështirësi në shikim.

Fatmirësisht nga aksidenti raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.

Autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Hoxha zbulon detaje nga vrasja e Reçit/ “Autori mund të jetë nga Kosova, arma e përdorur në luftë”

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje ka publikuar mbrëmjen e sotme gazetari Artan Hoxha për vrasjen e biznesmenit Kastriot Reçi në Rrëshen.

Hoxha ngriti aludimet se vrasësi ka patur dy armë dhe ka lënë në vendngjarje vetëm armën rezervë dhe jo atë që ka kryer krimin.

Sipas tij, arma e vrasjes është përdorur gjatë luftës së Kosovës. Gazetari thotë se edhe vrasësi mund të jetë nga Kosova dhe identifikimi i tij është shumë i vështirë.

“Është një armë e përdorur gjatë luftës së Kosovës, snajper 3. Me këtë lloj arme ishin kryesisht snajperistë individualistë, që futeshin në terren dhe nuk dihej se nga vjen e shtëna. Në këtë rast erdhi nga maja e një ndërtese.

LEXO EDHE:  Sherr i përgjakshëm në Tetovë/Dy vëllezërit maqedonas sulmojnë shqiptarin

LEXO EDHE:  Sherr për motive të dobëta/ Plagoset me armë zjarri një person

Kjo armë është përdorur kryesisht në Kosovë dhe dyshimet janë që autori të jetë i ardhur nga Kosova, i cili ka bashkëpunëtorë, prandaj nuk është kujdesur të vërë paruke. Duhet që ai ose të bëjë një gabim dhe të kapet jashtë, ose shkohet te bashkëshpunëtori duke gjetur të gjithë lidhjen që ka pasur në zonën e Rrëshenit”, deklartoi Hoxha në studion e ABC News./ CNA.al

LEXO TE PLOTE