Politikë
Nuk braktisi Parlamentin/ Rudina Hajdari takohet me Berishën

Mesditën e sotme deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, është parë të hyjë në “Aba Center”, ku janë edhe zyrat e ish kryeministrit Sali Berisha.
Gjatë një interviste që deputetja Hajdari po jep ekskluzivisht për CNA.al , ka thënë se e ka takuar ish kryeministrin Berisha dhe se bëhet fjalë për një vizitë dashamirësie.
“Nuk është hera e parë që takohem me z. Sali Berisha. Janë takime dashamirësie dhe asgjë më shumë”, ka thënë Hajdari, duke hedhur poshtë çdo lloj aludimi që mund të ketë.
Hajdari zgjodhi të mos braktiste Kuvendin, ashtu siç bërë kreu i PD-së Lulzim Basha, por për më tepër ajo nuk ka hequr dorw nga lideri historik i PD-së.
Më herët në një intervistë për mediat, Hajdari ka thënë se ndjen një krenari shumë të madhe që është në një sallë ku ka qenë dhe babai i saj.
Sot, deputetja Rudina Hajdari vijon të bëjë opozitën në Parlament, duke u kapur “dhëmbë për dhëmbë” me mazhorancën, duke argumentuar dhe duke iu treguar demokratëve se nuk janë të vetëm, por janë të papërfaqësuar.
Por, Hajdari duket se nuk lë mënjanë as parimet njerëzore, duke vizituar herë pas here, siç ka deklaruar ajo për CNA.al, ish kryeministrin Sali Berisha./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Sot pretenca e prokurorisë/ Ish-grupi parlamentar i PD-së braktis Salianjin
Në Gjykatën Penale të Tiranës ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-deputetit të PD-së, Ervin Salianji, i cili akuzohet për kallëzim të rremë në çështjen që...

Dokumenti/ Agron Tufa provon se kryetari i “Vatrës” antikomuniste e ka pas babain persekutor komunist
Dokumenti që zotërojmë institucionalisht, bën me dije, se prokurori komunist Petraq Mishto, përpiqet dhe propozon dënimin me vdekje për një qytetar shkodran, anipse Gjykatësi është...